Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin diplomatik që u shkaktua midis dy aleatëve tradicionalë, kur Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.
Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se qeveria franceze duhet ta kishte ditur se Kanberra kishte “shqetësime të thella dhe serioze” në lidhje me nëndetëset franceze para se të hiqte dorë nga ajo marrëveshje javën e kaluar. Franca është e zemëruar me vendimin e Australisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje miliarda dollarëshe për ndërtimin e nëndetëseve franceze në favor të anijeve amerikane me energji bërthamore.
Zoti Morrison tha se e kupton “zhgënjimin” e qeverisë franceze, por shtoi se ai i kishte ngritur problemet për marrëveshjen “disa muaj më parë”, ashtu siç kishin bërë ministrat e tjerë të qeverisë australiane.
“Unë mendoj se nuk kishte mundësi që ata të mos ta dinin se ne kishim shqetësime të thella dhe serioze se kapaciteti i ofruar nga nëndetëset Attack Class nuk do të përmbushte interesat tona strategjike dhe ne e bëmë shumë të qartë se do të merrnim një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar,” tha ai në një konferencë shtypi në Sidnei.
Zoti Morrison tha se do të kishte qenë “neglizhencë” të zbatohej marrëveshja kundër këshillave të zbulimit dhe mbrojtjes dhe se kjo do të ishte në kundërshtim me interesat strategjike të Australisë.
“Nuk pendohem për vendimin për të vënë interesin kombëtar të Australisë në radhë të parë,” tha ai.
Ministri i Mbrojtjes i Australisë Peter Dutton tha se Kanberra nuk mund të blinte anije franceze me energji bërthamore sepse ato kërkojnë karikim ndërsa nëndetëset amerikane jo.
Ish-ambasadori francez në Shtetet e Bashkuara, Gerard Araud e denoncoi të dielën marrëveshjen mes Australisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si një goditje pas krahëve.
?Jo vetëm që (humbëm) një kontratë të rëndësishme, por një partneritet strategjik u hodh poshtë brenda natës dhe u shpall një partneritet tjetër nga ku Franca është e përjashtuar. Dhe më keq akoma ne zbulojmë se amerikanët dhe australianët kanë komplotuar (pas) shpinës sonë për javë dhe muaj të tërë. Ne jemi aleatë. Aleatët nuk trajtohen kështu?, tha ai.
Australia do të marrë nëndetëse me energji bërthamore si pjesë e një aleance të re mbrojtëse të shpallur me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të mërkurën, në një pakt që shihet gjerësisht se synon të luftojë rritjen e Kinës.
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta e përshëndeti marrëveshjen, si forcim i një aleance përballë një Kine që kërkon të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Indi-Paqësorit.
“Ne do të kemi dallimet tona, do të bëjmë edhe gabime. Por në fund të fundit nëse po përballemi me kundërshtarë të përbashkët, siç është rasti i Kinës dhe Rusisë apo të tjerëve, atëherë është e domosdoshme të punojmë më mirë së bashku”, tha zoti Panetta.
Të premten, Franca thirri ambasadorët e saj nga Kanberra dhe Uashingtoni dhe akuzoi aleatët e saj se kishin “gënjyer” për planet e tyre./ VOA
Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit...
Australia ka mbrojtur ndryshimin e vendimit të saj për të bl...
Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytet...
Kosova ka shënuar një rënie të shifrave me COVID-19 në 24 or...
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësues...
Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjit...
Pandemia ka goditur rëndë ekonominë duke çuar në falimentimi...
Një sulm me dron i kryer gjatë orëve të fundit të evakuimit ...
Ndërsa vazhdon Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme t...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regj...
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësues...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër u...
Në 24 orët e fundit, në Kosovë, 19 persona kanë humbur jetën...
Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...
Gjatë kryengritjes së tyre dy-dekadëshe, talebanët sulmuan z...
Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së...
Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mb...
Sitiuata e pandemisë së Covid-19 në Kosovë, vijon të mbetet ...
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...