web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, humbin jetën dhe 3 pacientë

30 Gusht 2021, 15:47, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4,532 testime, kanë rezultuar pozitivë 486  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       486
Të shëruar në 24 orë       207
Të shtruar në spitale       97
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4,532

Testime totale            1,040,124
Raste pozitive             145,333
Raste të shëruara         133,332
Raste Aktive                    9506
Humbje jete                     2,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3399
Shkodër          1625
Vlorë               897
Durrës             742
Fier                  709
Lezhë              528
Elbasan           472
Berat               330
Gjirokastër       261
Korçë               237
Kukës              165
Dibër                 141





Lajmet e fundit nga