Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pas situatës së rëndë me pandeminë, profesionistët shëndetësorë vlerësojnë se vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 është i domosdoshëm edhe në Kosovë. Disa shtete në botë tashmë veç kanë bërë të detyrueshëm imunizimin për disa kategori.
Italia është vendi i parë evropian që e bëri të detyrueshëm vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.
Edhe në Francë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit e kanë për obligim që të vaksinohen.
Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë marrë vendim që vaksina të bëhet e detyrueshme për të gjithë personelin e ushtrisë dhe po ashtu kanë lejuar që kompanitë, veç e veç, të vendosin nëse duan që punëtorëve të tyre t?ua kërkojnë dëshminë e vaksinës.
Së fundmi, Shqipëria është një nga vendet e rajonit ku është kërkuar që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori. Nga fillimi i muajit tetor vaksinimi i detyrueshëm është kërkuar të bëhet për stafin mjekësor, pedagogët dhe studentët.
Infektologu Hamdi Ramadani thotë për Radion Evropa e Lirë se stafi shëndetësor dhe policia duhet të jenë dy nga kategoritë më të rëndësishme për të cilët vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm.
Deri më datën 31 gusht, mbi 74 për qind e policëve janë vaksinuar, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ndërkaq, më 25 gusht më shumë se 72 për qind e mësimdhënësve dhe stafi tjetër në arsim janë të vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës.
Infektologu Ramadani shton se në një të ardhme të afërt, vaksinimi i detyrueshëm do të duhej të bëhej edhe për të gjithë qytetarët.
?Kosova gjendet në një situatë të rëndë, në një situatë ku numri i të infektuarve është rritur dhe numri i vdekjeve është i lartë. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet. Vendi ynë duhet të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori që punojnë në vijën e frontit me pandeminë?, thotë Ramadani.
Në Kosova situata me pandeminë është përkeqësuar. Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje. Brenda tri ditëve të fundit Kosova ka regjistruar 82 raste të vdekjes. Kapacitetet spitalore raportohet se janë të mbingarkuara.
Në Kosovë po vdesin të pavaksinuarit
Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i miratuar në gusht të vitit të kaluar, vaksinimin nuk e bën të obligueshëm.
Ndërkohë në nenit 26 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se secili person ka të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin, të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.
Por, në një situatë me pandeminë në të cilën gjendet Kosova, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vaksinimi i obligueshëm mund të thuhet se është në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për pandeminë.
?Në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, çdo vendim, çdo masë që merret duhet të jetë proporcionale me të drejtat dhe liritë e njeriut. Duke parë për bazë numrin e madh të viktimave, kapacitetet e kufizuara për të ofruar trajtim për personat e infektuar, atëherë çdo masë që mund ta marrë qeveria mund të konsiderohet proporcionale në pajtim me ligjet në fuqi?, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës me miratimin e Ligjit për parandalimin e COVID-19, shton Miftaraj, i ka dhënë kompetencë Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve tjera, që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar pandeminë.
Më këtë ligj, Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër sëmundjes COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje më vaksinimin e detyrueshëm. Nga kjo ministri kanë theksuar vetëm një nga masat e Qeverisë së Kosovës, e cila në një formë, për disa kategori bën të obligueshëm vaksinimin.
Megjithatë, me masat e reja kundër COVID-19, nga 13 shtator 2021, të gjithë shërbyesit civilë obligohen të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ose testin e shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Ky test zakonisht bëhet në laboratorët privatë dhe kushton rreth 10 euro.
Ndryshe, në sektorin publik llogaritet të jenë të punësuar rreth 85 mijë qytetarë.
Kosova ka administrua mbi 830 mijë doza të vaksinës kurse afër 300 mijë janë vaksinuar me të dy dozat, kurse terminët për vaksinim në platformën online gjenerohen varësisht prej stokut të vaksinave dhe ekipeve të vaksinimit që janë në dispozicion.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë mendojnë se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.
Marsel Kqiku dhe Rexhep Borovci thonë se për të mbrojtur edhe të tjerët nga virusi, autoritetet shëndetësore duhet të marrin vendim që vaksinimi të jetë i detyrueshëm.
?Çdo ndërmarrje duhet të vendosë që pa e marrë vaksinën nuk mund të vish në punë. Të gjitha institucionet duhet të bëjnë këtë sepse ndryshe, disa (qytetarë) nuk do të vaksinohen. Unë jam vaksinuar edhe të tjerët duhet të bëjnë. Kemi shumë vdekje nga virusi?, thotë Kqiku.
?Për shëndetin e të gjithëve, vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm?, thotë Borovci.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas shumë studimeve të bëra, vaksinat ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe pasojave të rënda nga ky virus në rast të infektimit./rel
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Oriola Marashi sërish ka ndezur Instagramin me fotot super t...
Menjëherë pas shfaqjes së sëmundjes COVID-19, ekspertët besu...
Variantet e reja të koronavirusit po e bëjnë të vështirë për...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të hë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Dafina ...
Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi të momentit. T...
Sot Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi masat e reja kundë...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPNjë person...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, një ndër zërat më ...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë masa të reja, për të p...
Nisur nga shtimi i rasteve të personave të prekur nga Covid-...
Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme pë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije...
Ana Kauri është padyshim një nga vajzat më seksi të Përputhe...
4063 testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë identifikuar...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPImuniteti ...
Moderatorja shqiptare, Jonida Shehu, ditën e sotme ka humbur...
Ish-banori dhe fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani, e ka m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...