Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Atëherë Zoti tha: ?Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre duke thënë: ?Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët? “.(Matheu: 11-16)
Këto fjalë i tha Krishti për bashëkombasit e tij judenj, të cilët nuk donin të pranonin kohën Mesianike, kohën ku vetë Jisui, Biri dhe Fjala e Perëndisë (Joani: 1-1), kishte zbritur midis popullit që t?i mësonte dhe t?u jepte shpëtimin në Perëndinë, ashtu siç edhe apostull Pavli sqaron se: ?Perëndia, kohë më parë, u foli etërve me anë të profetëve shumë herë dhe në shumë mënyra, por këto ditët e fundit na ka folur neve me anë të Birit të Vet, të cilin e vuri trashëgimtar mbi të gjitha gjërat, dhe nëpërmjet të cilit Ai bëri edhe gjithësinë. Ai është rrezatimi i lavdisë së Tij, shëmbëllesa e qenies së Tij, duke mbajtur gjithçka me fjalën e Tij të fuqishme. Pasi bëri pastrimin nga mëkatet, Ai u ul në të djathtë të Madhërisë në lartësitë e qiejve.? (Hebrejve: 1-3)
Pavarësisht se Krishti foli dhe veproi me shenja dhe mrekulli të fuqishme ku: ?të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve? ( Luka: 7-22), përsëri judejntë tregoheshin si fëmijë, të paditur dhe tekanjoz që rrinë nëpër rrugë dhe nuk kënaqen në asnjë propozim mes grupimeve me njëri-tjetrin edhe kur i binin fyellit për kërcim ata nuk pranonin të gëzoheshin dhe argëtoheshin ose kur bënin një inskenim funeral ata nuk pranonin të brengoseshin dhe mbanin zi.
Zemra e izraelitëve ishte plot indiferencë e mosbesim. Ata as nuk u gëzuan në prezencën e Jisuit, në fjalët, bekimet, shërimet dhe mrekullitë e Mesias (Joani: 10-38), por as nuk u penduan për ndryshim kur u qortuan nga fjalët e Zotit për fundin e tyre tragjik të shpopullimit nga pushtuesit romak, dënime që ndodhën në vitet (70 ps K) dhe që Krishti e paralajmëroj me këto fjalë profetike: ?Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!?. (Matheu :23-37)
Fjalët e Zotit Jisu Krishti që i tha për judenjtë indiferent: “Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët”.( Matheu :11 -16) janë shumë aktuale edhe sot mes të krishterëve dhe njerëzve të këtij brezi, që karakterizohen nga indeferenca fetare, pabesia deri në apostazi.
Njerëzit sotëm janë bërë shumë materialistë, dmth pa shpirt, vetëm “mish”( Zanafilla: 6-3), kështu ata janë bërë të pandjeshëm nga zemra, të vdekur nga bota shpirtërore, të shurdhuar për të dëgjuar fjalën Zotit si bekim dhe qortim, po ashtu edhe të verbuar për të parë dhe vlerësuar të mirat e Zotit, por edhe ndëshkimet pedagogjike për korrigjim si sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore.
Edhe pse ky brez ka parë shumë nga bekimet e Perëndisë, si brezi që ka dekada pa një luftë botërore shkatëruese dhe ku mirëqenia, jetesa, lehtësirat janë rritur nga teknologjia si kurrë ndonjëherë, përsëri ata janë në mendje si fëmijë të paditur dhe tekanjoz, që nuk janë mirnjohës dhe muk duan bëjnë festë në shpirtrat e tyre, të gëzohen në prani të Zotit, por janë të larguar vullnetarisht nga lumturia e atyre që janë të ftuar në Mbretërinë e Zotit,( Luka:14-15) (Zbulesa: 19-9) që në këtë botë gjendet në adhurimin dhe Liturgjinë Hyjnore të Kishës Orthodhokse, si shtëpia e Perëndisë.
Këtë indeferentizëm e tregon numri i praktikantëve dhe adhuruesve të krishterë në tempuj, sidoemos të dielave si dita e Zotit.Edhe pse me besim dhe traditë të krishterë pjesëmarrja është ulur ndjeshëm dhe kjo është tregues i mosbesimit, pavarësisht situas nga kjo pandemi, që për shumë përdoret si justifikim por mos bërë jetë misterore kishtare ku ne takojmë Zotin e prekim (Marku: 5-27) dhe prekemi prej tij(Luka:13-13), për shërim shpirti edhe trupi.
Zoti Jisu Krisht na tha :”Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.
Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
Ata që shkoni tek Ai shëroheshin nga çdo sëmundje që të kishin:”Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.” (Marku :3-10)
Fatkeqësisht njerëzit e këtij brezi dhe të ashtuquajtur besimtar të krishter, po kanë frikë sot se mos po infektohen dhe qëndrojnë larg Mistereve të Shenjta, ose nuk duan të shkojnë tek Zoti në Kishë që ti shëroj sëmundjet , apo ti lehtësojnë barrat e shumta të rënda që po ngarkohen çdo ditë, si sëmundje , fatkeqësi, kriza ekonomike,etj dhe kështu të pranojnë gëzimi i jetës që vjen nga Zoti i jetës, ashtu si apostull Pavli thotë: ?Gëzohuni gjithmonë në Zotin?. (Filipianëve: 4-4)
Kjo indiferencë dhe mosbesim i këtij brezi të pabesë edhe pse e fyen dashurinë Hyjnore, nuk e cënon gëzimin e Zotit ose të engjëjve dhe shenjtorëve, të cilët gëzojnë dhe festojnë në prani të Perëndisë gjithmonë. Kjo apostazi cënon vetë mohuesit edhe të pabesët, jo vetëm largon gëzimin si fryt i Shpirtit të Shenjtë (Galatasve :5-22), por cënon cilësinë e jetës dhe shpëtimin, sepse besimi teorik dhe praktik është kusht shpëtimi, ashtu si Krishti u tha njerëzve besimtarë: ?Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!”( Luka 7-50), kurse mosbesimi pamundëson Zotin të veprojë në dobi të jetëve tonë, ashtu si përsëri na thuhet në Ungjill: ?Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, Ai (Jisui) nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.? (Matheu: 13 -58)
Prandaj duhet të kuptojmë se jo vetëm gëzimi po humbet nga ky brez apostat, por sipas ligjeve shpirtërore apostazia largon hirin Hyjnor dhe automatikisht vijnë energjit negative të djallit si hidhërimi, zemërimi, sëmundja dhe fatkeqësitë natyrore deri në degradim dhe mallkim psiko-somatik, të jetës e qyteteve të këtij brezi.
Paradoksi është se edhe pse njeriu i krijuar si ikona e Perëndisë, ( Zanafilla: 1-26) si një qeni intelektuale, që duhet ta udhëheq arsyeja dhe nëpërmjet llogjikës të kuptojë se është vetë fajtor për humbjen e gëzimit nga jeta e tij, sepse nga apostazia nuk do të gëzojë në Zotin e Tij edhe pse fyejt e gëzimit të diturisë Hyjnore që sjellin gëzim dëgjohen çdo ditë, sepse Shkrimi i Shenjtë na thotë, : ?Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit. Deri kur, o njerëz naiv, do t’ju pëlqejë marëzia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen? Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.? ( Fjalët e Urta: 1-20-23)
Ky brez i pabes edhe imoral jo vetëm nuk do të gëzojë më Zotin, por vazhdon me kokëfortësi eusforike të mos reagojë edhe përball fatkeqësive të shumta, që i vijnë nga pabesia dhe të mbajë zi për mëkatet e tij perverse. Këta përballë fatkeqësive, si epidemi, zjarre,tërmete, përmbytje,kriza duhet patjetër të pendohen që të marrin faljen dhe mëshirën e Zotit për shpëtimin e jetës dhe qytetërimit të tyre, që rrezikon të humbas përfundimisht.
Shembull kanë banorët mëkatarë të Ninivës, të cilët kur u lajmëruan nga profeti Jona se: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet”. Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata…Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri.? (Jona: 4-5-10)
Nqs se brezi i sotëm do të vazhdojë që as gëzohet në Zotin se nuk do ta besojë dhe as të mbajnë zi,se nuk do të pendohet por vazhdon të jetë indiferent, sipas fjalës së Krishtit ?Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët”.(Matheu :11 -16), rrezikon aq shumë sa kur të mos ketë më shpresë shpëtimi nga njëri tjetri dhe atëhere do thërrasë drejt Zotit, Ai nuk do t?i dëgjojë, por do ti përgjigjet: ?sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje, përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani, kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t’ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre? (Fjala e Urta :1 24-33)./CNA.al
Drejtori e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot, në dit...
Lakeland Residence, e pozicionuar pranë liqenit të mrekullue...
Në 1 mars të këtij viti Euronews Albania do të udhëtonte dre...
Nga Astrit ÇermaNuk jam i sigurt në 1974 apo në 1975, por, p...
Tetori në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Leter...
Dritëro Agolli, shkrimtari që ka lënë gjurmë në letërsinë sh...
Gazetari i njohur, Mitro Çela i ka dedikuar disa vargje miku...
Mozarti, Bethoven, muzikë klasike e jazz janë luajtur në kla...
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela i ësh...
Piktori i njohur korçar Roland Karanxha, sjell në Tiranë eks...
Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinema...
Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër ak...
Një program i larmishëm i pret shikuesit, përfshirë prodhime...
Të fotografosh kohën është një mision që ka të bëjë me një p...
Studiuesit besojnë se ata mund të kenë identifikuar veprën m...
52 vjet më parë, më 16 shtator 1969, u nda nga jeta themelue...
Ka mbërritur nga Italia trupi i pajetë i Mjeshtrit të Madh t...
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta, artisti i madh, bass...
Mjeshtri i Madh Paulin Preka, një gur i çmuar i gjerdanit të...
Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqip...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...