LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Për mollën (Malus comunus) e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë se, është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani po prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë.
Në mes të shek. 20-të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd?Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13-14 vjet).
Tani, Molla e Shtrembër e Pogradecit ka patur, frut jo të rregullt, me madhësi mesatare, ngjyrë të kuqëremtë në të verdhë, tul të verdhë në krem dhe shumë të ëmbël. Molla e Shënd? Ilisë, e Bilishtit, është zbuluar më 1936 në manastiri i Hoçishtit. Fruti ka patur formë të bukur dhe ka qënë mollë e shijshme. Ndërkaq, për mollën Ohrinka që rritej në Gorë, sipas të dhënave, ka hyrë tek ne prej Ohri në mes të shek. 19-të. Ohrinka ka patur frut mesatar, konik, ngjyrë të verdhë në të kuqëremtë, tul të bardhë, e ëmbël dhe e shijshme.
Ndërkaq në literaturë përmënden edhe këto soje të vjetra, E bukura e Voskopit, e cila theksohet se ka qënë si pjalmëzuese shumë e mirë, dhe se ka pas qënë mjaft e përhapur edhe në fshatin Libonik, lloji Erseka (Kalvila e Kuqe me origjinë prej Firences) me frut të kuq, të shijshëm të ëmbël dhe lloji Devollitja (Kalvila e bardhë po ashtu me origjinë prej Firences) me frut të madh, të verdhë, me vello të kuqe.
Në Korçë, në Bilisht dhe në Pogradec në vitet 1934 ? 1938, përmëndet se ka patur pemtore të rregullta mollësh. Ndërkaq më 1929, sipas literaturës janë furnizuar pemtoret e Shqipërisë me material nga Padova e Italisë, me sojet Anurka, Rene Kanadeze dhe Roza Montavana.
Më 1933 janë importuar nga Firencia e Italisë sojet, Starking, Delicious, Golden, Kalvila, Jonathan dhe Renete. Ndërkaq prej Ohrit dhe Resnjës, kanë hyrë sidomos në zonën e Korçës këto lloje, Tetovka (pra nga Tetova), Karapashka (që emri i saktë i së cilës është Kara Pasha = pashaj esmer), Jonathan, Ohrinka dhe Renete. Në Korçë, sipas literaturës para luftës së dytë ka patur edhe fidanishte me mollë. Të dhënat e vitit 1956 tregojnë se në fidanishten e Korçës ka patur këto materiale, Starking 40%, Deliciose 30%, Janathan 15%, Tetovkë 10%, etj., në Bilisht, Starking 50%, Renet 20%, Tetovkë 20%, etj., në Ersekë, Renet 20 %, Roza Montavana 20%, Tetovkë 20%, Belfior 10%, etj., në Pogradec, Starking 50%, Tetovkë 20%, Jonathan 20%, etj. Teovka ka qënë mollë me frut mesatar, ngjyrë të verdhë në të kuqe, formë kon i prerë, tul të bardhë në krem, me aromë. Anurka ishte mollë me origjinë napolitane, me frut ngjyrë të kuqe të verdhë, frut të butë të shkrifshëm dhe thuhet se më 1956 ka qënë shumë e përhapur në Korçë. Për Jonathan-in e Korçës thuhet se pat hyrë këtu prej Resnjës së Jugosllavisë së dikurshme në vitet 1927 – 30.
Dr. Ilia V. Ballauri,
Nxjerrë nga: “Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve, tek bimët bujqësore të traditës, në zonën e Korçës, 2014″
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar kantautori...
Njëqind e katër vitë më parë, më 25 tetor 1917, në kohën ku...
Atëherë Zoti tha: “Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngj...
Drejtori e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot, në dit...
Lakeland Residence, e pozicionuar pranë liqenit të mrekullue...
Në 1 mars të këtij viti Euronews Albania do të udhëtonte dre...
Nga Astrit ÇermaNuk jam i sigurt në 1974 apo në 1975, por, p...
Tetori në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Leter...
Dritëro Agolli, shkrimtari që ka lënë gjurmë në letërsinë sh...
Gazetari i njohur, Mitro Çela i ka dedikuar disa vargje miku...
Mozarti, Bethoven, muzikë klasike e jazz janë luajtur në kla...
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela i ësh...
Piktori i njohur korçar Roland Karanxha, sjell në Tiranë eks...
Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinema...
Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër ak...
Një program i larmishëm i pret shikuesit, përfshirë prodhime...
Të fotografosh kohën është një mision që ka të bëjë me një p...
Studiuesit besojnë se ata mund të kenë identifikuar veprën m...
52 vjet më parë, më 16 shtator 1969, u nda nga jeta themelue...
Ka mbërritur nga Italia trupi i pajetë i Mjeshtrit të Madh t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...