Sudan/ Ushtria merr kontrollin e vendit, shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen ...
Gjermania ka shtuar sigurinë në kufirin me Poloninë në përpjekje për të trajtuar një fluks të migrantëve nga Bjellorusia.
Autoritetet njoftuan për vendosjen e qindra policëve shtesë në kufi, derisa një zyrtar qeveritar tha se Berlini është i gatshëm të rrisë edhe më shumë kontrollet kufitare.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer i tha gazetës Bild am Sonntag se 800 policë janë dërguar në kufi.
“Nëse është e nevojshme, unë jam gati ta urdhëroj përforcime tjera”, tha ai.
Policia gjermane dhe sa ka ndaluar një grup të armatosur prej rreth 50 aktivistëve të ekstremit të djathtë të cilët kishin shkuar në kufi për të penguar migrantët që të hynin në Gjermani.
Grupi radikal i ekstremit të djathtë Rruga e Tretë (Der III. Weg) kishte bërë thirrje që anëtarët të mblidheshin për të ndërmarrë veprime kundër migrantëve që provonin të kalonin kufirin nga Polonia.
Krizën me migrantë është duke e provokuar udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare e kanë akuzuar atë se ka orkestruar krizën me migrant për t?ju hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura.
Sanksionet kanë pasuar goditjen e dhunshme të protestuesve në Bjellorusi të cilët kundërshtojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat Lukashenka thotë se i ka fituar, mirëpo opozita në këtë vend, si dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin.
Michael Kretschmer, kreu i landit kufitar të Saksonisë në Gjermani, fajësoi Lukashenkën si nxitësin e krizës kufitare.
“Nëse lejojmë që të shantazhohemi nga një person i tillë, atëherë ne si Bashkim Evropian nuk ia vlejmë”, tha ai.
Autoritetet gjermane vlerësojnë se përmes Polonisë dhe Bjellorusisë kanë hyrë rreth 5.000 migrantë të paligjshëm në tre muajt e fundit.
Ata thanë se shumica e migrantëve pa dokumente janë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.
Polonia ka propozuar ndërtimin e një muri prej 410 milionë dollarësh në kufirin e saj me Bjellorusinë për të ndalur hyrjen e migrantëve.
I pyetur për një strukturë të tillë kufitare, Seehofer i tha gazetës se: ?Është legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm në atë mënyrë që të parandalohen kalimet e paligjshme kufitare?.
Seehofer i ka propozuar homologut të tij polak, Mariusz Kaminski, që të dyja vendet të rrisin patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit.
Në anën tjetër Kaminski ofroi “mbështetjen e plotë” të Polonisë.
Gjermania tash për tash nuk ka plane për mbylljen e kufirit me Poloninë./rel
Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen ...
Vetting-u në drejtësi në Kosovë nuk ka alternativë, por pa n...
Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë ...
Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë...
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në k...
Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më ...
Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milion...
Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Mar...
Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i...
Instituti “Robert Koch” ka hartuar listën më të re të vendev...
Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se...
Nga makinat, kompjuterat, pajisjet shtëpiake, veshmbathje dh...
Qeveria e Kosovës më 23 tetor njoftoi se ka miratuar masat e...
Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më ...
Një përplasje me armë me policinë ka ndodhur në Greqi.Ngjar...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e s...
Megjithë përpjekjet gjermano-franceze për ndërmjetësim, grin...
Një tragjedi ka ndodhur në New Mexico. Aktori i njohur Alex ...
Kryemafjozi i shumë kërkuar turk, Sedat Peker ka publikuar s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...