Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA?!
Ditët e fundit në skenën politike shqiptare, është rikthye...
Në të gjitha qarqet mediatike, politike, por dhe nga shumë qytetarë të cilët interesohen për politiken e ditës, pyetja është çfarë do ndodhë me Partinë Demokratike?
Shumë njerëz pyesin se a do rikthehet apo jo Berisha në krye të Partisë Demokratike, çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën? Nëse iken ai kush është zgjidhja tjetër? Sa është dëmtuar PD-ja nga ky debat, nga kjo përplasje? Cilat janë kostot që ka marrë? E kështu me radhë.
Së pari është një fakt i padiskutueshëm që kostoja që ka dhënë kjo përplasje në PD është maksimale. E gjithë trupa elektorale e Partisë Demokratike është kundër kryetarit të saj, Lulzim Basha, i cili ka ngelur i vetmuar në zyrën e tij me disa nga mbështetësit kryesorë, të cilët në fakt po përpiqen të luajnë me dy porta.
Disa komunikojnë “nën rrogoz” me Berishën. Pra, Luli duket se është i vetëm dhe njerëzit që e mbështesin si Alfred Rushaj, Grida Duma apo Gazment Bardhi janë njerëz pa votë politike, pa mbështetje në strukturat e partisë. Në zgjedhjet e fundit nuk kanë mbledhur vota, e kështu me radhë.
Kostoja e parë qëndron tek fakti se partia është kundër kryetarit.
Kostoja e dytë është fakti se PD-ja nuk është më e bashkuar, por është më e përçarë.
Dhe së treti Partia Demokratike ka më pak vota.
Në qoftë se sot do të bëheshin sondazhe apo do të kishim zgjedhje së afërmi, PD-ja do të kishte ndoshta gjysmën e votave që mori në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Problemi në fakt është Sali Berisha, nuk është më Lulzim Basha.
Lulzim Basha është i ikur, ka një parti kundër. Sado të përpiqet ta mbajë, të bëjë lojëra, gënjeshtra, veprime, të mos njohë kuvendet, të tentojë të ikë në SHBA, t?i rikthehet viza, edhe sikur t?i dalë ambasadorja në krah nëpër protesta dhe mitingje, Lulzim Basha është i ikur, sepse është një kryetar me partinë kundër. Dhe kjo nuk diskutohet.
Basha ka gënjyer demokratët, trupën elektorale në këto tetë vite, pa folur dhe për gënjeshtrën që i ka thënë Ambasadës së SHBA, se ?kam gjithë partinë nën kontroll?. Kur në fakt duket qartazi se nuk ka asgjë nën kontroll dhe se janë të gjithë kundër tij. Luli është i ikur dhe ka për t’u larguar shumë shpejt.
Shumë njerëz mendojnë se ai nuk ka për të dhënë dorëheqjen. Por, edhe nëse nuk do ikë me dorëheqje, brenda dhjetorit do të shkarkohet nga Kuvendi. E në rast se nuk do ta njohë Kuvendin, do të ketë një përplasje e cila do ta detyrojë të largohet sepse do të ngelet i vetëm me 3-4 deputetë dhe nuk do të ketë më asnjë vlerë Partia Demokratike në rast se një kryetar qëndron me dhunë në krye të saj.
Pra, thjeshtë dhe vetëm është një parti që ai nuk mund ta mbajë më peng dhe do të detyrohet të largohet me çdo kusht.
Sot nuk diskutohet më Lulzim Basha. Sepse ata që mendojnë se Ambasada e SHBA-ve ka hallin e Lulit, e kanë gabim. Ambasada e SHBA-ve nuk ka më hallin e Lulit, por ka problem Sali Berishën. Pasi ndaj tij është shpallur një vendim, ai është kthyer në lëvizje politike, ka një frymë ndaj këtij vendimi, jo atij të dhënë nga SHBA për rastin e shpalljes non-grata, por për çfarë ka deklaruar Basha, për ta përjashtuar Doktorin nga grupi parlamentar.
Pra, reagimi është për këtë çështje. Dhe Berisha ka shkuar në parlament dhe ka filluar ?Foltoren? e tij. Njerëzit I kërkojnë të rikthehet.
Çfarë ndodh me ndërkombëtarët, kur ata kërkojnë një veprim të caktuar politik, kur ai nuk zbatohet dhe kur shumica e qytetarëve janë kundër?
