Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gati një vit e gjysëm më parë, CNA.al raportoi sesi noterja Violeta Sulkaj kishte falsifikuar një kontratë noteriale.
Një konttratë mes dy shtetasve, Andon Dhima dhe Vangjel Zguri, lidhur me blerësen Natali Blushi.
Një ambient shërbimi në qytetin e Korçës, ku nga ana tjetër CNA.al duke bërë një vlerësim të tregut me ekspertë, atëherë raportoi se vlera e pronës ishte rreth 400 mijë euro. Ndërkohë që ajo ishte firmosur për vetëm 30 mijë euro.(Lexo këtu)
Natali Blushi, vajza e deputetit socialist Ben Blushi, kishte marrë një ambient biznesi dhuratë nga prindërit e saj.
Kontrata ishte firmosur në muajin maj të vitit 2015. Ndërkohë që Natalia ndodhej në Angli. Kjo e vërtetuar edhe sipas sistemit TIMS. Dhe kontrata e hartuar nga noterja ishte e falsifikuar. Pra, nuk ishte firma e Natalisë.
Palët, pra noterja vetë, Ben Blushi dhe Andon Dhima janë përfshirë në një përplasje me drejtësinë. Ka një kallëzim penal, një hetim. Por, nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të bënte verifikimet duket se ka tentuar qartazi ta shfajësojë shtetasen Violeta Sulkaj, e cila është dhe noterja që ka kryer falsifikimin.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një proçesi të dyshimtë dhe manipulativ ka bërë që mos ketë asnjë masë disiplinore, por të shpëtohej Violeta Sulkaj nga një procedim i mundshëm që mund t?i ndodhte për shkak të faktit se kishte firmosur një kontratë dhe e kishte bërë ligjore atë, në momentin kur një nga personat nuk kishte qënë prezent në zyrën noteriale.
Kontrata noteriale thotë qartazi se ?para meje noteres Violeta Sulkaj kanë firmosur shtetasit Andon Dhima, Natali Blushi…?.
Në fakt një nga palët, Natali Blushi nuk ndodhej fare në Shqipëri. TIMS e thotë qartë. Ajo ndodhej jashtë vendit. (Lexo këtu)
Në lidhje me këtë denoncim të bërë nga CNA.al, Ministria e Drejtësisë në vitin 2020 tha se nuk kishte mundur të bënte një kontroll për shtetasen notere Violeta Sulkaj. Kjo për shkak edhe të situatës së pandemisë së Covid-it.
Në shkresën zyrtare, Ministria e Drejtësisë deklaronte se ka urdhëruar që inspektimi të bëhej brenda 2020, por e bënë në 2021 pikërisht gjatë e pas fushatës zgjedhore.
Kuptohet, koha e fushatës gjithmonë. ?Ujku mjergull do?, dhe ministri i Drejtësisë, me urdhërin numër tre, në fillim të janarit 2021 ka udhëzuar që të bëhet inspektimi i përgjithshëm pranë zyrës së Violeta Sulkajt.
Dhe raporti final është firmosur pikërisht në qershor të vitit 2021, gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Është mbyllur inspektimi dhe nuk ka pasur asnjë masë ndaj zonjës notere e cila ka firmosur një kontratë të falsifikuar. E përsërisim zonjusha Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së kontratës, kurse sipas kontratës noteriale ka qënë në zyrën e saj.
Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë dhe inspektorët e saj justifikohen se noterja, bashkëlidhur kopjes së aktit të shitjes, ka mundur të sigurojë dhe një deklaratë nga pala tjetër shitëse e përfshirë në këtë kontratë, shtetasi Vangjel Zguri, i cili ka thënë se ?kontrata është kërkuar nga Natali Blushi, kur kjo e fundit ndodhej në Shqipëri, për shkak të udhëtimit jashtë Shqipërie dhe në momentin e nënshkrimit ka qënë vetë pranë noteres?.
Në fakt denoncimi i CNA.al nuk ka të bëjë fare me ka qënë apo nuk ka qënë shtetasi Vangjel Zguri prezent në aktin e shitjes së një ambienti të një biznesi privat në Korçë.
Denoncimi i CNA.al ka qënë se noterja ka firmosur një kontratë dhe e ka legalizuar atë pa praninë e palëve. Ku njëra nga palët ndodhej jashtë vendit.
Ka qënë apo jo Vangjel Zguri apo Andon Dhima në zyrë, kjo nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka detaji, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së kontratës. Ajo mund ta ketë kërkuar firmosjen e kësaj kontrate para se të largohej nga vendi. Por duhet të kishte firmosur një akt noterial, përpara se të largohej nga Shqipëria. Duhej të kishte autorizuar dikë që të firmoste në emër të saj. Sepse kështu e kërkon ligji.
Kurse, noterja Violeta Sulkaj thotë se ka një letër të një nga palët, që thotë se s?ka pretendime dhe kështu Ministria e Drejtësisë e justifikon procedurën, pa dhënë asnjë masë për shtetasen Violeta Sulkaj.
