web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po përlahen 430 milionë euro/ Detajet që thellojnë skandalin, të përfshirë media dhe politikanë

15 Shtator 2021, 12:24, Politikë CNA

Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish sot në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ministrave të tij, kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe disa mediave.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se 430 milionë euro po vidhen vec me inceneratoret, për një produkt të pakërkuar, të pacertifikuar, pa fizibilitet, në dhunim te strategjise se mbetjeve në fuqi, në dhunim të MSA dhe me kapacitete sa 6-fishi i mbetjeve që prodhon vendi.

?1 foto hetim – kaq pak duhet!

SPAK deklaroi se asnjë nga ministrat nuk është nën hetim. Në vendin më të korruptuar të Evropes nuk ka asnjë nën hetim. Të gjithë dolen të pastër, fiks si qershite e nastradinit.

430 milionë euro po vidhen vec me inceneratoret, për një produkt të pakërkuar, të pacertifikuar, pa fizibilitet, në dhunim te strategjise se mbetjeve në fuqi, në dhunim të MSA dhe me kapacitete sa 6-fishi i mbetjeve që prodhon vendi.

Pse? A mundet ndokush t?i japë një përgjigje të thjeshtë kësaj pyetje?

Pse u dashkan 3 inceneratorë, me kapacitete sa 6-fish i mbetjeve, ne dhunim te strategjise se mbetjeve, me produkt te pakerkuar dhe pacertifikuar dhe per 2 prej tyre as nuk u botua afera ne fletore zyrtare, por u mbajt e fshehte?

U helmuan me radhe kete vit me tymra helmesh Durresi, Kavaja, Shijaku, Fieri, Kruja e Lushnja vec që të rriteshin milionat për mafien e plehrave. 30 milion euro shtesë vec nga plehrat e Durrësit! Pa tender!

Ka 1 vit plot qe kemi depozituar padi penale për ?krijim grupi te strukturuar kriminal Rama-Ahmetaj-Koka-Zoto me qellim vjedhjen e 430 milionë eurove?.

Kush po i përlan këto para? Si? Pse duhet t?i përlajne kur bie ndesh me strategjinë e trajtimit të mbetjeve? Pse kanë shkel ligjet dhe i kanë bërë pa fizibilitet e pa tender? Pse në dhunim te MSA se u bene pa gare te rregullt?

Kjo na qenka Reforma e Drejtesise? Po merreni e futeni aty ku s?thuhet kete mender reforme nese nuk jep dot pergjigje per kete afere gjigande korruptive.

Nuk ka nevoje per REFORMA, per Institucione me emer dy rrjeshta te gjate, mjafton nje i sapodiplomuar qe te beje ca pyetje dhe te shohe ca letra.?-shkruan Malltezi.

Më tej, ai publikon kontratën e qeverisë, për inceneratorin e Fierit, ku sipas tij u përlanë 15 milionë euro, për vetëm një javë.

?Ja vec 1 leter psh. Për aferen me inceneratorin e Fierit: firmosi qe qeveria t?i japë 30 milion euro per t?i ndertuar inceneratorin (pa asnje karakteristikat teknike!!!) dhe 2 jave me pas firmos qe inceneratorin t?ia ndertoje nje kompani italiane për 15 miljon euro. Per dy jave u perlane 15 milion euro! A ka dëm ketu?

Di gje njeri nese kjo firma italiane nuk ka marre nje kineze qe tia ndertoje per vec 5 milion? Di gje njeri se cfare pjesesh jane? Se po e bejne me pjese nga inceneratore te vjeter neper Evrope. Sot duhej te ishte dorezuar dhe ne operim.

30 milion euro u perlane, por inceneratori nuk punon! Pse? Kush eshte pergjegjes dhe a po pergjigjet penalisht?

Vec me 1 cope leter ka pyetje pafund, ka shkelje te rregullave, strategjise, dhe dem ekonomik ndaj shtetit.?-shkruan Malltezi.

Po ashtu, ai ka shigjetuar edhe SPAK, ndërsa shkruan se ?SPAK ka mbyll fort sytë, veshët e hundet që mos shikoje, mos dëgjojë dhe mos qelbet nga era e rëndë e aferes.

Kjo afere nuk behej dot nga një minister.

Koka mori pjesën e vet – me 8 kompani të krijuara nga familjaret vec per te perlare 3 milione euro, vec nga afera e Elbasanit. Por ministria e mjedisit nuk kishte buxhet per asnje nga inceneratoret.

Parate dolen nga Rama dhe Ahmetaj. Dolen parate edhe kur nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit! Kjo mega-afere nuk behej dot po te mos ishin bashke Rama-Ahmetaj-Koka e me pas edhe Veliaj qe i bene plehrat monopol dhe helmojne qytetet me rradhe qe te justifikojne zgjerimin e monopolit te sekserit te tyre Zoto.?.-shkruan Malltezi.

Po ashtu ai ka shigjetuar edhe mediat, të cilat i bëjnë reklamë inceneratorëve.

?Mafia e plehrave po paguan qindra milione leke per reklama!

Pse duhet te paguaje per reklame nje kompani qe ka monopol?

Vec per t?i paguar mediat qe mos raportojne ose te bejne raporte pozitive. Ne fillim nentori 2020 Inceneratori i pagoi 84 miljon leke Top channel, dy jave me pas Top channel shfaq emision se sa mire jane plehrat ne Sharre, aty ku perlahen parate, por ka impiant per trajtimin e ujrave te ndotura qe hidhen ne lume.

Me rradhe pagesat dhjetera milionëshe per mjerot, Blush e Bolino.

Keshtu qe ?Rikthimi i dames pllake? tek SPAK qenka per qoka dhe per te mbyll aferat mjafton qe te lepish Soros.

Reformen bejeni caj e pijeni para buke dhe pas buke po te doni.

Vendi me i korruptuar i Evropes nuk paska asnje minister ne hetim!?-përfundon postimin e tij Jamarbër Malltezi./CNA.al





Lajmet e fundit nga