Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokuroitv të Tiranës, Dritan Gina.
Gina ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.
Pas tetë seancash në KPK, Dritan Gina mori sot vendimin përfundimtar nga Komisioni i Vetingut.
Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. Kështu që vendimi i KPK është marrë në mungesë.
Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.
Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.
Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. ?Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç?të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua??, tha ia.
Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek ?Shkëmbi i Kavajës?, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.
Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se ?Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç?punë kam unë tani që më dalin probleme??.
Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t?u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.
Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Kom...
Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë dhe pr...
Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë s...
Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të p...
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bu...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga det...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është përfshirë nga kaosi, për...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në det...
Kushtetuta e RSH parashikon se në korrik 2022 mbaron mandati...
Procesi i Vettingut po shkon drejt fundit. Ka ende prokurorë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi që prej Dhjetorit ...
Prokurori i Sarandës Sali Hasa, i cili ndodhet në arrest me ...
Sot është zhvilluar seanca dëgjimore e Prokurorit të rrethit...
Fillimi i procesit të vettingut në Shqipëri, nisi me shumë ...
Procesi i Vettingut, duket se nuk i ka trembur gjyqtarët dhe...
SPAK ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur të funksionojë. Ë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...