ONE Telecommunications, operatori i vetëm celular në top 10 kompanitë me performancën më të mirë në treg
Revista pretigjioze Monitor ka publikuar klasifikimin e komp...
Gjatë muajit Tetor, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka administruar 99 ankesa të cilat janë paraqitur nga qytetarë dhe institucione.
Konkretisht, 89 ankesa janë depozituar nga qytetarët, 8 ankesa janë përcjellë nga institucionet për kompetencë, 2 ankesa nga organizata vendase dhe 33 telefonata me qytetarë, të cilët kanë kërkuar informacion mbi fazën e ankesave të tyre ose informacion mbi plotësimin e formularit TIP të ankesës.
Ndërsa janë realizuar 18 takime me ankues.
Ankesat që kanë subjekt të tyre prokurorë dhe gjyqtarë janë shpërndarë tek Inspektorët dhe ndodhen në faza të ndryshme, si shqyrtim fillestar, arkivim, verifikim, me projektvendimet përkatëse
Në datën 11 Tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin për magjistratin Roland Hysu, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Kryetarja znj. Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të magjistratit.
Në paraqitjen e rezultatit të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se veprimet e Hysi kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori.
Kjo pasi magjistrati ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse, e transmetuar nga emisioni investigativ STOP në TV Klan, c?ka coi në procedim dhe dënim penal ndaj magjistratit nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda.
Veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm, por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë. Kjo shkelje disiplinore sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është aq e rëndë sa e bën magjistratin të padenjë për të vazhduar funksionin e tij, e për pasojë masa disiplinore nuk mund të luajë më rol edukues, por merr përsipër mbrojtjen e interesit publik, duke larguar nga detyra magjistratin dhe duke u kthyer kështu në masë me natyrë të pastër ndëshkuese ndaj tij.
Gjithashtu KLGJ ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj.
KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD-së, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës ?vërejtje publike?. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës ?ulje page në masën 40% për 1 vit? për magjistratin Hektor Sinanaj.
Hetimi disiplinor ndaj magjistratit Hektor Sinanaj me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u krye bazuar në praktikën e nisur ndaj magjistratit në vitin 2017 nga Inspektoriati i KLD-së dhe e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë paraqitjes në KLGJ të gjetjeve të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketë zbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë.
Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime ? objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe vazhduese. Shkeljet proceduriale provohet të jenë kryer me dashje direkte, pasi rezulton se magjistrati ka mbajtur një qëndrim konseguent deri më sot në të tilla raste, duke mos lëshuar urdhrin e ekzekutimit për aktet e dhënies së kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, nëse nuk janë akte noteriale.
Veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cënuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia. Për këto arsye Inspektori i Lartë i drejtësisë i propozoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore ?Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit?./CNA.al
Revista pretigjioze Monitor ka publikuar klasifikimin e komp...
Prej disa ditësh, banorët e qytetit të Lezhës shprehen të fr...
Shqyrtimi i çështjes së parashikuar nga Këshilli i Lartë Gjy...
Psikologia Arjana Muça ka treguar gjithcka që duhet të dini ...
Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në te...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dh...
Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriat...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë i...
Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar....
Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Ar...
Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjeken Elon...
SPAK ka sekuestruar rreth 190 mijë metra katrorë tokë në Gji...
Kompania Tibo u është përgjigjur ditën e sotme akuzave të dr...
Vendi ynë gjatë paradites së nesërme do të jetë me kthjellim...
Kur e gjithë ekonomia botërore vuante për shkak të rregullav...
Pas arrestimeve në Vlorë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga p...
Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri lejohet me ligj, por ...
Ka qenë një leje e dhënë për ndërtime në rrugën transballkan...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se pret që Gjyk...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar avokatin Spartak Ngjela,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...