Lëkundje tërmeti në Bulqizë/ Bashkia del me njoftimin e rëndësishëm
Lëkundjet e tërmetit tronditën mëngjesin e sotëm Bulqizën. L...
Në Tiranë, sipas një monitorimi të Qendrës studimore ?Fol?, vitin e fundit në sistemin e drejtësisë u regjistruan një numër i konsiderueshëm denoncimesh për krimet e narkotikëve dhe të korrupsionit. Kjo tregon, sipas ekspertëve, guximin dhe pritshmërinë e lartë të qytetarëve ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, sipas tyre, në punën e sistemit gjyqësor vazhdon të ndikojë kultura e mosndëshkimit të korrupsionit, mos-gjetja e provave të plota për të mbështetur akuzat si dhe perfeksionimi i akteve korruptive.
Qendra Studimore Fol publikoi sot rezultatet e monitorimit njëvjeçar të denoncimeve në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) si dhe shqyrtimin e tyre nga sistemi gjyqësor. Bëhet fjalë për ecurinë e gjykimit të mbi 1 mijë e 900 çështjeve penale për 41 lloje të ndryshme krimesh.
Mbi 60 për qind e tyre i përkasin kriminalitetit në fushën e drogave, kultivim, prodhim, shitje dhe përdorim të narkotikëve. Drejtuesja Ekzekutive e Qendrës Fol, Anila Hoxhaj, thotë se po shënohen një numër gjithnjë në rritje i denoncimeve për krimet e drogave, por laboratorët shkencorë janë të mbingarkuar nga kërkesat e prokurorisë për analiza narkotikësh, gjë që ka ndikuar tek vonesat dhe mosfillimin e hetimeve.
?Nga monitorimi i kryer në kryeqytet vërehet dukuria e kultivimit të drogës, por kryesisht ajo që shihet si risi është fakti i implikimit nga policia i kryepleqve, duke akuzuar disa prej tyre për moskallëzim krimi dhe bashkëpunim me narkotrafikantët. Por nga ana tjetër vihet re një numër i lartë i mos-fillimeve të procedimeve penale për sa i takon çështjeve të drogës për shkak edhe të vonesave të laboratorëve. Nga monitorimi i Qendrës Fol doli se laboratorët e policisë shkencore kanë qenë të mbingarkuar nga kërkesat e prokurorisë së Tiranës për të bërë ekspertiza? ? thotë zonja Hoxhaj.
Pjesa më e madhe e të miturve nuk marrin dënime për shkak të moshës së vogël dhe masave të vogla të narkotikëve që mbajnë me vete, ndërsa denoncimet e shtuara për përdorim droge nga të miturit shumica po hetohen në gjendje të lirë.
Nga ana tjetër, janë regjistruar 578 denoncime ndaj krimit të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera, ku institucionet më shumë të paditura janë Agjencia e Kadastrës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, OSHEE, pushteti vendor, mjekësia dhe prokurimet. Sipas autorëve të studimit, numri i denoncimeve për krim dhe korrupsion tregon guximin në rritje të qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre të lartë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Por ky ritëm denoncimesh mund të ulet përsëri nëse opinioni qytetar vëren se zyrtarët e denoncuar nuk dënohen për shkeljet, që nisin nga shpërdorimi i detyrës e deri te abuzimet e rënda me fondet publike.
?Është për t?u shqetësuar fakti se në të gjitha veprat penale të korrupsionit, të denoncuara nga qytetarët edhe nga institucionet, vendim-marrjet e mos-fillimit të proceseve nuk janë atakuar në gjykatë. Qytetarët ndoshta janë në gjendje ekonomike të rënduar dhe nuk mund të marrin avokatë për të ndjekur procesin me ankesa. Por procesin ankimor nuk e ndjekin më pas as institucionet që kanë fonde dhe ekipe të gjera me juristë dhe ekspertë ligjorë? ? thotë Ardita Kolmarku, eksperte ligjore për studimin e Qendrës Fol.
Grupi tjetër më shumë i denoncuar për korrupsion është vet sistemi i drejtësisë. Në rastet e denoncuara për korrupsion përmenden rryshfete nga 10 dollarë e deri te prokurimet publike në shumë të mëdha. Sipas autorëve të studimit, faktorët me ndikim të madh në këtë gjendje janë niveli i lartë i pandëshkueshmërisë së korrupsionit, pafuqia e autoriteteve për të ngritur akuza me prova të plota si dhe perfeksionimi i korrupsionit nga zyrtarët qendrorë dhe vendorë./VOA
Lëkundjet e tërmetit tronditën mëngjesin e sotëm Bulqizën. L...
Ish-Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka kërkuar në Gjykatë n...
Emergjencat Civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bul...
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Z. Olsian Çela, nga Ho...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka drejtuar një mesa...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknur...
Një tjetër tërmet ka goditur pak më parë zonën e Dibrës. Nga...
Një 27 vjeçar është arrestuar në Durrës për veprat penale “F...
Nënkryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ...
Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka humbur përballjen...
Bulqiza ishte epiqendër e disa lëkundjeve sizmike në 24 orët...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, ka ç...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqert...
Dy tërmete radhazi janë regjistruar në Bluqizë, mëngjesin e ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti mëngjesin e sotë...
Lëvizjet në Policinë e Shtetit vijojnë.Tashmë nuk raportohen...
Pas një viti e gjysmë ka përfunduar përballja gjyqësore mes ...
Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano ishte i ftuar mbrëmjen e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...