Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë me 38% në dekadën e fundit.
Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dëshmojnë zbehjen graduale të shërbimit fiks të telefonisë dhe zëvendësimin e tij me teknologji më të avancuara.
Në mesin e këtij viti, AKEP raportonte gjithsej 211 mijë abonentë të telefonisë fikse, me rënie vjetore prej pothuajse 11%. Sipas statistikave zyrtare, viti 2011 shënoi edhe zgjerimin më të madh historik, me 339 mijë pajtimtarë. Rënia e shpejtë e përdorimit të telefonisë fikse nisi pikërisht një dekadë më parë, me uljen e çmimeve të telefonisë celulare, kryesisht përmes paketave ofertë.
Nga momenti që nuk kishin më nevojë të raciononin komunikimin celular, shqiptarët filluan të hiqnin dorë gradualisht nga telefonia fikse. Rënia u frenua pjesërisht deri para pak vitesh nga hyrja në treg e operatorëve alternativë, që ofronin shërbim edhe në zona më të gjera dhe me kosto minimale, duke qenë se telefonia fikse zakonisht vinte kryesisht si shërbim plotësues i shërbimit të internetit. Por, në vitet e fundit as operatorët alternativë ndaj Albtelecom po heqin dorë nga promovimi i telefonisë fikse, që duket një shërbim gjithmonë e më pak i domosdoshëm.
Kjo tendencë po thellohet më shumë nga rritja e penetrimit të internetit me brez të gjerë, si me linja fikse, ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve të lëvizshme. Aplikacionet e bazuara te interneti kanë krijuar hapësira komunikimi në tekst, audio dhe video pa kosto shtesë nga paketa fikse apo celulare e shërbimit të internetit.
Rënia e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse duket qartë edhe në reduktimin e sasisë totale të thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet fikse. Sasia e thirrjeve telefonike të gjeneruara nga pajtimtarët e rrjetit fiks të Albtelecom në vitin 2020 u reduktua me 8% në krahasim me vitin 2019, ndërsa mesatarja e minutave të thirrjeve në muaj për përdorues të rrjetit fiks të Albtelecom është reduktuar nga 35 minuta në vitin 2019 në 33 minuta në vitin 2020.
Albtelecom vazhdon të dominojë këtë shërbim, me 75% të numrit total të abonentëve në mesin e këtij viti, e ndjekur nga ASC me 14%, ndërsa operatorët e tjera janë në nivele të ulëta njëshifrore. Pjesa e tregut të Albtelecom është në nivele të përafërta me një dekadë më parë. Pasi pësoi rënie deri në vitin 2018, për shkak të rritjes së operatorëve alternativë, në vitet e fundit pjesa e tregut të Albtelecom është rritur sërish. Kjo nuk ka ardhur për shkak të shtimit të pajtimtarëve të Albtelecom, por falë një rënieje më të ngadaltë krahasuar me rënien mesatare të tregut.
Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të autorizuar të rrjeteve të telefonisë fikse që kanë raportuar se kanë pasur aktivitet gjatë 2020 në telefoninë fikse është rreth 40./Monitor
Analisti Frrok Çupi, ka hedhur akuza të forta sonte në Fax ...
Taulant Balla, i cili tashmë do të jetë drejtues politik në ...
Për zëvendës-ministrin e Financave, Besart Kadia, lajmi i di...
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandë...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka analizuar situatën në të cilën ndo...
Avokatja Mirela Jorgo, ka ngritur akuza të forta, ku përmes ...
Shkrimtari Rudi Erebara, ka folur për situatën në PD, pas pë...
Qasja e tij u kundërshtua nga Andi Bushati, i cili theksoi s...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi ditën e sotme Sh...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, është i ftuar mbrëmj...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3. Pritet që...
Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratat e kryemins...
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka komentuar vizitë...
Ish presidenti, Bujar Nishani shprehet se, vendimi i Lulzim ...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë të ditur se BE do të n...
Pas pabesisë së Lulzim Bashës ndaj ish liderit historik të P...
Ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi Shq...
Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën zy...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në ...
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kancela...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...