Kjo do të thotë se ata kanë një problem. Kanë probleme dhe me vendin e tyre. Pra, me administratën e tyre të lartë.
Prandaj për zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Tiranë, problemi është Berisha.
Berisha nuk ka thënë se do të rikthehet. Por, edhe ka deklaruar se nuk do të tërhiqet deri në largimin e Lulzim Bashës.
Pra, largimi i Lulit është i panegociueshm.
Tashmë problemi i Ambasadës së SHBA në Tiranë është: A do ta marrë vetë Berisha drejtimin e PD-së apo edhe ai do të zgjedhë një person të tretë, i cili mund të jetë i pranueshëm dhe mund të bashkojë rrymat brenda partisë?
Se sa për Lulzim Bashën tashmë është një ?kufomë politike?, brenda Partisë Demokratike.
Ai mund të dalë me vete, mund të krijojë një parti politike, mund të tentojë të marrë disa deputetë, e të tjera si këto, por në Partinë Demokratike, duket se historia e tij është në mbyllje përfundimtare.
Prandaj ajo që është e lexueshme është fakti se Lulzim Basha e ka mbyllur ciklin dhe Ambasada e SHBA-ve, shqetësim ka Sali Berishën. Ky është ekuacioni i panjohur.
Apo Doktori do të sillet më diplomat, do të tërhiqet një hap në rast se Lulzim Basha jep dorëheqjen dhe në krye të PD-së do vendoset një emër tjetër? Kushdo qoftë ai. Qoftë edhe ndonjë teknicien për të bashkuar palët dhe për të mos çuar drejt një ndarje përfundimtare të PD-së, e cila do të ishte një katastrofë për Opozitën.
Nga ana tjetër për të gjithë ata që mendojnë se mbështetja e SHBA-ve ndaj Bashës do ti sjellë rritje, do ta bashkojë partinë, do ta mbështesin njerëzit dhe do të ketë fitore, gabimi është i padiskutueshëm.
Kjo jo si paragjykim, por si fakt.
Kujtojmë këtu Eduard Selamin, që mbështeti ambasada e SHBA-ve në garën përballë Lulzim Bashës. Nuk është asgjëkundi, ka ikur nga politika.
Kujtojmë Rudina Hajdarin, një mbështetje e hapur dhe suport i plotë ndaj saj, nga SHBA. Por, përfundoi me 600 apo 700 vota.
Partitë e tjera apo deputetët e tjerë që ishin në parlament. Që nuk dogjën mandatet por me mbështetjen e SHBA-ve hynë në parlament dhe u bënë deputetë. Pra, i qëndruan faktorit politik të vendit, të mbështetur nga SHBA. Asnjëri prej tyre nuk është më në politikë. Janë përdorur dhe janë larguar.
Edhe rasti i Lulzim Bashës, ky është. U thirr për t?u përdorur. U përdor dhe tashmë do largohet.
Problem, siç e theksuam dhe më lart, ngelet Sali Berisha. A do ta marrë ai PD-në, apo do të bëjë një hap pas për të pranuar që në krye të PD-së të vendoset dikush tjetër, i cili bashkon palët dhe nuk është një ushtar i tij i bindur, siç ka qënë Lulzim Basha, deri ditën që e tradhëtoi?./CNA.al
Ditët e fundit në skenën politike shqiptare, është rikthye...
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i demokrat...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Lulzim Basha, vijon të keqpërdorë postin e kryetarit, duke m...
Nga Elvi FUNDO Një debat i zjarrtë është rindezur nga dita e...
Lulzim Basha pritet së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve. Bu...
Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila pushoi ...
Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksidente.Dy automjete janë për...
Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ...
Anëtari i grupimit ‘Për PD’, Bislim Ahmetaj, ka deklaruar se...
Sot në Durrë është mbajtur ‘Foltorja” e katërt e ish kryemin...
Në studion e “Now”, Eno Bozdo nga Partia Demokratike tha se ...
Sot në mbrëmje Lulzim Basha bëri një deklaratë publike nëpër...
Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë ng...
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili sot ishte bashkë me...
Ish ministri Ylli Manjani ka komentuar reagimin e Partisë De...
Partia Demokratike reagoi në lidhje me deklaratën e aktivist...
Deklarata e fortë e aktivistes Evi Kokalari nga Foltorja e D...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka qëndruar krah ...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ia ka ‘plasur’ h...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...