Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi arritjet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër trafikut të armëve në vend, si dhe angazhimin e Qeverisë në përballjen e këtij fenomeni, gjatë një konference online të nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Europian.
Në të morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtuesit më të lartë të KE, si Josep Borrell Fontelles, Zv/president i KE, Ylva Johansson, Komisionere për Çështjet e Brendshme, Olivér Várhelyi, Komisioner për Çështjet e Zgjerimit, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës si bashkëkryesues të procesit të Berlinit, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.
Në qendër të këtij eventi ishte rritja e bashkëpunimit mbi kontrollin e trafikimit dhe përdorimit ilegal të armëve të zjarrit në Europën Juglindore, rajon dhe më gjerë, duke u bazuar në zbatimin e plotë të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit për 2020 – 2025.
Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi nënvizoi punën e bërë nga Qeveria Shqiptare në këtë fushë, qoftë në aspektin ligjor, me hartimin e disa ligjeve të posaçme që adresojnë fenomenin, qoftë me punën konkrete të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese në zbulimin, kapjen dhe ndëshkimin e vënien para ligjit të shtetasve që trafikojnë apo posedojnë armë në mënyrë të paligjshme.
Në lidhje me kuadrin rregullator, Çuçi theksoi se qeveria ka aprovuar tre ligje të rëndësishme, për armët e zjarrit, për eksplozivët dhe për mjetet piroteknike.
Po kështu, ai tha se po rishikohen disa dispozita të Kodit Penal mbi trafikun e armëve, me qëllim përfshirjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që kanë të bëjnë me armët, për të shmangur çdo mundësi abuzimi apo pandëshkueshmërie.
Në lidhje me punën e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, ministri deklaroi se çarmatimi i popullsisë dhe heqja e armëve nga duart e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore t?i mbajnë, është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme, pasi ky fenomen (pra, posedimi i armëve të mënyrë të paligjshme), ndikon drejtpërdrejt në të gjitha format e kriminalitetit.
Ministri bëri me dije se të gjitha armët e zjarrit që posedohen ligjërisht nga shtetas shqiptarë, tashmë po regjistrohen sipas sistemit SIMA, një sistem i kompjuterizuar. Sipas këtij programi, tashmë janë regjistruar rreth 70 % e të gjithë armëve të zjarrit.
Ai u shpreh gjithashtu edhe rreth angazhimit të strukturave të posaçme zyrtare dhe OJF-ve në zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për edukimin e të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të armëve të zjarrit dhe nxitjen e shtetasve që të vetëdorëzojnë armët që mund të mbajnë të fshehura në banesa.
Kreu i Ministrisë së Brendshme foli në mënyrë të përmbledhur edhe rreth ?Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta 2019 – 2024? dhe plani 3-vjeçar të veprimit çka e konsideroi si një hap tjetër përpara në procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në fushën e kontrollit të armëve të zjarrit.
?Doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një aspekt vendimtar në sigurimin e një lufte të suksesshme të trafikimit të paligjshëm. Për këtë çështje, Shqipëria ka nxitur në mënyrë proaktive bashkëpunimin me vendet tona fqinje. Përvoja e fituar nga prania e FRONTEX në Shqipëri dhe përmirësimi i një sërë procedurash të reja standarde për kontrollin e kufirit, kanë rritur ekspertizën, aftësitë teknike dhe ka përmirësuar cilësinë dhe nivelin e performancës në zbulimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (FAE) dhe futjen e metodave të reja të trafikimit të armëve të zjarrit,? tha ndër të tjera ministri.
Duke folur mbi prioritetet gjatë vitit 2021, ai shtoi se: “synojmë të përfundojmë plotësisht procesin e regjistrimit të armëve të gjuetisë në sistemin SIMA. Brenda vitit 2021, Shqipëria do të miratojë Planin e ri të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Armëve të Vogla dhe të Lehta për vitet 2022 – 2024“.
” Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar fuqishëm në luftën kundër mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe është e gatshme të mirëpresë fillimin e projekteve tashmë të dakorduara që synojnë rritjen e aftësive tona dhe zhvillimin e atyre të reja, në zona kritike, ku me përpjekje të koordinuara gjithmonë ka vend për përmirësim,? deklaroi Çuçi në fund të fjalës së tij.
Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, falënderoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për miratimin e ligjit për armët, si një ligj në përputhje të plotë me EU aqui, vendi i parë në rajon që miraton këtë ligj./CNA.al
Në Partinë Demokratike, së fundi janë shtuar zërat për largi...
PD po shkon drejt rrënimit çdo ditë e më shumë.Edhe ata që d...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Fatbardh Kadilli që synonte postion e kryetarit të PD ka par...
Ish-kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, është shfaqur...
Ambasadori i BE në Tiranë, i ka drejtuar një apel të fortë p...
Ambasadori i BE në Tiranë, i ka drejtuar mesazhe të forta kl...
Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja”, janë aksidentuar rëndë m...
Partia Socialiste do të ndryshojë statutin dhe mënyrën e org...
Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se shtatori do të je...
Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të...
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu demokrat për 23 v...
Kryeministri Edi Rama, ka thirrur sot sekretariatin e ri të ...
Kryeministri Edi Rama përveçse grupit parlamentar ka thirrur...
Erion Braçe nuk po e përballon dot ngarkesën psikologjike, p...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ka k...
Në prag të nisjes së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka mbl...
Me 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvill...
Kabineti “Rama 3”, i shpallur me 2 Shtator nga kryeministri ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...