“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd”/ Lori Hoxha bën dedikimin prekës në ditëlindjen e të atit
Trashëgimtarja e Top Channel dhe blogerja Lori Hoxha, ka për...
Qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për rehabilitimin urban të qytetit të Fierit, pa zgjidhur ndotjen e vazhdueshme të Gjanicës nga kompanitë e naftës, që i derdhin mbetjet e tyre në lumë. Materiali u përgatit nga gazetari Vladimir Karaj për rrjetin investigativ BIRN.
Gjatë viteve të fundit, qeveria investoi miliona euro në rehabilitimin urban të Fierit. U prishën ndërtimet pa leje, u rehabilituan brigjet e lumit, u mboll bar, u shtruan pllaka dhe u ngritën ura këmbësorësh. Por ndotja e lartë e hidrokarbureve i mban larg banorët nga shëtitorja e re në qendër të qytetit.
?Të dalësh këtu në darkë me fëmijët, të mbyt era e amoniakut, era e karburanteve. Është bërë gjith ky investim… vetëm për kompanitë që derdhin mbeturinat në atë?, thotë Aleksandër Robo, banor i Fierit.
Sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit, ndotja e lumit Gjanica vjen si rrjedhojë e shkarkimeve nga kompanitë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.
?Janë kryer 11 inspektime janë vendosur 5 masa administrative dënim me gjobë me vlera të ndryshme, nga 5 milionë lekë të vjetra deri në 10 milionë”, thotë një insepektor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit.
BIRN mësoi se një nga kompanitë e gjobitura është dhe rafineria e naftës në pronësi të “Al Global Oil”. E vendosur në zonën industriale të qytetit, kjo kompani i derdh ujërat teknologjike në një kolektor pranë lumit.
Drejtuesi teknik thotë se shkarkimet e rafinerisë janë brenda parametrave të lejes mjedisore. Ai pranon se në rast vërshimesh edhe mbetje nga rafineria përfundojnë në lumë, por këto janë raste të rralla.
?Ne vërtet shkarkojmë në Gjanicë, shkarkojmë ujëra teknologjikë, por këto janë brenda parametrave. Ka raste ku mund të vinë edhe nga rafineria, në momentet që ka shira dhe ka përmbytje”, thotë Robert Shehaj, nga “Al Global Oil”.
I gjatë 42 kilometra, Gjanica është një degë e lumit të Semanit. Ai konsiderohet si lumi më i ndotur në Shqipëri. Përveç rafinerisë së Fierit, në këtë lumë shkarkon ujërat teknologjike edhe rafineria e Ballshit dhe stacioni i dekantimi i fushës naftëmbajtëse të Visokës.
Fatos Mihali, drejtues i një televizioni në Fier, shprehet se investimet e Rilindjes Urbane në brigjet e Gjanicës nuk e kanë zgjidhur problemin e ndotjes, e cila sipas tij duhej të ishte prioritet.
?Ky lum tashmë është prishur fare dhe qytetarët ndjejnë aroma të pakëndëshme, mbytësë, jashtëzakonisht të rënda, sidomos gjatë verës kur temperaturat janë shumë të larta. E para fare kjo duhet të ishte, të heqim derdhjen, të heqim mundësinë e shkarkimeve në Gjanicë – që nga burimi deri këtu, dhe pastaj të merreshim me mirëmbajtjen dhe rregullimin e saj”, thotë zoti Mihali.
Kryetari i bashkisë së Fierit shprehet se ndotja e sotme e Gjanicës ka filluar gjatë kohës së komunizmit, periudhë kur qeveria i dha përparësi industrisë së naftës. Megjithatë, ai thekson se ka ardhur koha që këto raporte të rishikohen duke i kushtuar rëndësinë e duhur mjedisit.
?Lumi Gjanica ishte një lumë plotësisht i pastër, madje thonin se këtu madje lanin rrobat shpesh herë. Por ndërtimi i rafinerisë së Fierit dhe Ballshit dhe në një lloj kuptimi me një lloj vetdije të plotë ku dekantimi do të derdhej në lumë, bëri që çdo gjë të ndryshonte negativisht. Zgjidhejet janë që këto kompani, qoftë kompanitë që operojnë rafineritë, qoftë kompanitë që operojnë në nxjerrjene naftës ti investojnë një pjesë të fitimeve të tyre në këtë sektor”, thotë zoti Aramando Subashi.
Sipas Subashit teknologjia për impiantet e pastrimit ekziston dhe kërkohet një investim nga kompanitë hidrokarbure prej 2 deri në 4 milionë euro për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem./CNA.al
Trashëgimtarja e Top Channel dhe blogerja Lori Hoxha, ka për...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar ditën e sotme ...
Ditën e hënë, më 18 tetor do të nisë viti i ri akademik, i c...
Ambientalisti Sazan Guri, ka folur me tone të forta gjatë pr...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka fol...
Dhjetra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin “...
Finalizohet nisma “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe deputetet e Parti...
Gazetari i njohur shqiptar, Artjan Tepelena ka humbur jetën ...
Gazetari i njohur Artjan Tepelena ka ndërruar jetë sot në mo...
Gazetari i njohur Artjan Tepelena ka ndërruar jetë në moshën...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me st...
Kursi i këmbimit nuk njeh luhatje. Nuk ka asnjë ndryshim në ...
Sipas MeteoAlb, ultësira perëndimore do të karakterizohet ng...
Pune jashtë orarit, kohë pa kohë, e papaguar. Është kjo situ...
Pediatrja e njohur Lira Gjika, e ftuar në emision “Java” ka ...
Më 12 tetor në Kuvendin e Shqipërisë u mblodhën të gjithë re...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...