Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet e Bashkuara thonë sepo vazhdojnë të punojnë ?me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve?, por toni i Uashingtonit ka ndryshuar me administratën e re demokrate, pasi presidenti Joe Bideb që me marrjen e detyrës e ka vënë theksin tek ?njohja e ndërsjellë?.
Zoti Biden ka thënë ?se parimi mbi të cilin duhet të ngrihen bisedimet, duhet të jetë njohja e ndërsjellë?.
Kjo u rikonfirmua në komentet e Departamentit të Shtetit për njëvjetorin e marrëveshjes, në përgjigje të një kërkese nga Shërbimi Serb i Zërit të Amerikës.
?Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh themelet për bashkëpunim dhe prosperitet të qëndrueshëm?, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi tha gjithashtu se shumë elementë të Angazhimeve të Uashingtonit mbështesin vizionin e Shteteve të Bashkuara për rajonin, përfshirë diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, mbështetjen e moratoriumit mbi anëtarësimet dhe tërheqjen e njohjeve dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.
Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët të respektojnë angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar.
Një vit më parë Kosova dhe Serbia ranë dakord për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve, në fund të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënshkruan respektivisht për vendet e tyre.
Marrëveshja i hapi rrugën njohjes së Kosovës nga Izraeli.
Marrëveshja parashihte një varg veprimesh për normalizimin ekonomik përfshirë edhe studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që shtrihet në territorin e Kosovës dhe Serbisë.
Më 23 qershor Shtetet e Bashkuara u dorëzuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të këtij liqeni.
Por parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse dy vendet kanë treguar përkushtimin e duhur për të përmbushur angazhimet që parashikonte marrëveshja, Departamenti i Shtetit tha se nevoja për normalizim të plotë nuk ka datë skadimi.
?Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët që t’i japin përparësi përpjekjeve për të ndërtuar besimin politik përmes pjesëmarrjes serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne gjithashtu inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rrisin bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare?, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Megjithëse marrëveshja u konsiderua një pikë kthese nga ish-Presidenti Trump, disa analistë thonë se premisa e normalizimit përmes interesave të përbashkëta ekonomike dhe tregëtare, ishte jorealiste.
?Administrata e Biden ka të drejtë të përqëndrohet në njohjen reciproke. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike është një qëllim i denjë dhe një hap në drejtimin e duhur. Por ajo që nevojitet për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon është normalizimi politik dhe njohja reciproke?, i tha të premten Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan.
Kjo sipas tij do të kërkojë presion dhe lehtësim nga jashtë.
?Dhe më e rëndësishmja, do të kërkojë guxim dhe vendosmëri politike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë?, tha ai.
Edward Joseph, një ekspert i Ballkanit dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se që nga marrëveshja, hendeku mes Prishtinës dhe Beogradit vetëm është thelluar dhe arsyeja sipas tij është se ajo e shmangu thelbin e problemit,
?Ky është një problem politik dhe është një problem jashtëzakonisht i vështirë për shkak të mungesës së balancës. Beogradi ka gjithë epërsinë?, tha ai në një intervistë për Shërbimin Serb të Zërit të Amerikës.
Që kjo të ndryshojë, thotë zoti Joseph, vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që izolimi i saj të marrë fund.
Ai e vë theksin gjithashtu tek nevoja e angazhimit të Shteteve të Bashkuara.
Paul McCarthy i Institutit Republikan Amerikan bie dakord se nuk është arritur shumë përparim, duke ia atribuuar këtë tranzicioneve politike kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kosovë.
Një nga aspektet që ai thotë se mund të ndihmojë mes dy palëve është zbutja e retorikës si për shembull qëndrimi i Beogradit që thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
?Mendoj se zbutja e qëndrimeve të skajshme nga të dyja palët dhe nxitja nga diplomacia e Brukselit dhe Uashingtonit që të zbutet retorika dhe pastaj të shihen ato fusha ku mund të ketë përparim, ka rëndësi?, tha ai për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.
Emëruesi i përbashkët i administratës së kaluar dhe asaj aktuale në Shtetet e Bashkuara ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi është se dialogu duhet të vazhdojë. Dhe analistët bien dakord se Uashingtoni ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ecurinë e tij./VOA
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident...
Në Teksas, aktivistët kundër abortit po festojnë ndërsa përh...
Talebanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të k...
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve ...
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se angazhimi i...
Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skad...
Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të v...
Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish ...
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojë...
Autoritetet thonë se të paktën tetë persona kanë vdekur në q...
Mesditën e sotme në mediat kosovare u raportua lajmi se Mini...
Në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Co...
Vajzat lëvizin nga një vend në tjetrin pa parapërgatitje, në...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me n...
Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të ...
Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dë...
Një krim makabër ka ndodhur në Turqi, ku një imam ka vrarë t...
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qe...
Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infekt...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Kavala ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...