Paralajmërimi i CDC/ Varianti Delta shkakton simptoma më të rënda tek fëmijët
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjev...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të japë dorëheqjen.
Përmes një postimi të gjatë në në rrjetet sociale, Haradinaj e ka akuzuar Kurtin dhe ministrat e tij për keqmenaxhimin e pandemisë, situatën ekonomike të vendit dhe dështimin në politikën e jashtme, duke e cilësuar një turp.
Ai ia ka përmendur edhe punësimet familjare nëpër institucione, si dhe taksën e reciprocitetin.
Postimi i plotë i Haradinajt:
ALBIN JEP DORËHEQJE!
Albin, përderisa i ke angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione, unë ende nuk mora përgjigjie nga ju për shumë pyetje që i kam bërë vazhdimisht.
Ministrat tu, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverinë time për Nexhat Krasniqin, siç e quanin ?kryekriminel? dhe ?baba i tenderëve?. Tash Nexhati është i angazhuar edhe në qeverinë tënde, konkretisht në ministrinë e cila në dy muaj ka dhënë 29 tenderën njëburimore. A u bëre edhe ti si Nexhati, apo ai u bë i mirë tash? Po 38 kontrata sekrete, në dobi të kujt janë? Ku po shkojnë ato para?
Albin, po mundohesh të më heshtësh mua dhe Aleancën. Janë munduar edhe të tjerët, por nuk kanë arritur. Ne jemi arrë e fortë për ju.
Albin, i harrove edhe përkrahësit e tu. Punësove vajza të tezeve, mbesa, axhallarë, motra e dhëndurë të elitës së pushtetarëve. A nuk ishte farefisi për dasma? E harrove barazinë sociale, godite edhe pensionistët. Godite mjekët e policët. E tash brenda ditës, gjobiten mbi 4000 qytetarë, në vend se të marrin mbështetje nga shteti.
Albin e hoqe taksën dhe nuk e vendose reciprocitetin. Po pse i dëmtove edhe prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia?
Albin, me 2 gusht u krenove që e munde pandeminë. Hoqe punëtorët shëndetësorë nga puna, profesionistë të trajnuar dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga virusi. Tri javë pas mburrjeve tua, arritëm në rekordin e zi të vdekjeve. A po e marrin qytetarët tanë kujdesin e duhur shëndetësor? A i ke vizituar spitalet që të shohësh përpjekjet titanike te mjekëve e stafit teknik?
Albin, e nise vaksinimin me vonesë, duke e rrezikuar vendin dhe ekonominë që të mbyllet. Asnjë vaksinë nuk u sigurua nga buxheti shtetëror, e edhe ato që erdhën si donacione, po skadojnë për shkak të paaftësisë tënde dhe tagrambledhësve tu që të organizojnë e të hapin më shumë pika vaksinimi për qytetarët.
Albin e shndërrove Kosovën në kampione të keqmenaxhimit me pandeminë. Përse nuk po reflekton, të kërkosh ndihmë e të bëhemi të gjithë bashkë në luftën kundër sëmundjes së shekullit?
Albin, po gazi rus çfarë na duhet? Përse ky averzion ndaj aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Albin, po komunat çfarë faji kanë, që e ndërpreve mbështetjen për to? Po rruga Prishtinë ? Pejë çfarë të pengon? Po rruga e Plavës? Po autostrada e Gjilanit, që na lidh me Preshevën? Si mund ta vendosësh veten në pozita të njëjta me Beogradin?
Albin, ndale ushtrinë dixhitale. Nuk mund të dezinformosh më askënd, sepse secili qytetar i Kosovës, e ka të qartë që kryeministrat nuk merren me shpronësime e vlerësime pronash. A nuk ke fare turp? A nuk ke fare ndërgjegje?
Albin ti u talle me punëtorët shëndetësorë e policinë. Të paktën siguroju arkivolet për motrat e vëllezërit tanë që me dhjetëra në ditë po vdesin në spitale.
Albin tërë pushtetin e ke në duar. Vepro në të mirë të vendit. Mos sajo skandale për të harruar mijëra viktima të virusit. Mjegullnajat tua që po i krijon për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e vërteta, nuk të bëjnë punë.
Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i dojmë ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me çasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë.
Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre!/ CNA.al
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjev...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, bën të ditur se në 24 o...
Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar n...
Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të vinin dre...
Ujdi në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Brdo, Sllov...
Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet...
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident...
Në Teksas, aktivistët kundër abortit po festojnë ndërsa përh...
Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të k...
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve ...
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i...
Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skad...
Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të v...
Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish ...
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojë...
Autoritetet thonë se të paktën tetë persona kanë vdekur në q...
Mesditën e sotme në mediat kosovare u raportua lajmi se Mini...
Në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Co...
Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...