“Lumi” i kokainës në Ekuador/ Si funksionon trafiku i drogës nga Guayaquil në Shqipëri
Pothuajse dy dekada pasi trafikantët e parë shqiptarë u shfa...
Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë (shiko grafikun: Shpenzimet nominale si përqindje ndaj PBB, bukë dhe drithëra, viti 2020).
Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.
Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4% të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia me 3%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4% (të dhënat për Kosovën mungojnë).
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.
Buka më e shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse
Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian (treguesi i nivelit të çmimeve, BE-27=100). Por, e matur
sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani. (shiko grafikun: Buka dhe drithërat sipas barazisë së fuqisë blerëse, viti 2020).
Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si psh argëtimi. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatarës së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%)
Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut. (Shiko grafikun: Shpenzimet finale për konsum, ushqime dhe pije jo-alkoolike, 2019)
Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.
Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht./ Monitor
Pothuajse dy dekada pasi trafikantët e parë shqiptarë u shfa...
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një projekt strategjik i nisur rret...
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me strukturat ...
Ndërtimi është sektori kryesor ku po investohen paratë e pis...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile pë...
Ditën e sotme është shënuar sërish një radhë kilometrike aut...
“Aleanca LGBT” ka çuar te Komisioneri për Mbrojtjen kundër D...
Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve...
Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e pandërprerë në të g...
Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë ankimin e SPAK për rikthimi...
Dy predha janë gjetur ditën e sotme në ujërat e lumit Buna n...
Tirana International Airport bën të ditur se të gjithë pasag...
Zjarri i rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Panaja të Vlorës ...
Ditën e sotme një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me paralajmëri...
Mëngjesin e sotëm, janë aktivizuar dy vatra të mëdha zjarri ...
Thoma Gëllçi, drejtori me mandat të mbaruar që u shkarkua ng...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ulli...
Ajo çfarë përbën lajmin e ditës sot është dalja e parë në ek...
Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...