web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Braçe “sulmon” qytetarët/ “Çmimet nuk caktohen në protesta”

7 Tetor 2021, 07:24, Aktualitet CNA

Erion Braçe, i cili që prej se është larguar nga Qeveria e kemi parë të bëjë opozitarin, më shumë se vetë Opozita.

Braçe ka reaguar për skandale, për të cilat kishte heshtur kur kishte qenë pjesë e Qeverisë dhe papritur është kujtuar se ekzistojnë kur e pa veten jashtë Qeverisë.

?Më mirë vonë se kurrë?, – thotë populli. Por, kjo shprehje do t?i shkonte përshtat Braçes nëse nuk bëhej vetë skandal.

Ai ka dalë kundër protestës së qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Sigurisht që rritja e çmimeve nuk e prek Braçen dhe kategorinë e tij, ndaj e quan populizëm reagimin e qytetarëve.

Është skandaloze mënyra se si deklarohet, duke shfajësuar Qeverinë apo dhe politikën përgjatë këtyre 30 viteve që ka rrjepur dhe varfëruar qytetarët.

?E para, është populizëm të thuash ?kemi 30 vite në ekonomi tregu dhe çmimet nuk i vendos Qeveria?, referuar rritjes së çmimeve.

Qeveria jo, por institucione publike e të pavarura, rregullatore, e bëjnë që çke me të.

Çmimi i energjisë është çmim i rregulluar, çmimi i ujit është çmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik.

Te bësh populizëm e të tërhiqesh plotësisht, do të thotë t?u lësh dore të lirë abuzuesve në treg, të cilët minimalisht, ndihen të pa vëzhguar, të pa hetuar, të pa ndëshkuar për abuzimet e tyre në tregje.

Shqip, i nxit!

E dyta, në një ekonomi tregu funksionale, konkurruese, çmimet vendosen nga kërkesa dhe oferta në tregjet kombëtare.

E treta, çmimet nuk caktohen në protesta, është thelbësisht populizëm të pretendosh se me protesta do caktosh çmime në treg?, shkruan Braçe në rrjete sociale.

A duhet të kontrollohen institucionet këto pubkliket e të pavaruara për të cilat Braçe “kërcet” dhëmbët se kanë rritur çmimet dhe se Qeveria nuk paska faj, se nuk ditka se ç bëhet.

Por, përse Braçe nuk zbardh lidhjet e Qeveritarëve me ata që abuzojnë me çmimet, sa shkruan një roman kundër protestës së qytetarëve, një pjesë e madhe e të cilëve edhe bukën e blejnë me listë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga