U arrestua për korrupsion/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Procesi i Vettingut po shkon drejt fundit. Ka ende prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë dalë në Vetting për të nisur më pas me këshilltarët ligjorë.
Për muajin Shtator, deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar 6 seanca, të cilat nisin me datë 7 Shtator me prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla dhe me gjyqtaren Fierit, Adelina Zarka.
Një ditë më pas me Vettingun do të përballen gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo dhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli.
Me datë 13 Shtator, është piketuar prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe me 15 Shtator rikthehet seanca dëgjimore në KPK, për prokurorin Dritan Gina.
Prokurori i i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla, i është nënshtruar hetimit administrativ nga trupa e KPK-së e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.
Kujtojmë se Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat, i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.
Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës ?Shtëpia e Verdhë?, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.
Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.
Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kallëzoi 17 zyrtarë e nëpunës civilë, për dyshimet se ata kanë fshehur apo refuzuar deklarimin e pasurisë.
Në listë ishte edhe emri i gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka.
Nuk dihet se çfarë bëri Prokuroria me këtë listë, por emrat e atyre që ishin në kallëzimet e ILDKPKIK ishin edhe të refuzuarit e Ambasadës Amerikane.
Që do të thotë u është mohuar kërkesa për viza. Në fakt gjyqtarja Adelina Zarka në vitin 2014 ka hapur një depozite bankare me qëllim marrjen e vizës Kanadeze, siç duket për të udhëtuar drejt vendit ku i studionte vajza, por një gjë e tillë u raportua se i ishte mohuar.
Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimeve të Vetting që në muajin Dhjetor të vitit 2019.
Kristo, në media është lakuar edhe si ?viktimë? e dajës së saj gjyqtarit Stavri Kallço. Pasi ka pasur denoncime nga qytetarët se e njëjta çështje që është gjykuar nga Kallço në Apel dhe që është kthyer në shkallë të parë, është gjykuar nga gjyqtarja Kristo.
Në vitin 2016, Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjani, urdhëroi nisjen e inspektimit, i cili përfundoi duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore.
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli, rezulton se në vitin 2014 është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Masa disiplinore me vërejtje është vendosur, pas kërkesës të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë Nasip Naço, i cili vinte nga radhët e LSI-së.
Gjyqtarja Agolli e ndëshkuar me vërejtje, sa i përket pasurisë, deklarohet si e pastrehë.
Prokurori Arben do të dalë para Vettingut me datë 13 Shtator. Nika nuk është një emër i panjohur pasi më herët, është ulur në detyrë, nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Kujtojmë se Llalla ndërsa ka pranuar propozimin e Këshillit të Prokurorisë për uljen në detyrë për Prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin Arben Nika,
Llalla ka vendosur masën kalim në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore për një periudhë 1-vjeçare.
Sipas Llallës, Nika me mosveprimet e tij kishte kryer shkelje disiplinore në formën e zvarritjes sistematike të hetimeve dhe mospërmbushjeve të detyra.
Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, do të njihet me rezultatet e hetimeve-Vetting me 15 Shtator 2021.
Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019.
Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.
Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi që prej Dhjetorit ...
Prokurori i Sarandës Sali Hasa, i cili ndodhet në arrest me ...
Sot është zhvilluar seanca dëgjimore e Prokurorit të rrethit...
Fillimi i procesit të vettingut në Shqipëri, nisi me shumë ...
Procesi i Vettingut, duket se nuk i ka trembur gjyqtarët dhe...
SPAK ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur të funksionojë. Ë...
Prova që vendosi vulen e përjashtimit nga sistemi i drejtësi...
Gjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra më ...
Procesi i Vettingut do të rinisë në Shtator. Janë 88 gjyqta...
Të gjithë kanë të drejtën të anikojmë vendimin e shkarkimit,...
Në panik nga Vettingu dhjetra prokurorë dhe gjyqtarë kanë dh...
CNA.al e ka ndjekur hap pas hapi procesin e Vettingut, që pr...
5431 qytetarë të pakënaqur me gjyqtarë e prokurorë që i hetu...
Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë fshehur pasurinë, jo vetëm ...
Pesë muaj pas dënimit të formës së prerë për ‘falsifikim dok...
Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyr...
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të K...
Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...