Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Trupi i pajetë i 21 vjeçarit Aldi Rama, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha, ndodhet ende në morgun e spitalit të Traumës.
Aktualisht trupi i të riut po i nënshtrohet ekzaminimeve nga ekspertë të ardhur nga Tirana, dhe më pas pritet të merret nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve të marra në terren, bëhet me dije se jashtë morgut të spitalit ndodhet vetëm tezja e të riut , por që nuk ka pranuar të bëjë asnje deklaratë për mediat.
Ndërkohë babai i Aldi Ramës, Rufan Rama, i cili jeton prej disa vitesh në Greqi, gjatë një bisede telefonike në emisionin Shqipëria Live, ka treguar se djali i tij është rritur mes varfërisë nga dy gjyshërit e tij.
Ai ka hedhur poshtë zërat se djali i tij është trafikant droge. Nëse do ishte kështu atëherë Aldi nuk kishte pse të jetonte me gjyshërit e tij, por do kishim një jetë më mirë bashkë.
Rufani tregon më tej së është ndarë nga bashkëshortja e tij në momentin kur ai është futur në burg. Ndërkohë Aldi është detyruar të jetojë me gjyshërit në Lezhë. Sipas Rufan Ramës, e ëma e djalit pas divorcit nuk kishte mundësi ta mbante ekonomikisht.
?Në vitin 2016 e kisha këtu në Greqi dhe punonte. U lidh me një vajzë dhe më pas iku në Shqipëri. E dashura përdorte lëndë narkotike dhe kur Aldi e mori vesh e la. I tha edhe mamasë së vajzës. Nuk po gënjej, jam tepër i saktë. Më pas ajo i bëri denoncim se e ka dhunuar.
Kur Aldi u fut në burg kishte një të dashur tjetër. Ajo e ka pyetur atë vajzën se pse e denoncova dhe ka thënë se e ka bërë për hakmarrje?, rrëfen babai i 21-vjeçarit, i cili ka qenë në burg disa herë.
I pyetur sërish në lidhje me akuzat për përdhunim që ish-e dashura e Aldit ka bërë për të, Rufani ka thënë në Shqipëri Live: ?Avokati i Aldit ka folur me të dashurën e tij, e cila ka komunikuar me vajzën që e ka denoncuar. Ajo i ka thënë se donte të hakmerrej?.
?Djali im tani ka bërë një krim të madh dhe shkon në tokë sot. Mos të shtojmë më gjëra koti. Ishte një fëmijë pa prindër, nuk ishte grup terrorist . Vajza ma shkatërroi Aldin, nuk qëndroi në Greqi për të. Në Shqipëri nuk punonte, se nuk kishte ku të gjente. Pasi doli nga burgu e lanë më kusht që të mos dilte jashtë. Meqenëse paska qenë i rrezikshëm Aldi si e la shteti të lirë, pse nuk u interesua ku do të rrinte. Më ka thënë plaku që marrin pension të vogël, Aldi po vuan për bukë. I kam çuar500 euro, pa letra nuk vija në Shqipëri. Do doja të bëja shumë për të, por nuk kam pasur mundësi?, është shprehur më tej ai.
Ndërsa, Valbona Kolgjini nëna e 21-vjeçarit jetonte në Durrës te motra e saj, ka thënë se nuk kishte kontakte me djalin e saj.
Menjëherë pas krimit që kreu 21-vjeçari, nëna e tij është shoqëruar nga Policia ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.
Sipas “BË”, Valbona Kolgjini ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.
Ndërkohë ditën e sotme ajo s’ka pranuar të flasë për mediat pasi në shtëpinë e saj janë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.
Një shtetas me iniciale R.K është arrestuar nga policia në K...
Mesditën e sotme kanë dalë pamjet nga vendi ku humbi jetën n...
Saimir Hoxha, efektivi i antidrogës në Lezhë, humbi jetën dj...
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ekzekutimi i nënkomis...
Gjykata e Sarandës, një ditë më parë ka aprovuar kërkesën e ...
Bashkëshorti i Anila Bazellit, mësueses 46-vjeçare që ndërro...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjsh...
I dyshuari për vrasjen e efektivit të Policisë, 21 vjeçari A...
Gazetarja Anila Hoxha, duke folur për rastin e 21-vjeçarit A...
Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka folur për rrethana...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e qyte...
Është zbardhur dëshminë e babait të një prej personave që is...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën e vrasjes së ofice...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur rreth dinamikës s...
21 vjeçari Aldi Rama autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir...
Autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, është dërguar...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetim...
Autori i vrasjes së efektivit, Saimir Hoxha, në Lezhë ka ten...
Në media po qarkullon një dëshmi e një shefi krimesh në Lezh...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Lez...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...