Covid-19/ Greqia ashpërson masat edhe për adoleshentët
Greqia ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid edhe për a...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 15 shtator do të nisë gjykimi i parë në Hagë ndaj Salih Mustafës.
Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.
Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.
Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për veprat që dyshohet t?i ketë kryer.
Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar 16 dëshimitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.
Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona.
“Trupi Gjykues ka planifikuar disa seanca për muajt shtator dhe tetor. Gjykatësit kanë bërë të ditur se Prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta”, është thënë në komunikatë.
Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ? që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale ? hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./ REL
Greqia ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid edhe për a...
Një grabitje me armë ka ndodhur në një bankë në qendër të At...
Presidenti Joe Biden ripërtëriti të hënën përpjekjen e tij p...
Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres të hënën, S...
Ushtria ruse është duke kryer një stërvitje gjigande, në të ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizito...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizi...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escoba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk do të ke...
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së ...
Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka dhënë...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e të...
Kancerlarja Angela Merkel do të qëndrojë sot dhe nesër (13-1...
Studentët në Afganistan do të jenë të ndarë sipas gjinisë dh...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Gj...
Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shën...
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka deklaruar se...
Autoritetet britanike nuk do të vazhdojnë planin për zbatimi...
Rusia ka vendosur plotësisht tubacionet e gazsjellësit Nord ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...