Pas kërcënimit/ Albin Kurti në konferencë për shtyp
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do dalë në një konferencë...
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, konfirmoi se Kina ka testuar një armë hipersonike në fillim të këtij viti dhe tha se prova ka qenë shumë pranë një ?momenti Sputnik? për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në një intervistë për televizionin Bloomberg, Milley tha se bëhet fjalë për një ?ngjarje shumë të rëndësishme teknologjike?, e cila ka ?gjithë vëmendjen? e SHBA-së.
?Nuk e di nëse është një moment i Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj?, tha Milley.
Lëshimi i satelitit të parë në botë Sputnik nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1957, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka rritur frikën e SHBA-së se po mbetej prapa në aspektin e teknologjisë.
Ngjarja ka bërë që presidenti i atëhershëm amerikan, John F. Kennedy, të deklarojë se SHBA-ja do të zbarkojë njerëz në Hënë dhe ky qëllim është arritur në më pak se një dekadë.
Raketa ka fluturuar rreth Tokës në një lartësi të ulët dhe me një shpejtësi më shumë se pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, ka shkruar Financial Times.
Ekspertët ushtarakë janë të alarmuar nga testimi i raketës me aftësi bërthamore, sepse, sipas tyre, ajo është vështirë të zbulohet.
Ministria e Jashtme e Kinës mohoi se ka testuar armë. Ajo tha se testi ishte rutinë. ?Nuk ishte raketë, ishte një mjet hapësinor?, tha ministria kineze.
Milley tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu në armët hipersonike, porse ato nuk kanë testuar armë të tilla në atë nivel që ka bërë Kina. Rusia ka testuar po ashtu armë hipersonike.
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë shprehur shqetësime të përgjithshme për zhvillimin e armëve hipersonike kineze.
Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby, nuk pranoi të komentojë provën e Kinës ose deklaratat e gjeneralit Milley, por tha se puna e Kinës në armët e avancuara hipersonike ?është një nga disa çështjet? që kanë shkaktuar shqetësim në administratën Biden.
Çdo përparim i madh në aftësitë ushtarake të Kinës ?ndihmon shumë pak në uljen e tensioneve në rajon dhe më gjerë?, tha Kirby.
I pyetur nga gazetarët për përparimin e SHBA-së në teknologjinë e armëve hipersonike, Kirby tha se ajo ?është reale, është e prekshme?.
?Ne po punojmë që të jemi në gjendje për ta zhvilluar atë aftësi. Kjo nuk është një teknologji e huaj për ne?, tha Kirby.
Raketat hipersonike janë të afta të udhëtojnë pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.
Ato konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale dhe më të afta për të shmangur mbrojtjen ajrore.
Sipas rrjetit televiziv CNN, drejtori i CIA-s, William Burns, e ka përshkruar Kinën javën e kaluar si kërcënimin më të madh teknologjik për Shtetet e Bashkuara.
Në fillim të këtij muaji, Burns ka thënë se agjencia e tij e spiunazhit do t?i rrisë përpjekjet e saj kundër Kinës.
Shtëpia e Bardhë e presidentit Joe Biden e ka karakterizuar marrëdhënien SHBA-Kinë si një ?konkurrencë strategjike?./REL
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do dalë në një konferencë...
Presidenti i Brazilit duhet të përballet me pasojat e politi...
Ministri gjerman i Ekonomisë nuk pret ndonjë rimëkëmbje të d...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaru...
Një lajm i hidhur vjen nga Kosova. Regjizorja e njohur Burbu...
Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parasht...
Polonia është dënuar nga ana e Gjykatës së Lartë të Bashkim...
Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancela...
Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një ...
Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimi...
Gjermania ka shtuar sigurinë në kufirin me Poloninë në përpj...
Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen ...
Vetting-u në drejtësi në Kosovë nuk ka alternativë, por pa n...
Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë ...
Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë...
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në k...
Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më ...
Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milion...
Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Mar...
Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...