E infektuar me Covid, në gjendje të rëndë?/ Reagon ministrja e Jashtme: Jam shëndoshë si molla
Mesditën e sotme në mediat kosovare u raportua lajmi se Mini...
Autoritetet thonë se të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin e Nju Jorkut dhe në Nju Xhërsi si rezultat i përmbytjeve masive të shkaktuara nga stuhia Ida, e cila goditi pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, tre ditë pasi shkaktoi dëme të mëdha në shtetin juglindor të Luizianës.
Stuhia solli reshje të rënda shiu në qytetin e Nju Jorkut, duke detyruar Shërbimin Kombëtar të Motit të lëshonte paralajmërimin e parë emergjent për përmbytje në qytetin më të madh amerikan dhe qytetin fqinj të Nuarkut në Nju Xhërsi. Sipas këtij shërbimi, në Parkun e famshëm Qendror të Nju Jorkut ranë 8 centimetra shi vetëm brenda një ore, duke përmbytur shumë rrugë dhe duke bllokuar makina dhe autobusë.
Edhe sistemi i metrosë i qytetit u përmbyt rëndë, duke detyruar Autoritetin e Transportit Metropolitan që të mbyllte shumicën e linjave të tij. Vetëm një linjë trenash qëndroi hapur.
Më shumë se 8 centimetra shi u regjistruan edhe në Aeroportin Ndërkombëtar ?Liberty? në Nuark, duke detyruar zyrtarët të pezullonin të gjitha fluturimet dhe evakuimin e përkohshëm të kullës së kontrollit të trafikut ajror për shkak të një paralajmërimi për tornado. Pjesë të aeroportit u përmbytën, duke detyruar zyrtarët që të transferonin udhëtarët në katet më të larta. Guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen emergjente për të gjithë Nju Xhërsin.
Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio shpalli gjendjen emergjente për qytetin, duke përfshirë një ndalim udhëtimi për të gjitha automjetet jo emergjente deri në orën 5 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul lëshoi një dekret të ngjashëm për të gjithë shtetin.
Përmbytje të shpejta u raportuan edhe në shtetin fqinj të Pensilvanisë, ku ka patur njoftime për operacione shpëtimi në disa qytete të vogla. Paralajmërime për tornado u lëshuan për disa pjesë të Nju Xhërsit, Pensilvanisë dhe Delauerit, ndërsa 230,000 vetë mbetën pa energji elektrike në Pensilvani, Nju Jork dhe Nju Xhërsi.
Stuhia goditi edhe disa pjesë të shtetit të afërt të Merilendit, ku të paktën një person humbi jetën dhe një tjetër u zhduk pas përmbytjes së një kompleksi apartamentesh në qytetin e Rokvillit, që ndodhet në periferit të Uashingtonit. Një tornado goditi një pjesë të Anapolisit, kryeqyteti i shtetit të Merilendit.
Ida u dobësua dhe kaloi në statusin e stuhisë tropikale pasi goditi shtetin e Luizianës të dielën si një uragan i kategorisë 4 me erëra që arritën shpejtësinë prej 240 kilometrash në orë, duke e bërë atë një nga stuhitë më të forta që kanë goditur Shtetet e Bashkuara deri më tani.
Energjia elektrike po rikthehet ngadalë në qytetin turistik të Nju Orlinsit pasi uragani Ida dëmtoi ose shkatërroi tetë linja të tensionit të lartë që furnizojnë me energji elektrike qytetin dhe pjesën më të madhe të Luizianës jugore. Autoritetet shtetërore dhe kompania energjetike ?Entergy? kanë thënë se mund të duhen 30 ditë për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe rikthimin e energjisë elektrike. Shumë banorë të këtij shteti kanë ngelur pa ajër të kondicionuar në mot me temperatura të larta, pa ushqime dhe ujë. Banorët në të gjithë rajonin kanë pritur në radhë të gjata për orë të tëra në pikat e furnizimit me karburant pasi shumë prej tyre po përdorin gjeneratorë portativë për të furnizuar shtëpitë me energji elektrike.
Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards dhe Kryebashkiakja e Nju Orlinsit, LaToya Cantrell u kanë bërë thirrje banorëve të evakuuar para mbërritjes së uraganit Ida që të mos kthehen menjëherë në banesa.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shkojë të premten në Luiziana për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Ida./voa
Mesditën e sotme në mediat kosovare u raportua lajmi se Mini...
Në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Co...
Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të ...
Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dë...
Një krim makabër ka ndodhur në Turqi, ku një imam ka vrarë t...
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qe...
Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infekt...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Kavala ...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kritikoi t...
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të m...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka sinjalizuar gatish...
Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se ...
Nga sot në Greqi do të hyjë në fuqi ligji i ri, në kuadër të...
Presidenti i SHBA, Joe Biden u përpoq të “kthente faqen” ng...
Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp ka...
Gjermania është duke planifikuar një fushatë mbarëkombëtare ...
Në Kosovë ka mbërritur avioni i tretë me 131 qytetarë afganë...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se nga 11 m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...