Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
SPAK ka mbyllur hetimet për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar ?Kulmi?.
Bëhet për, Ilirjan Duçkollalri, Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.
Gjatë operacionit ?Kulmi? u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro.
37 urdhër arreste u ekzekutuan, të cilat janë finalizuar në vitin 2021, Shqipëri-Itali, ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone.
Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.
?Mariglen Shusha dhe Donial Drolli me bashkëpunimin e tyre kanë bërë të mundur të identifikohet i Ilirjan Duçellari me emrin ?daja? dhe të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e lëndës narkotike në dy plantacionet e të sekuestrimit të saj në Bari, duke dhënë rrethana për faktin penal dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Shusha dhe Drolli kanë konfirmuar rrethana fakti se pjesën më të madhe të lëndës narkotike të sekuestruar nga D.I.A. në Bari më 17 Dhjetor 2016, e zotëronte drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari Zaimi i njohur në Shqipëri, si Lani e ?sy bardhi? e i thirrur ?daja? nga pjesëmarrësit e grupit kriminal bareze, të cilën e përdorte për të arritur objektivin e përbashkët ë shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali, si formë respekti për funksionin komandues që luante a për pozicionin që kishte në furnizimin me lëndë narkotike; ishte ?sponda? shqiptare për grupet kriminale bareze, në gjendje të furnizonin e të garantonin lëndën narkotike në qytetin e Barit në Puglia e në krahinat e tjera në mënyrë konstante e të vazhdueshme.
E kanë përshkruar si ai që vendoste strategjitë operative të trafikimit e financonte kostot në Shqipëri e në Itali duke marrë përsipër personalisht rreziqet, humbjet e mundshme, u jepte urdhëra pjesëtarëve të grupit kriminal shqiptar për kryerjen e aktiviteteve të lidhura me të, nëpërmjet Mariglen Shushas vendoste e drejtonte aktivitetet e shkarkimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali?, thuhet në dosje.
Në 8 mars të vitit 2017 ata kanë transportuar 1 20 kg lëndë narkotike kanabis me një gomone oqeanike. Në momentin e mbërritjes në Itali janë arrestuar nga policia. Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin Italian.
Elton Hamza i ka thënë hetuesve se kishin garanci nga policia lokale për transportimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike dhe trafkimin nga brigjet shqiptare në Itali.
?Bashkëpunëtori i drejtësisë Elton Hamza ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga Policia Lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transportimin e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri tek vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali?, thuhet në dosje.
Ilirjan Duçellari kishte pushtet dhe ?blinte? punonjësit e policisë me shuma të mëdha eurosh, vetëm për t?a lejuar që të transportonte lëndë narkotike në shtetin fqinj.
Kujtojmë se i penduari i drejtësisë, Marenglen Shusha, rrëfen se ?Lani? apo Ilirjan Ducellari apo Zaimi kishte persona të ndryshëm që ruanin gomonen kur kalonte në det dhe të tokë dhe në momentet e aksionit paguante për fikjen e radarëve.
?Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006.
Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t?i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.
Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.
Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ?Lani? edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit.
Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.
Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë:
?Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin ? e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm?
Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli? sepse ishte parë Ilirjani? sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës??, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë./CNA.al
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk “dorëzohet” përballë kë...
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti, për...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë alarmin në lidhj...
Saimir Hoxha, nuk do t’i mungojë vetëm familjes por edhe kol...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje tronditës...
Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka folur për ngjarjen e rëndë, ...
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi pikëpyetjet e ngrit...
Valbona Kolgjini, nëna e 21 vjeçarit Aldi Rama, autorit të d...
Operacioni policor i koduar “Porositësit”, i zhvilluar nga S...
Mbi 100 kg kanabis dhe 44 doza kokainë janë sekuestruar në F...
I dyshuari për vrasjen e Edison Begajt, 36-vjeçari Mitri Pr...
Një grua shtatzënë raportohet se ka ndërruar jetë nga Covid ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Ramazan Bogdani në ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arre...
Vijon operacioni policor i koduar Përimetri. Së fundi janë ...
Saimir Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit si “Dës...
Trupi i pajetë i 21 vjeçarit Aldi Rama, i cili dyshohet se ë...
Një shtetas me iniciale R.K është arrestuar nga policia në K...
Mesditën e sotme kanë dalë pamjet nga vendi ku humbi jetën n...
Saimir Hoxha, efektivi i antidrogës në Lezhë, humbi jetën dj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...