Rritja ekonomike në Gjermani vjen vitin e ardhshëm
Ministri gjerman i Ekonomisë nuk pret ndonjë rimëkëmbje të d...
Presidenti i Brazilit duhet të përballet me pasojat e politikës së tij ndaj Coronës. Rekomandohet që ai të përballet me një aktakuzë, por që tani imazhi i tij është dëmtuar shumë.
Pas gjashtë muajsh punë, Komisioni hetues parlamentar për politikën e presidentit Jair Bolsonaro ndaj Coronës miratoi raportin përfundimtar të senatorit Renan Calheiros të martën me shtatë vota pro dhe kundër katër. Në dokumentin prej 1.289 faqesh, Bolsonaro mbahet përgjegjës për të paktën nëntë krime – nga mashtrimi i publikut tek nxitja e veprave penale deri te krimet kundër njerëzimit.
Fokusi i hetimeve ka qenë në veprimet e Bolsonaros që nga fillimi i pandemisë Corona. Presidenti mohonte rreziqet nga virusi Corona që nga fillimi dhe kundërshtonte masat dhe kufizimeve mbrojtëse. Ai dyshonte edhe për arsyeshmërinë e vaksinimeve. Ai akuzohet se ka refuzuar blerjen e vaksinave kundër Coronës dhe se i ka zvarritur blerjet.
Në luftën kundër pandemisë Corona, qeveria Bolsonaro “veproi ngadalë dhe qëllimisht e ekspozoi popullsinë ndaj një rreziku real të infeksionit masiv”, thuhet në raport. Presidenti thoshte në intervista se ai bëri gjënë e duhur prej momentit të parë. Qeveria e tij nuk ka “absolutisht asnjë faj”.
Rënia e imazhit
Pas SHBA-së dhe Indisë, Brazili ka numrin më të madh të të infektuarve me virusin Corona, me gati 22 milionë raste. Së fundmi, vendi më i madh në Amerikën Latine ka tejkaluar shifrën e600.000 vdekjeve nga Corona. Duke pasur parasysh këtë numër të lartë, vlerësimet e popullaritetit të Bolsonaro kanë pësuar rënie të fortë muajt e fundit, gjë që mund të ketë gjithashtu një ndikim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale vitin e ardhshëm.
Sa i përket rizgjedhjes së kërkuar nga Bolsonaro, rekomandimi i Komisionit parlamentar me siguri që do të dëmtojë edhe më shumë imazhin e tij. Sipas sondazheve të fundit, presidenti aktual është tashmë pas sfiduesit të tij, ish-presidentit të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.
Por është e diskutueshme nëse raporti i parlamentarëve dhe rekomandimi shoqërues i tyre për ndjekje penale do të ketë realisht ndonjë pasojë. Përveç Bolsonaros, komiteti rekomandon procedime penale kundër 79 personave të tjerë, duke përfshirë edhe tre djemtë e presidentit, politikanë të tjerë dhe njerëz të biznesit, dhe dy kompani.
Si hap i parë, anëtarët tani duan t’ia dorëzojnë raportin Prokurorit të Përgjithshëm Augusto Aras, i cili u emërua nga Bolsonaro dhe i cili shpesh e ka mbrojtur Presidentin në të kaluarën. Dyshohet se gjashtë muaj punë të Komisionit do të dështojnë./DW
Ministri gjerman i Ekonomisë nuk pret ndonjë rimëkëmbje të d...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaru...
Një lajm i hidhur vjen nga Kosova. Regjizorja e njohur Burbu...
Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parasht...
Polonia është dënuar nga ana e Gjykatës së Lartë të Bashkim...
Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancela...
Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një ...
Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimi...
Gjermania ka shtuar sigurinë në kufirin me Poloninë në përpj...
Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen ...
Vetting-u në drejtësi në Kosovë nuk ka alternativë, por pa n...
Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë ...
Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë...
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në k...
Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më ...
Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milion...
Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Mar...
Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i...
Instituti “Robert Koch” ka hartuar listën më të re të vendev...
Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...