Në fakt CNA.al ka një tjetër dokument nga shtetasi Vangjel Zguri, i cili deklaron se nuk e njeh Natali Blushin. Por, ky është një dokument që i përket hetimeve të prokurorisë dhe as Violeta Sulkaj, as Ministria e Drejtësisë, nuk do të munden ta mbyllin një falsifikim me pretendime dhe me deklarime të dyshimta, nga persona me problematika me drejtësinë.
Më tej mund të theksojmë se Ministria e Drejtësisë, në një dokument zyrtar dërguar CNA.al thotë se mbyllja e përgjegjësisë disiplinore, apo mos dhënia e masës ka ndodhur për shkak të faktit se kanë kaluar pesë vite nga shkelja disiplinore e bërë nga noterja.
Pra, kontrata është hartuar në 2015, ndërsa Ministria është vënë në dijeni në gusht të 2020-ës.
Pra, sipas Ministrisë së Drejtësisë, noterët mund të falsifikojnë dhe në qoftë se kalojnë pesë vite nuk ka masë disiplinore për ta. Kështu mund ta thotë ligji.
Por, a mund të qëndrojë më në detyrë si noter, dikush që është kapur në falsifikim?
Mjafton një verifikim mjaft i thjeshtë. Shtetasja Natali Blushi kontrollohet a ka qënë ose jo në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata.
Merret kontrata tek noterja Violeta Sulkaj dhe vihet përpara. Shtetasja ndodhet jashtë, sipas TIMS-it.
Tani, ose ka falsifikuar Violeta Sulkaj, ose ka falsifikuar TIMS.
Tek TIMS-i, kemi siguri të plotë.
Atëherë del që noterja ka falsfifikuar firmën. Por, sipas Ministrisë së Drejtësisë kanë kaluar pesë vite.
Po, a mund të qëndrojë më notere dikush që është kapur në flagrancë në falsifikim?
Pra, justifikimet me dokumenta bashkëngjitur nga persona të tjerë, nuk kanë asnjë vlerë.
Vlera ligjore është një dhe vetëm një. Një kontratë dhe sistemi TIMS, që tregon se njëra palë nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së saj. Ky është fakti, të tjerat janë veçse justifikime të bëra nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Ndoshta të urdhëruar nga eprorët e tyre, nga ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila kurrë nuk mundi të hetonte të vërtetën e këtij skandali. Për më tepër e shtyu dhe e vonoi atë për gati gjashtë muaj dhe në finale raportin e nxori pas gati një vitit, duke i shërbyer pa asnjë diskutim Natali Blushit. Vajzës së ish-deputetit socialist dhe kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, i cili sot mban detyrën e drejtorit të Top Channel.
Kush është Ben Blushi, nuk ka nevojë për fjalë.
Fakti është se Etilda Gjonaj, Ministria e Drejtësisë dhe inspektorët e saj, ashtu si Violeta Sulkaj, janë përfshirë në mbylljen e plotë të dosjes së falsifikimit, duke u justifikuar me argumenta ligjorë apo dhe dokumenta të ofruara nga vetë noterja.
CNA.al do të sjellë të tjera dokumenta dhe fakte në lidhje me këtë rast. Me këtë skandal i cili qartazi nuk ka për t?u mbyllur edhe pse do Etilda Gjonaj, edhe pse mund të dojë Ben Blushi, apo struktura të tjera të drejtësisë, prokuroria apo gjykata të cilat për shkak të presioneve, ndoshta bëjnë një hap pas. Nga frika se dikush ka në dorë ?kamzhikun? e medias.
Gjithësesi e vërteta nuk do të ndalet. Faktet janë, TIMS është, deklarimi i pasurisë së Ben Blushit është, kontrata e shitjes është, ashtu siç është dhe ky raport final i Ministrisë së Drejtëisë, e cila turpësisht konfirmon se noterja mund të ketë falsifikuar firmën.
Në prani të noteres mund të jetë falsifikuar firma e Natali Blushit, por shkelja ka kaluar pesë vite. Mjafton të falsifikosh, po shpëtove pa u kapur pesë vite mund të ecësh përpara dhe të vazhdosh detyrën e noterit. Kështu të paktën thotë ligji i pretenduar nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë dhe e firmosur në fund nga ish-ministrja Etilda Gjonaj./CNA.al
Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive
Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën
Ekskluzive/ Ministria e Drejtësisë fillon hetimin ndaj noteres së Ben Blushit
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Skandali me noteren falsifikatore/ Kush e bleu heshtjen e Etilda Gjonajt dhe sa ka kushtuar
Nënkryetarja e PD Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Ga...
Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën K...
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komi...
Kryeministri Rama ka deklaruar se BE-ja po turpërohet me mbr...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është përfshirë në një debat m...
Gazetari Nikoll Lesi shkruan se në selinë blu kanë filluar l...
Foltorja do të zbresë nesër në qytetine Kavajës. Në një qyte...
Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo i ka dhënë një leksi...
Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që je...
Partinë Demokratike duket se e ka kapur paniku.Pas skandalit...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet kush...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka publiku...
Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fu...
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ky ishte një pre...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drej...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me p...
“Kongresi është një eveniment demokratike për një parti demo...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje ...
Ish deputeti Lefter Maliqi, është “zhveshur” nga kostumi zyr...
Partia Demokratike do të padisë në Gjykatën Kushtetuese krye...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...