Alibeaj: Rama të paguajë kokërr më kokërr për “Becchettin”
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë seancës plenare se brenda vitit do të dërgojmë në hapësirë dy satelitë, ?Albania 1? dhe ?Albania 2?.
Nga foltorja e Parlamentit, Këlliçi u shpreh se javës tjetër Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.
Deputeti i PD i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe zëvendësit të tij Arben Ahmetaj që të dalin në terren dhe t?ua komunikojnë në sy qytetarëve rritjen e çmimeve.
“S?paskan faj të rinjtë, mbi të gjitha, por edhe qytetarët që thonë se kryeministri ka lëshuar pëllumbat. I vetmi kryeministër në botë që, ndërkohë që në vendin e tij është rritur çmimi i bukës, i energjisë elektrike dhe karburanteve me urdhër të tij, vjen dhe tallet këtu para qytetarëve duke folur për satelitët që do lëshojë në orbitë. Pëllumbat e tu zotëri, mirë që i ke lëshuar, por tani paskan shkuar edhe në orbitë, jashtë orbite. Kot nuk e ke lënë mjekrën, për t?i ngjarë Ismail Qemalit, por tashmë idhull paske edhe Juri Gagarinin, si i pari njeri që shkoi në hapësirë.
Çudi nuk do të jetë në fakt kur javën tjetër kryeministri Edi Rama të vijë këtu para jush dhe të njoftojë hapjen e punimeve, hapjen e tenderit për punimet e rrugës së Qumështit. Deri këtu ka vajtur megalomania, megjithatë unë dy fjalë dua t?i them për gjithë qytetarët që na ndjekin, sepse kanë kaluar pak javë nga nisja e kësaj legjislature dhe e mandatit të ri qeverisës. Mirëpo dita, thotë populli, duket që në mëngjes. Ju të kampit socialist nuk po pushoni fare.
Nuk njihni fundjavë. Punoni çdo ditë për t?ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë. Me një fytyrë triumfaliste, kryesocialisti juaj njoftoi rritjen e çmimit të bukës, të energjisë elektrike dhe të karburanteve. Socialist ideali, jo shaka. Nga ai lloj i rrallë socialisti që thotë se ?në Shqipëri nuk ka njerëz që vuajnë për bukë?, e ku ndërkohë mjerimi është ulur këmbëkryq në qindra-mijëra familje shqiptare që sot nuk i garantojnë dot më shumë se 1 vakt fëmijëve të tyre.
Një tjetër socialist, eksperti i korrupsionit në qeveri, thotë se ?rritja e çmimit të bukës me 10 lekë është e përballueshme?. Këto duken si batuta të shkëputura nga filmi ?Përballimi?, ku heroi i jepte të birit bukë lepurushi. Po për fatin e keq të Shqipërisë, Edi dhe Beni nuk janë personazhe filmash, por kryeministri dhe zëvendësi i tij. Pra, dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë, se ua mban xhepi.
Po kush më mirë se Edi dhe Beni i njeh xhepat e shqiptarëve? Kanë 8 vite që u janë futur nëpër xhepa e po rrëmojnë ç?ka mbetur.
Hajdeni në zonën time, atje në Kombinat, Kashar, Pezë, Vaqarr, Ndroq, Yrshek, Yzberisht, Mëzez, Unazë e Re dhe thuajuni qytetarëve në sy që rritja e çmimit të bukës është e përballueshme. Veçse hajdeni të pashoqëruar nga truprojat, se mund tu mbajnë aty që ta provoni jetesën me rrogat dhe pensionet e tyre. Të jetoni gju më gju me popullin, siç i ka hije një socialisti 24-karatësh si ju. Në fund të muajit do tu bjerë të fikët nga mungesa e biftekut të Nusretit.
Duke qenë se ju keni vesin e vjetër që kaloni nga fitorja në fitore, nuk u mjaftuat me bukën por njoftuat rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Çdo t?u bëni shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e rritur të dritave? Do u tregoni burgun? Recetën e kësaj çorbe e ka Rama.
Në 8 vjet, qeveria juaj nuk ndërtoi asnjë burim të ri energjie. Nuk ka filluar ende asnjë punim për ndërtimin e parqeve energjitike të burimeve të rinovueshme.
Prej më shumë se 3 vitesh nuk është vënë në punë asnjë burim hidrik i prodhuesve privatë. Investimi i fundit domethënës janë dy HEC-e në kaskadën e Devollit, të kontraktuara nga qeveria e PD.
Dështimi yt dhe i qeverisë tënde lodër për të ndjekur direktivat e BE në liberalizimin e tregut. Dështimi për të krijuar Bursën Shqiptare të Energjisë. Ke 23 vite që thua ?nuk jam politikan? kur ke po kaq vite që jeton me politikë. Zonja dhe zotërinj! Kolegë të çdo krahu!
Po i lëmë Shqipërisë dhe të rinjve të saj një mal me borxhe. Ka vetëm një mënyrë për të marrë frymë. Për të ndalur rritjen e borxhit dhe rritjen stratosferike të çmimeve, duhet të ndalim me çdo kusht Edi Ramën dhe prapavijën e tij.
Dhe unë kam një mesazh për të gjithë qytetarët, duke nisur nga Partia Demokratike: E vetmja zgjidhje për të ndalur falimentin e vendit dhe për të rimarrë Shqipërinë është mbushja e shesheve“, deklaron Këlliçi./ CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë fjal...
Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, dikujt tjetër se basha ...
Deputetja e PD, Grida Duma, gjatë fjalimit të saj në Kuvend ...
Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhj...
Kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit per Euro...
Ish presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë ...
Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur...
Analistët Ermal Hasimja dhe Ben Andoni kanë folur rreth zhvi...
Deputeti Erion Braçe gjatën fjalës së tij në Kuvend tha se m...
Si çdo të enjte, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në ...
Administratori i OSHEE Adrian Çela ka hedhur poshtë akuzat e...
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën...
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf...
Nga Foltorja e Kuvendit, ndërsa iu përgjigj akuzave të Opozi...
Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë dit...
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretend...
Nesër në mjediset e “Polit të Drejtësisë”, do të zhvillohet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është shoqëruar me ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...