“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Një prej pyetjeve më të shpeshta që bëhet lidhur me vaksinimin kundër COVID-it është: Pse duhet të vaksinohet një person që ka kaluar COVID-in?
Logjika më e thjeshtë thotë se një person i shëruar krijon përgjigje imunitare që e mbron atë nga infektime të mëtejshme. Për më tepër, praktika tregon se riinfektimi i personave të shëruar është shumë i rallë, pothuajse një përjashtim.
Pavarësisht kësaj, rekomandimi i pjesës më të madhe të institucioneve ka qënë dhe akoma vazhdon të jetë se edhe një person i shëruar duhej të vaksinohet gjashtë muaj pas kalimit të sëmundjes. Në vendet e Bashkimit Europian kjo bëhet me një dozë të vetme vaksine (e njohur edhe si dozë rifreskuese). Argumenti është si vijon:
Duke nisur nga muaji i katërt pas kalimit të sëmundjes, titri i antitrupave anti-COVID në gjak ulet ndjeshëm, ndërsa në muajin e shtatë kjo ulje është akoma më e shprehur. Sidoqoftë, deri në muajin e njëmbëdhjetë në gjakun e personave të shëruar, ende ka prani antitrupash. Bazuar mbi këto të dhëna, deri para pak javësh besohej se brenda vitit të parë, personat e shëruar kishin një mbrojtje rreth 80% në raport me riinfektimin. Ecuria e imunitetit pas vitit të parë mbetej ende objekt hamendësimesh.
Zbulimi i parë që tronditi konceptin mbi imunitetin anti-COVID si atribut afatshkurtër ishte publikimi i datës 24 maj 2021 në revistën prestigjioze “Nature”. Dr. Turner dhe ekipi i tij zbuluan qeliza plazmatike në palcën e kockave të personave që kishin kaluar COVID me shenja mesatare. Përfundimi i studimit ishte se COVID-i mund të lërë imunitet afatgjatë, ndoshta të përjetshëm.
E dyta, dhe ndoshta referenca më e rëndësishme, është studimi izraelit i publikuar në fund të muajit gusht. Ky është studimi observues më i madh në botë deri tani. Studimi konkludoi se një person që kishte kaluar më parë infeksionin nga COVID kishte 13 herë më pak risk të riinfektohej krahasuar me një person të vaksinuar. Pra, studimi izraelit konkludoi se një person i shëruar nga COVID-i është shumë më i mbrojtur se një person i vaksinuar.
Ç’rol mund të kenë këto studime në ecurinë e pandemisë?
Sot, pothuajse në të gjithë botën programet e vaksinimit po hasin probleme dhe kundërshti. Përkrahësit e teorive konspirative, pjestarët e lëvizjeve Anti-Vax dhe No-Vax, por edhe persona të cilët thjesht janë të zhgënjyer me establishmentin politik dhe ekonomik janë bërë pengesë jo e vogël për çdo program vaksinimi.
Sa më shumë mundohen autoritetet e shëndetit publik të promovojnë vaksinimin, aq më shumë shtohen argumentet kundër (me lajtmotiv të drejtat e njeriut, por shpesh të kamufluara edhe pas teorive konspirative dhe pseudoshkencore).
Çdo përpjekje për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin e personave ende të pavaksinuar, po përballet me një reaksion shumë të fortë, pothuajse në kufijtë e konfrontimit. Kësaj here të drejtat dhe liritë e njeriut janë argumenti kryesor dhe, për mendimin tim, ky argument është i drejtë dhe i pakundërshtueshëm.
Në këto kushte, duke patur parasysh evidencat e mësipërme, ka ardhur koha që institucionet shkencore prestigjioze dhe organizatat rregullatore të analizojnë sa më parë dhe sa më shpejtë të dhënat dhe njohuritë e disponueshme.
Nëse provohet se imuniteti natyror është më afatgjatë dhe më i fortë se ai artificial (i krijuar nga vaksina), sigurisht që duhet rekomanduar përjashtimi i personave të shëruar nga programet e vaksinimit.
Një veprim i tillë do të kishte përfitime të shumëfishta ku do të veçoja dy prej tyre:
?Ekonomizimin e vaksinave duke i ruajtur ato për personat që realisht kanë nevojë.
?Qetësimin e skeptikëve duke kontribuar kësisoj në pakësimin e argumenteve Anti-Vax.
Sa më parë që të ndërmerret një hap i tillë, aq më mirë!
Referencat:
SARS-CoV-2 infection induces long-lived bone marrow plasma cells in humans (botuar në revistën “Nature” në datën 24.05.2021)
Having SARS-CoV-2 once confers much greater immunity than a vaccine?but vaccination remains vital (botuar në revistën “Science Magazine” në datën 26.08.2021)
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shtuar një çrregullim ...
Nga një lojë ku duhet të zgjidhnin njërin prej djemve, Ritva...
Konkurretja më e re në Përputhen është Mikela Pupa. Ajo ësht...
Konkurrentja tjetër në”Përputhen” është infermierja seksi Ma...
E sigurt që keni dëgjuar tashmë për atë që tregojnë duart os...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Sot është ditëlindja e nënës së reperit të njohur Mozzik, i ...
Këngëtari i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e arti...
Këngëtarja Morena Taraku është zgjuar sot me një lajm shumë ...
Mozzik nuk harron kurrë që ta urojë të ëmën sa herë është nj...
Pas ndarjes së bujshme me aktoren e humorit, Rudina Dembacaj...
Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agj...
Italia ka nisur dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.Më...
Modelja greke Afroditi Barba u arrestua pasi në makinën e sa...
Ritvana dhe Arlida janë zyrtarisht dy konkurrentet vajza të ...
Arlida Nezha është vajza e dytë që i bashkohet Përputhen. Aj...
Taulanti është një nga konkurrentët e rinj, i cili është fut...
Sot në puntatën e dytë të Përputhen, do të prezantohen nëntë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Padyshim që Luana Vjollca është një nga moderatoret më seksi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...