Reciprociteti i targave/ Kosova dhe Serbia arrijnë dakordësinë në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas...
Rregullat strikte ende po zbatohen në shumë vende të Evropës, ndërsa kufizimet në Suedi janë hequr tërësisht. Rruga e Suedisë ishte dhe është e veçantë.
Skandinavët janë të ngjashëm në vështrim të parë: shumë përparimtarë, të mësuar me mirëqenie, me taksa jashtëzakonisht të larta për birrën. Por sigurisht që kjo përshtypje e parë është gabim i madh. Në realitet, dallimet mes kombeve skandinave janë aq të mëdha sa edhe vet thellësia e një Fjordi norvegjez.
Kjo fillon me përshkrimin e vet skandinavëve ndaj njeri-tjetrit. Kur flet me një danez mëson pa e pyetur fare se suedezët janë arrogantë. Suedezët, nga ana tjetër, i konsiderojnë danezët si ekscentrikë. Të dy popujt i ndërlidh zilia ndaj norvegjezëve të pasur për shkak të rezervave të tyre të mëdha të naftës dhe gazit.
Modeli i qytetarit të vetëdijshëm
Por çfarë i bën gjërat edhe më të ndërlikuara është se në fakt disa stereotipe dhe paragjykime janë paksa të drejta. Kështu suedezët zhvilluan modelin e tyre të kontrollit të pandemisë. Nuk ishin politikanët ata që vendosën se çfarë të bënin për të përballuar sëmundjen tinzare. Ata ia lanë fushën shkencëtarëve.
Ata dhanë këshilla përmes mediave se si duhet të sillen qytetarët: lani duart, mbani distancë. Rekomandime që suedezët mund t’i ndjekin por nuk janë të detyruar. Një mbyllje e rreptë ose gjoba të larta për shkeljet, si në vendet e tjera, nuk i përshtaten modelit suedez të qytetarit përgjegjës që kujdeset vet për mbrojtjen e tij. Me pasoja fatale, siç u pa më vonë.
Së pari, shkencëtarët e Suedisë qetësonin popullsinë: Nuk ka gjasa që pandemia të përhapet në vendin me dendësi të ulët popullsie. Restorantet, shkollat ??dhe dyqanet mbetën të hapura. Por virusi nuk u ndal në kufijtë e Suedisë. Ai u përhap si kudo në botë, veçanërisht në shtëpitë e të moshuarve. Shkalla e infektimeve dhe vdekjeve ishte dukshëm më e lartë se në vendet fqinje. Gjëja e mahnitshme është se ky dështim nuk minoi autoritetin e ekspertëve të Suedisë. Madje ata kontestojnë deri më sot ato që thotë Organizata Botërore e Shëndetit, se mbajtja e maskave mbron nga korona.
Fundi i masave ndaj koronavirusit
Nga 29 shtatori suedezët – si danezët dhe norvegjezët më parë – kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit. Ekspertët e justifikojnë këtë me shkallën e lartë të vaksinimit, veçanërisht në pjesën më të moshuar të popullsisë. Kushdo që donte të vaksinohej mund ta bënte këtë në muajt e fundit. E ata që nuk duan ta bëjnë, është faji i tyre për pasojat. Të gjitha vendet skandinave kanë një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të digjitalizuar. Ka edhe mjaft shtretër të lirë në spitale në pavionet e kujdesit intensiv.
Përkundër numrit relativisht të lartë të viktimave- Shumica e suedezëve janë mjaft të kënaqur me strategjinë e tyre kombëtare kundër koronavirusit dhe vazhdojnë t’i besojnë shtetit. Ata theksojnë se pandemia ka dëmtuar ekonominë e Suedisë më pak se kudo tjetër. Ata shpjegojnë se shkollat ??dhe kopshtet mbetën të hapura gjatë gjithë kohës. Edhe nëse një mësues sëmurej me koronavirus në muajt e fundit, për aq kohë sa simptomat ishin të kufizuara, ai mund të vazhdonte të jepte mësim. Diçka e tillë është e paimagjinueshme në vendet e tjera të BE-së, ku arsimtarët e infektuar natyrisht qëndrojnë në shtëpi, përndryshe ata do ta përhapin virusin më tej.
Nga ana tjetër, shteti social suedez mund të funksionojë vetëm me kopshte dhe shkolla të hapura. Për shkak të taksave të larta, familjet nuk kanë zgjidhje tjetër: baballarët dhe nënat duhet të fitojnë para për të mbajtur familjen. Vendbanimet në Stokholm janë të pakta dhe të shtrenjta. Gjatë ditës, fëmijët duhet të jenë nën përkujdesje në mënyrë që të dy prindërit të mund të punojnë.
Rezervimi ndaj kritikës
Në dallim nga gazetarët gjermanë, francezë ose britanikë, të cilët kritikojnë ashpër qeveritë e tyre për gabime, shtypi suedez është më i rezervuar. Ai preferon të shpjegojë dhe shpjegon në mënyrë gjithëpërfshirëse – një gazetari konstruktive që nuk e vë në dyshim gjendjen e mirë. Edhe kjo bën që suedezët e kanë më të vështirë të zbardhin gabimet e tyre në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
E pra është e vërtetë që suedezët janë ndryshe./DW
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas...
Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar...
Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së...
Në Kosovë vijon të bjerë numri i personave të prekur nga Cov...
Presidentja e KE, Von der Leyen ndodhet sot për një vizitë z...
Sipas USAToday, hetimet e fundit në lidhje me zgjedhjet në A...
Zhvillimi demografik në Gjermani po ndryshon edhe rregullat ...
Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shë...
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një int...
Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të K...
Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të...
Shakaja që qarkullonte në Berlin para se gjermanët të votoni...
Gentian Sala, ish-drejtor i Autoritetit të Mediave Audiovizi...
Këshilltarja e Partisë Social Demokrate në Gjermani, Rezarta...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se nga 1.442...
Afërdita Suka, deputetja shqiptare e sapo-zgjedhur në landin...
Rezultatet paraprake të publikuara të hënën, treguan se soci...
Gjatë një konference të përbashkët për mediat, me kryeminist...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kreten, mëngjesin e sotëm. ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar me tone mj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...