Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.
Zyra e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në një reagim, bëri të ditur, se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse.
“Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, zëdhënësi i Kishës Ruse, Ilarion Alfejev shfaqet me teza dhe me komente cinike rreth ngjarjeve të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi .”
“Kjo konfirmon se Kisha Ruse është në shërbim të interesit shtetërorë të Federatës Ruse dhe vërteton faktin se janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse?, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze.
Zyra e presidentit thekson se deklaratat e fundit nga zëdhënësi i Kishës Ruse Ilarion dhe ministri Lavrov konfirmojnë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.
“Është një mënyrë shumë e vrazhdë dhe e papërshtatshme nga një personalitet kaq i lartë i kishës ndaj Malit të Zi, që tradicionalisht ishte miqësore ndaj Rusisë, kurse komenti i ministrit Lavrov mbi ngjarjet e fundit në Cetinë është gjithashtu nën nivelin e shefit të diplomacisë së Rusisë dhe të reputacionit të tij personal?, thuhet në reagim.
Presidenti Gjukanoviq u referohej pohimeve të transmetuara në kanalin televiziv të Kishës Ortodokse Ruse, që citonte deklaratën e një peshkopi të Kishës Serbe ku pretendohej se 500 njerëz ishin të pranishëm në ngjarjet e fundit në Cetinë dhe se ata flisnin keq serbisht dhe se ishin nga Shqipëria ose vende të tjera të rajonit. Televizioni komentonte se ishte diçka negative që Presidenti Gjukanoviq ishte me ta.
?Ky është një mashtrim i qartë pasi më 4 dhe 5 shtator kishte mijëra qytetarë të Cetinës dhe qytetarë të tjerë malazezë në protesta, dhe se ata kryesisht flisnin gjuhën malazeze, por kishte edhe nga ata që flisnin serbisht, dhe se të gjithë ishin të bashkuar në mbrojtjen e dinjitetit të kryeqytetit dhe shtetit të tyre të Malit të Zi ?, përfundon reagimi i presidencës së Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, javën e kaluar, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dëshironte që në projektin e ?Serbisë së Madhe? ta kishte Kosovën, por pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Sipas tij, Vuçiqi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.
Në një intervistë për mediat kroate Gjukanoviq ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyre që mund të bëhet.
?Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon?, ka thënë Gjukanoviq.
Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiqit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur.
Mali i Zi kohët e fundit është përballur me tensione politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazez. Me 5 shtator Mali i Zi ishte pranë konfliktit ndëretnik gjatë shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, në kryeqytetin historik dhe kulturor të Malit të Zi në Cetinë.
Partitë pro-malazeze që janë kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin të vendit. Presidenti Gjukanoviq ngjarjet e fundit në Mal të Zi i ka cilësuar shumë serioze dhe tejet të rrezikshme për qëndrueshmërinë e rajonit./ VOA
Një vullkan shpërtheu në Ishullin La Palma të Kanarieve të S...
Udhëheqësit botërorë do të kthehen në Kombet e Bashkuara në ...
Gjermania do të mbajë më 26 shtator zgjedhjet parlamentare d...
Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti...
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit...
Australia ka mbrojtur ndryshimin e vendimit të saj për të bl...
Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytet...
Kosova ka shënuar një rënie të shifrave me COVID-19 në 24 or...
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësues...
Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjit...
Pandemia ka goditur rëndë ekonominë duke çuar në falimentimi...
Një sulm me dron i kryer gjatë orëve të fundit të evakuimit ...
Ndërsa vazhdon Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme t...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regj...
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësues...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër u...
Në 24 orët e fundit, në Kosovë, 19 persona kanë humbur jetën...
Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...
Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan z...
Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...