web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fillimi i vitit të ri akademik/ Kushi apel për vaksinim

17 Shtator 2021, 15:29, Aktualitet CNA

Në fillim e vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis kushi, së bashku me studentë e pedagogë kanë bërë një apel për rëndësinë e vaksinimit përgjatë këtij muaji, me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

Kushi ka falenderuar të gjithë studentët e pedagogët për durimin dhe sakrificën që kanë treguar gjatë mësimit ?online? vitin e kaluar. Ndërkohë ajo është shprehur se sot kemi një situatë tjetër për shkak të procesit të vaksinimit.

Sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate?, thotë Kushi.

Në video-mesazh, Kushi thekson se duhet të tregojmë të gjithë bashkë nivel të lartë përgjegjshmërie dhe qytetarie përmes vaksinimit.

?Sepse koha kërkon që të jemi të gjithë bashkë, të tregojmë nivel më të lartë përgjegjshmërie e qytetarie. Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Prandaj, për të arritur këtë, dua t?ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore?, tha Kushi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga