Studimi/ Varianti Delta nuk shkakton forma më të rënda tek fëmijët
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPShtetet e ...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ndaj teorive që qarkullojnë mbi vaksinat.
Ai shprehet se ata që hedhin akuza të tilla pretendojnë se e njohin mjekësinë më mirë se vetë mjekët.
Brataj shton se ka rrezikuar jetën e tij në betejë me virusin dhe vazhdon ta rrezikojë për shkak të profesionit që ka zgjedhur dhe këtë nuk ia ka këshilluar as Soros, Bill Gate, apo politika.
Ai i kërkon ?konspiracionistëve të mos fusin hundët në punën e tyre ndërsa i kërkon ndihmë prokurorisë dhe institucioneve përkatëse për të ndaluar përhapjen e gënjeshtrave, terrorit, panikut dhe pasigurisë.
Statusi i plotë i Skënder Bratajt
KUR INJORANCA NUK NJEH KUFIJ!! MJEK KU JENI? Në punën tonë i fusin hundët politikanët, gazetarët, konspiracionistët, injoranca, të ashtu quajturit mjek popullor abuzivë, mediat, prokuroria, gjykata etj! Ne jemi heronjtë e të kaluarës, ne jemi viktimat e përherëshme, ne jemi të korruptuarit, ne jemi shërbëtorët, ne jemi të betuarit e Hipokratit, ne jemi të detyruar të shërbejmë se na paguajnë, ne jemi të detyruar se të gjithë ata paguajnë taksat! Ne ofendohemi, pështyhemi, qëllohemi, burgosemi, dënohemi me ose pa prova! Ne a paguajmë taksa? Ne ku i fusim hundët? Ne ku jemi? Mbrëmë në darkë duke xhiruar kanalet televizive, çfarë të shikoje?
Të gjithë me gishtin tregues ndaj nesh mjekëve, të gjitha kategoritë e mësipërme! Diskutimi? Vaksina dëmton, dikush fiton dhe komandon! Mu shkel e drejta qytetare, nuk më detyron dot të bëj vaksinën! Po ata njerëz që humbën jetën, po ata njerëz që janë invalid dhe mezi marrin fryme pasi bëjnë 100 hapa? Po ata të shtruar në spital, po ata të infektuar, a kanë nevojë të orientohen, të ndihmohen, të shërohen? Në Itali vaksinimet e para u prezantuan në fund të viteve 1800. Falë përvojës Europiane me vaksinën e lisë dhe kërkimet mbi bakteret të Pasteur dhe Koch. Vaksinimi i parë ishte vaksinimi i lisë, i bërë i detyrueshëm nga ligji CrispiPagliani (1888).
Mendimi i parë: pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku mjeksinë e di më mirë kushdo veç ne mjekëve? Pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku paguhesh më pak se të sipërpërmendurit?
Duke parë se jetojmë një periudhë pandemie, gjë jo e zakonshme, po aq e pa zakonshme është edhe fillimi i kësaj vjeshte! Fillojnë emisionet televizive si gjithmonë me pakënaqësitë e tyre duke rreshtuar analistët, politikanët, ekonomistët e këdo tjetër përballë njëri-tjetrit. Ky shtator është disi i veçantë, ky shtator fillon me pandeminë, me SarsCov2! Ky shtator fillon me analizën e pandemisë, me gjendjen aktuale të saj! Po kush e bën më mirë këtë analizë dhe interpretim të pandemisë?
Sigurisht, POLITIKANËT, KONSPIRACIONISTËT, AVOKATËT, ANALISTËT! Tek-tuk ndonjë mjek me apo pa rol institucional që i përshtatet ambientit dhe agresivitetit të injorancës. Diskutimi mbi të drejtat e njeriut, diskutimi mbi ekzistencën ose jo të virusit, gjyqi 2 i Norembergës etj, janë shumë të rëndësishme, veç shëndetit të qytetarëve! Duket se më e rëndësishme është fakti nëse do të bëhet me detyrim vaksina, apo nëse është e rëndësishme bërja e vaksinës! Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!
Dikush tjetër shkruan një kryeartikull: Gjyqi i Nurembergut 2 është në përgatitje: OBSH dhe udhëheqësit botërorë do të duhet të përgjigjen për ?Krimet Kundër Njerëzimit?.
Tre pyetjeve tuaja të këtij artikulli i përgjigjem vetëm njëher: Unë Dr. Skender Brataj u sëmura nga Covid-19 në mars të vitit 2020, rrezikova jetën time në betejën me virusin, vazhdoj ta rrezikoj se këtë profesion e kam zgjedhur vetë. Nuk ma ka këshilluar as Sorosi, as Bill Gates, as Pfizer, Astrazeneca, as politika!
Unë u vaksinova, djali im student u vaksinua, gruaja ime u vaksinua, nëna ime u vaksinua, motra ime u vaksinua, vëllezërit e mi u vaksinuan, familjarët e mi e kanë bërë të gjithë vaksinën. Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t?ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!
Më kujtohen konspiracionistët e viteve 2010 kur thoshin nëpërmjet mykut që kishin në tru se do të zhdukej njerëzimi, do të përmbysej bota në vitin 2012?! Erdhën shpëtimtarët! Popull i prisni, këta do ta çojnë ujin në stratosferë, do ta zbresin në atmosferë, do ta purifikojnë nga të gjitha viruset, bakteret, protozoarët, prej mykut dhe do t?ua japin me oksigjen të pastër!
Veç mykun nga truri i tyre nuk e heqin dot! Normal, çdo e mirë e ka një të keqe, myku ka kohë që komandon trurin e tyre! Shyqyr që janë pak dhe bëjnë vetëm zhurmë! A kanë përgjegjësi politikanët, mediat, gazetarët, analistët, avokatët që flasin për mjekësinë? A kanë përgjegjësi për mesazhet e gabuara që ata përcjellin? A kanë ata përgjegjësi për dëmin që i sjellin shëndetit të njerëzve? Sigurisht që kanë!
A KEMI PËRGJEGJËSI NE MJEKËT QË LEMË TË FUSIN HUNDËT NË PROFESIONIN TONË TË GJITHA KATEGORITË? Sigurisht që kemi. Mjekësinë e bëjmë dhe e aplikojmë sepse besojmë në shkencë, e bëjmë sepse e duam atë, e bëjmë sepse e duam jetën, e bëjmë sepse e mbrojmë jetën. Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh: MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!
Jemi ne mbrojtësit e jetës, jemi ne që kemi studiuar minimumi 11 vjet për të ushtruar këtë profesion, jemi ne që jemi nxënës gjithë jetën, jemi ne që duhet të përditësohemi me lekët tona për të marë kreditet se nuk na përsëritet liçenca pas pesë vjetësh. Prandaj STOP të bërit mjek me liçencat tuaja! Ju plotësoni boshllëkun ligjor dhe zbatoni ligjin. Ne nuk bëjmë asnjë nga profesionet tuaja! Media STOP hapsirës televizive personave jo të autorizuar, jo profesionist, jo mirë mendërisht!
Prokurori dhe institucionet përkatëse, na ndihmoni! Ndalojini përhapësit e gënjeshtrave, përhapësit e terrorit, përhapësit e panikut, përhapësit e pa sigurisë!
KOLEGË NËSE JE DAKORT, VENDOSE KËTË STATUS NË MURIN TËND! NE MBROJMË JETËN. VAKSINAT JANË ARMA JONË NË KËTË MOMENT! QYTETARË VAKSINOHUNI, UNË U VAKSINOVA! DR.SKENDER BRATAJ
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPShtetet e ...
Një ditë më parë janë prezantuar dy vajzat e tjera konkurren...
Aktorja e famshme Jennifer Lawrence është shtatzënë dhe në p...
Sezoni i tretë i Përputhen sapo ka nisur dhe menjëherë janë ...
Tradhëtia nga një person mund t’ju befasojë se sa faza emo...
Ylli i Instagramit dhe miliarderja Kylie Jenner nuk e fsheh ...
Shumica e prej nesh përpiqen të marrin këshilla për një gjum...
Ambjentalisti Sazan Guri është përplasur me mjekun Arben Gja...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se nës...
Përsa i përket rezistencës së vaksinave ndaj Covid-19, zëven...
Mjekja në Gjermani, Aurora Dollenberg deklaroi se se Gjerman...
Një prej pyetjeve më të shpeshta që bëhet lidhur me vaksinim...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shtuar një çrregullim ...
Nga një lojë ku duhet të zgjidhnin njërin prej djemve, Ritva...
Konkurretja më e re në Përputhen është Mikela Pupa. Ajo ësht...
Konkurrentja tjetër në”Përputhen” është infermierja seksi Ma...
E sigurt që keni dëgjuar tashmë për atë që tregojnë duart os...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Sot është ditëlindja e nënës së reperit të njohur Mozzik, i ...
Këngëtari i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e arti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...