Furtunë në bashkinë e Vlorës/ Pranga shefit të Urbanistikës dhe 2 të tjerëve!
Ka qenë një leje e dhënë për ndërtime në rrugën transballkan...
Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri lejohet me ligj, por shumica e pikave nuk kanë licencë. ?Unpublished? ka hulumtuar në tregun e fshehtë të prodhimit të kriptomonedhave në vendin tonë.
Kriptomonedha janë para elektronike. Ndryshe nga paratë e tjera si psh leku, dollari, apo euro që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, monedha virtuale prodhohet nga vet individët.
Janë vet përdoruesit e kriptomonedhave në rrjet që ndikojnë mbi vlerën e tyre. Ka më shumë se 5 mijë lloje kriptomonedhash, por më i njohuri mes tyre është Bitcoin, i prodhuar më shumë se një dekadë më parë.
Kohët e fundit prodhimi i tij ka nisur të shtohet edhe në vendin tonë. Të prodhosh monedha virtuale në Shqipëri, lejohet me ligj prej më shumë se një viti.
?Shqipëria ka miratuar ligjin 66\2020, në 21 maj të vitit 2020 në të cilën ka bërë dhe një rregullim ligjor me mënyrën e transaksionit me mënyrën e krijimit të burasve dhe personave që do merren me krijimin e tyre, që janë dhe agjentë të tregtimit. Ky është një hap shumë cilësor dhe avangard në Europë, mjaftoj t?u përmend që ne ishim të tretët në Europë që kemi bërë një ligj të tillë për kriptomonedhat, dhe ky ligj për tu vënë në zbatim ka nevojë dhe për aktet nënligjore?, shprehet Indrit Sefa, jurist.
Ligji shqiptar përcakton qartësisht se të prodhosh kriptomonedha duhet më parë të marrësh liçensën për këtë veprimtari. Mbikëqyrjen e këtij tregu e bën Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI. ?Unpublished? iu drejtua me një shkresë zyrtare AMF, për të parë sa liçensa të tilla janë dhënë deri tani.
?Deri tani, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për licencim në bazë të Ligjit nr. 66/2020 ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë?, thuhet në përgjigjen e AMF.
Çdo pikë që prodhon monedhën virtuale në vendin tonë punon ilegalisht. Po pse po ndodh kjo, kur ligji e lejon këtë biznes? Prodhimi i Bitcoin shpenzon sasi kolosale të energjisë elektrike. Nga studimet e fundit vihet re, se sasia e kësaj energjie është sa gjithë sasia që I duhet shtetit të Irlandës.
Faturat kanë shifra marramendëse, të vështira për t`u përballuar nga individët. Ndaj, personat që po arrestohen në vendin tonë, nuk po akuzohen për prodhim të paligjshëm të Bitcoin, por për vjedhje të energjisë elektrike.
?Kemi disa lloje vepra penale, duke nisur nga vjedhja e energjisë elektrike dhe deri tek mashtrimi kompjuterik?, tha cybersecurity në Policinë e Shtetit, Hergis Jica.
?Problemi nuk qëndron në krijimin në vetvete të kriptomonedhave, nuk është vepër penale dhe e ndaluar nga institucionet shqiptare penale. Problem është që siç i keni dëgjuar dhe ju, pjesën më të madhe e të krijuarit e merr kriptomonedha Bitcoin që sot ka një vlerë të jashtëzakonshëm, diku te 62 mijë dollar 1 Bitcoin. Problem I kësaj kriptomonedhe është që kërkon një sasi shumë të madhe energjie dhe një investim shumë të madh teknologjik për prodhimin e tyre. Sot në rastin se do të krijojmë një kriptomonedhë, vlera financiare, sasia e energisë dhe investimi për të prodhuar 1 kriptomonedhë, nuk është e favorshme për tregtimin e saj në atë vlerë?, thotë juristi, Sefa.
Policia e Shtetit, vetëm përgjatë vitit 2021, ka realizuar të paktën 2 operacione, që çuan në shkatërrimin e dy bazave të prodhimit të kriptovalutave. Në njoftimet e bëra për shtyp, thuhej se këta persona u arrestuan për prodhim të kriptomonedhave, edhe pse siç e theksuam më lart ligji shqiptar nuk e pengon një gjë të tillë.
Prodhimi i kriptomonedhave shpenzon aq shumë energji elektrike, sa shpesh në vlera monetare nuk ia vlen barra qiranë. Fatura e dritave shkon më shumë se fitimi nga kriptomonedha./euronews
Ka qenë një leje e dhënë për ndërtime në rrugën transballkan...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se pret që Gjyk...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar avokatin Spartak Ngjela,...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidh...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar sot për herë të p...
Fahri Balliu është shfaqur mbrëmë në emisionin ‘Opinion”, me...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kontrollin e...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, UNDP dhe One Telecommunic...
Analisti i Lulzim Bashës, Fitim (Fitimtar) Zekthi është dënu...
Në kufirin Poloni-Bjellorusi rritet presioni i ardhjes së mi...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë p...
Është zbardhur vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brend...
Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë...
SPAK ka kryer një kontroll të befasishëm në Kadastrën e Durr...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mje...
Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ...
Përfaqësues të partive kryesore politike dhe ekspertë në Shq...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...