Mesazhi i Olldashit për Berishën 4 vite më parë/Basha do të të hajë kokën!
Më 22 korrik të vitit 2013, në Partinë Demokratike u zhvillu...
Opozita është në afër 80 ditë protestë, një qëndresë ndoshta më e madhja historike, pavarësisht numrit të personave që qëndrojnë në cadër, i cili sa vjen e ulet, por çadra deri tani ka fituar jo pak.
Së pari, ka pasur në tavolinë dy oferta, një të majme dhe një jo të dobët, atë të McAllister dhe atë të fundit të Ramës.
Çadra uli në tavolinë Bashën dhe Ramën dhe e rifaktorizoi fort Lulzim Bashën si kreun e Partisë Demokratike me gjithë daljet e fundit të Sali Berishës dhe qëndrimet e tij në lidhje me situatën.
Nga ana tjetër, çadra hëngri kokën e katër ministrave, dy prej të cilëve nga më të akuzuarit në katër vite prej opozitës. Çadra çoi në një furtunë të madhe në Policinë e Shtetit, e cila pësoi ndryshime rrënjësore nga qendra në drejtoritë e qarqeve.
Çadra fitoi vëmendjen e ndërkombëtarëve, bëri të mundur që faktori ndërkombëtar të shikonte ndryshe apo të kishte një tjetër qasje ndaj denoncimeve të opzoitës në lidhje me drogën dhe kriminalizimin e shoqërisë.
Çadra megjithëse mund ta ketë lodhur shumë Lulzim Bashën, fillimisht vendosi me shpatulla pas murit edhe kryeministrin. Ky i fundit me disa lëvizje të menjëhershme neutralizoi Ilir Metën, si problameatikë që mund t?i jepte oksigjen çadrës. Dhe këtu është momenti kur fitoret e Bashës dhe çadrës fillojnë dhe veniten, sepse tani gjithçka është në negociata politike. Disa lëvizje të PD kanë qenë të vonuara.
Qëndresa në çadër është njëri vendim. Dhe vendimi tjetër është dalja prej saj. Tani ndoshta është vonë për të dalë nga çadra, por me gjithë fitoret e mësipërme çadra është shumë e lodhur. Opozita është totalisht e papërgatitur dhe shumë e stërmunduar për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe këtë Lulim Basha e di shumë mirë, prandaj dhe Edi Rama nuk do të shtyjë datën e zgjedhjeve për t?i dhënë një shans që PD të riorganizohet.
Dy janë alternativat: në çadër ose në zgejdhje! Rrugë të tretë PD nuk ka. Çadra ka shumë fitore, por tani po sjell humbje. Zgjedhjet mund të jenë të humbura, por mund të sjellin edhe ato shumë fitore. Kreu i PD tani ndodhet në një udhëkryq, që vjen nga fryma e militantëve, që kërkojnë bojkot, çka e tremb Lulzim Bashën se mund të ishte fundi i tij politik, në rast se do të hynte në zgjedhje pa një qeveri teknike dhe do t?i humbte keqazi ato.
Ana tjetër është të qëndrojë në çadër, të vazhdojë bojkotin, por edhe kjo duket të jetë një rrugë pa krye, sepse mospjesëmarrja në zgjedhje i jep PD një kosto mjaft të lartë, që fillon nga humbja e komisionerëve në qendra votimi, numërimi, përfaqësimi në KQZ, e me radhë.
Ndoshta Basha është në momentin më të vështirë të krrierës së tij politike, që në fakt do të ishte një fitore e madhe për të në rast se do ta kapërcente. Ai është në momenti kur duhet të llogarisë mirë gjithçka, çka bërë mirë e çka bërë keq. Fatkeqësisht në PD ai s?ka staf, ekip, s?ka elitë që të këshillohet, sepse ka mbledhur rreth vetes një tufë me të paaftë. Tani vetëm përplas kokën te Berisha me shpresën se ky i fundit me eksperiencën e tij do t?i japë zgjidhje problemit të Bashës, por është e vështirë të ketë zgjidhje Berisha për Lulzim Bashën. Në momentin aktual duhet të jetë Basha që të zgjidhë ekuacionin. Zgjidhja Berisha për Bashën mund të ishte një zgjidhje më e gabuar, se sa zgjdhja e Bashës për Bashën. Kreu demokrat nuk ka më kohë, ai duhet të vendosë në çadër, në një betejë si ajo e këtyre 80 ditëve, apo në zgjedhje dhe fushatë, një betejë ku dhe mund të humbë keqazi, por të paraqesë të paktën një ekip, të marrë emërtimin si opozitë zyrtare dhe të rifillojë aksionin e tij. Ndoshta aty ku duhet ta fillonte 4 vite më parë, tek organizimi i PD dhe te një betejë e fortë dhe e pandalshme me kundërshtarët, përfshi dhe Ilir metën, dhe jo duke trajtuar njërin të nënës dhe tjetrin të njerkës. Kundërshtarët politikë trajtohen njëlloj, Rama dhe Meta janë një dhe çadra ja dha Lulzim bashës mundësinë ta kuptonte këtë./CityNews
Më 22 korrik të vitit 2013, në Partinë Demokratike u zhvillu...
Botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze është shprehur se Kryeta...
Lulzim Basha, prej 3 vitesh në krye të Partisë Demokratike, ...
Elton Meta, autori i vrasjes së Sabrina Bengajt është lënë n...
Ambasadorja Yuri Kim sërish ka zhvilluar takime në SPAK. Kët...
Peshkatarët e kompanisë më e madhe në vend për përpunimin dh...
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Cangonj t...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me Dekoratën ...
Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama i ka uruar 69-vjetorin e li...
Në media vazhdojnë të raportohen raste vrasjesh e dhune ndaj...
Deputetja e Partisë Socialiste Tatjana Piro nuk është ndjerë...
Në Këshillin e Lartë Gjyqësore po zhvillohet seanca mbi kërk...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesë...
KLP emëron Dhorina Theodhori në pozicionin e drejtuesit të P...
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka ngritur dyshime lidhur m...
Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se burgu i Zaharisë duh...
Lidhur me rritjen e krimeve në vend, aktivistja Zhaklinë Lek...
Vaksinimi me detyrim kundër Covid-19 mund të shtrihet së shp...
Punësimet në administratën publike u rritën ndjeshëm pas qer...
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Tir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...