web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për ata që shpresojnë tek Luli, dhe “Andreat” e tij

17 Tetor 2021, 08:12, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së premtes, zhvilloi ?Foltoren? e tij në Korçë. Ra në sy se në sallë kishte eksponentë, të cilët i  kërkonin Berishës llogari dhe nga ana tjetër flisnin për punën e madhe që kishte bërë kryetari i degës Andrea Mano dhe pse ishin quajtur ?armiq? ata dhe mbështetësit e tij, të cilët ishin dorëhequr disa javë më parë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndoshta është momenti për të thënë të vërtetat edhe për ?Lulzimsat?, edhe për ata të Andreas, dhe çfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike në Korçë.

Sali Berisha të paktën del publikisht dhe kërkon ndjesë. Del e thotë se nuk mund të mbante qëndrime publike, për shkak të faktit se do të dëmtonte Partinë Demokratike. Por, gjithçka ia kishte thënë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Përtej fjalëve të bukura, apo ?dorën në shpatull?, demokratët kanë pasur ?gishtin nga pas?. Dhe këtë kryesisht nga Andrea dhe më pas nga Luli. Sepse Korçën e drejtonte Andrea, jo Luli. Pra, gjithçka është mjaft e qartë.

Aq i pafytyrë, aq i pavlerë, aq shkatërrues ishte Andrea Mano, sa edhe kur ai duhej të shkonte përballë tek Sali Berisha, nuk ishte. Sepse Berisha e dinte shumë mirë, dhe ata që ishin në sallë se kush ishte Andrea Mano. Dhe në rast se do ngrihej në sallë të thoshte një fjalë, do kishte një ilaritet dhe një reagim mjaft të ashpër ndaj tij.

Sepse instrumenti që përdori Lulzim Basha, për të shkatërruar PD-në në Korçë, është Andrea Mano.

Ky i fundit nuk është ndonjë demokrat me kontribute dhe vlera të mëdha. Ka ardhur në PD vonë, pasi themeloi partinë e Genc Pollos në vitin 1999 dhe u përdor si vegël përçarëse për demokratët në 2001 dhe 2003. Dhe më pas u bashkua me demokratët në 2005. Gjithmonë egoist dhe në karrierë, në kërkesë për të marrë pushtet.

Drejtor Arsimi i akuzuar për shitje vendesh mesuesish. Më pas prefekt. U kandidua për kryetar Bashkie dhe humbi.

E në rast se duhet t?i qëndrojë parimit të ?Foltores? se Berishës, i cili thotë se humbësit duhet të ikin, Andrea Mano duhej të kishte ikur me kohë. Pasi humbi një garë direkte për kryetar Bashkie dhe nuk mund të vinte më kryetar partie.

Gjithësesi ai u zgjodh dhe ndenji tetë vite kryetar i PD.

Humbi në zgjedhjet e 2015-ës. Humbi në zgjedhjet e 2017-ës, bojkotoi 2019-ën, humbi zgjedhjet e 2021-shit. Ndenji gjithmonë pas Lulzim Bashës. Dëboi njerëz dhe përçau degën e PD-së së Korçës.

Së bashku me Ervin Salianjin, ishin dyshja që çfarë nuk i bënë asaj partie.

E lanë rrugëve, dëbuan njerëz, shkatërruan seksione dhe grupseksione, për ta mërrë të plotë nën kontroll.

E kthyen atë parti në një bandë personale. Në një grup interesi të ngushtë, thjeshtë dhe vetëm për konjukturën e tyre. Më pas u zunë edhe me njëri-tjetrin, por Andrea Mano i kishte ?kthetrat? në PD.

Dhe disa nga ata që folën dje, për të mos iu thënë emrat publikishit, ishin pjesë e skemës së Andrea Manos. Dhe kur ky i fundit nuk u bë deputet, ata ikën bashkë me Andrean, duke thënë se kryesia e degës nuk ishte pyetur, se anëtarët e Partisë Demokratike nuk ishin pyetur, dhe se Lulzim Basha kishte vendosur gabim.

Pse? Sepse nuk është bërë Andrea Mano deputet.

Andrea Mano duhej të kishte ikur që në 2011. Duhet të kishte ikur në 2015. Duhej të kishte ikur në 2017.

Andrea Mano nuk duhej të kandidonte për deputet. Është një personazh i cunguar. Është një personazh i akuzuar për korrupsion. Është akuzuar brenda selisë së Partisë Demokratike nga demokratët. Dhe janë me dhjetëra dëshmitarë.

Andrea Mano ?uzurpoi? PD-në e Korçës. Vendosi disa anëtarë kryesie. Tentoi të bënte një intrigë nga poshtë për të dalë më i vlerësuari nga anëtarësia, duke manipuluar votat dhe më pas kur u la i shtati, pasi Basha e kuptoi se ky ishte një vasal dhe një njeri që mund ta keqpërdorte për interesat e tij personale, e ?hodhi në kosh?. Por, ngriti lart Ervin Salianjin.

Kuptohet, mes një ?horri” dhe një “banali?, zgjodhi këtë të fundit, një të paaftë. Ndërsa Manon e la në një cep.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showE pra, këta të Manos që dje dilnin në ?Foltoren? e Berishës duhet ta kuptojnë mjaft mirë, se parimi i saj është të mos kemi Andrea Manon, të mos kemi njerëz që kapin Partinë Demokratike, e mbushin kryesinë me injorantë, me të paaftë, me të pashkollë dhe pastaj i nxjerrin këta në sulm ndaj qendrës dhe thonë, ?Shiko se s?na keni dëgjuar ne ju, se kë do vendosim kryetar, apo se kë do vendosim deputet?.

Por, kë të dëgjonin?

Budallenjtë që mbante nga pas Andrea Manoja?

Po pse këta janë Opozita?

Këta që zgjodhi vetë Andrea Mano dhe i vendosi në kryesi, për t?i përdorur për interesin e tij.

Pse këta janë Partia Demokratike? Këta që kanë humbje, humbje dhe vetëm humbje?

Opozita e PD-së nuk fillon në 2013-ën.

Opozita e Partisë Demokratike fillon në 1997. Atëherë kur ka pasur luftën për ekzistencë.

Ajo që kanë bërë pas 2013-ës, shumica e tyre është luks. Të mos flasim këtu për bizneset, paratë të përfituara nga anëtarë kryesie, biznesmenë dhe njerëz pranë Andrea Manos në lidhje me Qeverinë, me pushtetin e Niko Peleshit. Këto nuk kanë rëndësi.

Partia Demokratike tashmë vërtetë ka një ?Foltore?. Berisha po e udhëheq. Po flitet për vlera, për parime dhe demokraci. Por, askush nuk tha një fjalë dje në Korçë. Se Partia Demokratike ishte e kapur. Ishte e kapur nga Andrea Mano, për interes të Lulzim Bashës.

Dhe sot, pasi Lulzim Basha nuk e vuri në listat për kandidat për deputetë, disa nga të tijët u tërhoqën dhe po shpalosen sikur janë vlera e madhe e fitores së Opozitës dhe qëndresës së saj.

Në fakt janë tufa që Andrea I mblodhi atje. Se po të kishte pasur një PD të vërtetë me zgjedhje të vërteta në bazë. Ata jo që nuk do ishin në kryesi, por nuk do të fitonin kurrë në ato nivele që kanë shkuar. Sepse atje i ka çuar Andrea Mano. Nuk I kanë çuar demokratët.

Prandaj duhen thënë disa të vërtetë për ?Andreat? e Lulit, sepse nuk është një.

Ka shumë fenomene në shumë qytete të Shqipërisë. Apo ish-komuna e bashki të tjera.

Fenomenet ?Andrea Mano? të Lulzim Bashës janë të shumtë. Janë ata të cilët janë përgjegjësit kryesorë, të përdorur si instrumenta shkatërrimtar të Partisë Demokratike, nga Lulzim Basha.

Kanë qënë “kapterrë” të Lulit që çdo ditë punonin për interesin e tyre, për të kapur një vend deputeti dhe për të shkatërruar PD-në. Për ta mbajtur atë peng, derisa të arrinin rezultatin. Kur nuk mundën të merrnin karrigen që donin, tani kanë dalë dhe kundër Lulit.

Këta në qoftë se votohen në bazë, drejt dhe vërtetë, nuk marrin asnjë votë. Por, jo në atë bazën ku listat i bënte Andrea Mano dhe numëronte Andrea Mano, duke ngritur çdolloj injoranti dhe të paafti në krye të PD-së. Pa numëruar vota, pa pasur zgjedhje.

Por në atë PD-në që duhet e bashkuar me parime me vota me vlera, me kontribute, shumë prej atyre që “qurraviteshin” dje se ishin shpallur armiq, janë armiqtë e vërtetë të PD-së, të keqpërdorurit e Lulzim Bashës, në funksion të një përçarje dhe të situatës në të cilën ndodhet sot PD-ja.

E në rast se Sali Berisha është një herë i vonuar në ndjesën e tij, këta janë shërbëtorë të përçarjes dhe janë shumë herë më të vonuar, ende dhe përpara se të ?vetëquhen armiq?, duhet të kërkojnë ndjesë demokratëve dhe korçarëve. Pa folur për Lulin dhe të tijët që po i vinë vërdallë ende, me shpresën se do shpëtojë dhe luli do mbajë partinë, duke shtrënguar fort vulën./CNA.al

Një votë kundër Niko Peleshit/ Pse duhet votuar Andrea Mano

Fakti tjetër/ Ja pse Andrea Mano hesht dhe është ushtari i Niko Peleshit

?Tërmet? në PD-në e Korçës/ ?Basha arrogant, po e kthen PD në parti klienteliste?





Lajmet e fundit nga