Presidentja Vjosa Osmani, një politikane me parime dhe që guxon të riskojë
Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së...
Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan zgjedhjet demokratike, duke i përshkruar ato si jo-islamike dhe shpesh sulmonin punonjësit e zgjedhjeve dhe tubimet e fushatave zgjedhore në Afganistan.
Por, një zëdhënës i lartë i talebanëve tani thotë se grupi nuk po përjashton mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa po lëviz drejt krijimit të një qeverie të përhershme të bazuar në ligjin islamik (sheriatin).
Në një intervistë me Shërbimin Urdu të Zërit të Amerikës, Suhail Shaheen, zëdhënësi kryesor i zyrës politike të talebanëve në Doha të Katarit, tha se çështja do të përcaktohet në të ardhmen gjatë diskutimit për hartimin e një kushtetute.
“Le të presim për çështjen nëse do të ketë zgjedhje apo jo”, tha Shaheen. “Ne kemi plane për hartimin e një kushtetute në të ardhmen, kështu që ne do ta diskutojmë këtë në të ardhmen kur të hartojmë kushtetutën, jo tani.”
Komentet e zotit Shaheen erdhën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me thirrjen e fundit të Presidentit iranian Ebrahim Raisi për zgjedhje në Afganistan për të përcaktuar të ardhmen e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve ka qenë një shqetësim i madh për shumë pakica etnike dhe grupe anti-talebane në vend.
Në një konferencë shtypi të martën në Kabul, Ministri i Jashtëm i talebanëve në detyrë, Amir Khan Mutaqi, shmangu një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet, duke thënë se vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Afganistanit.
Forcat talebane morën pushtetin më 15 gusht pasi Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shkaktuar rënien e qeverisë së tij dhe evakuimin e më shumë se 100,000 civilëve afganë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Javën e kaluar, talebanët shpallën një qeveri kalimtare të përbërë kryesisht nga anëtarë të grupeve të linjës së ashpër, duke emëruar Mohammad Hassan Akhundin si kryeministër të përkohshëm. Akhund dhe disa anëtarë të tjerë të qeveridë talebane janë në listën e personave ndaj të cilëve Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione.
Në përbërjen e qeverisë mungojnë pakicat etnike dhe gratë që kanë shërbyer në parlament ose kanë mbajtur poste të larta qeveritare në 20 vitet e fundit të demokracisë në vend.
Por talebanët kanë theksuar se emërimet nuk janë të përhershme, duke lënë të kuptohet se gratë do të lejoheshin të shërbenin në qeveri, edhe pse jo në postet ministrore.
“Udhëheqja jonë duhej të emëronte disa ministra në mënyrë që ata të rikthejnë aktivitetin ekonomik në vend dhe të ofrojnë shërbimet thelbësore për njerëzit”, tha Shaheen. “Por, ky kabinet qeveritar nuk është i plotë dhe i përhershëm.”
Edhe pse Kushtetuta e Afganistanit e vitit 2004 thoshte se asnjë ligj nuk do të duhet të binte ndesh me Sheriatin, talebanët kanë thënë se duan ta ndryshojnë atë për ta vënë në përputhje me ligjin islam.
Talebanët nuk organizuan asnjëherë zgjedhje gjatë sundimit të tyre në Afgansitan nga viti 1996 deri në vitin 2001.
Gjatë kryengritjes së tyre, ata u akuzuan për përdorimin e dhunës për të dëmtuar zgjedhjet, duke i parë ato si një traditë perëndimore që është në kundërshtim me fenë islame. Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ?Human Rights Watch?, në vitin 2019, militantët sulmuan tubime politike dhe aktivitete të tjera të lidhura me zgjedhjet, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë.
Në mars, talebanët hodhën poshtë një propozim nga Presidenti i arëhershëm Ashraf Ghani për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, duke këmbëngulur që ai të jepte dorëheqjen si pjesë e një transferimi paqësor të pushtetit./VOA
Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së...
Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mb...
Sitiuata e pandemisë së Covid-19 në Kosovë, vijon të mbetet ...
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në S...
Komisioni Evropian do të propozojë një ligj për të luftuar d...
Në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme, arriti grupi i dytë p...
FBI i ka dhënë një goditje të fortë Mafias në Nju-Jork dhe N...
Organizata e Kombeve të Bashkuara po u bën thirrje vendeve t...
Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhje...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 1...
Greqia ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid edhe për a...
Një grabitje me armë ka ndodhur në një bankë në qendër të At...
Presidenti Joe Biden ripërtëriti të hënën përpjekjen e tij p...
Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres të hënën, S...
Ushtria ruse është duke kryer një stërvitje gjigande, në të ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizito...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizi...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escoba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk do të ke...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...