Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Në Manifestin për Ringritjen e PD kam identifikuar thjeshtë, qartë dhe konkretisht sfidat që rikthejnë opozitën në misionin e saj. Mund të listohen edhe të tjera, por këto janë sfida që rishikojnë institucionet e demokracisë. Këto janë sfida që lidhen me filozofinë, me praktikën politike dhe me të ardhmen politike të PD dhe të opozitës në veçanti, si dhe të politikës në tërësi. Në këto sfida është filozofia ime politike, e njerëzve që më kanë mbështetur në këto muaj përpjekjesh për të bërë që secili në PD të reflektonte mbi këto ide, për t?i pranuar ato dhe kthyer në aksionin tone politik. Asnjëherë nuk është vonë.
Realiteti ynë politik sot nuk është gjë tjetër vec se një përballje force. Është vetëm lojë pushteti. Çdo faktor dhe aksion politik relativizohet nga forca. Mendimi dhe alternativa politike, profilizimi dhe konkurenca, hapësirat e lirisë dhe demokracia, kundërshtimi dhe mirëkuptimi, zgjidhja racionale dhe efiçienca nuk janë premisa dhe kritere përcaktuese në këtë lojë pushteti. Kriteri i vetëm përcaktues i suksesit në këtë lojë të pistë, që ne e quajmë prej 30 vjetësh politikë, është forca, është imponimi me anë të forcës.
Maxhoranca e sotme, e rikonfirmuar për një mandat të tretë pushteti është shprehja më e qartë e këtij deformimi. Rama sundon sot me aleancën më të keqe që politika ka bërë në këto 30 vjet. Sot na sundon aleanca e politikës më të keqe, me biznesin më të keq, me median më të keqe dhe, me më të këqinjtë e më të këqinjve, me krimin që është bërë faktor përcaktues nga ku buron dhe forca e sundimit, forca e imponimit. Rrezik më i madh për Shqipërinë sesa ky korrupsion i mazhorancës, mund të jetë vetëm joshja dhe korrupsioni i vetë opozitës.
Sfida e parë është Drejtësia. Në dukje më e harruara dhe më e vonuara. Partia demokratike duhet të shpallë qartë pa ekuivoke, me kurajo dhe ndershmëri se mbështet fuqishëm institucionet e drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në misionin e saj për të pastruar politikën, PD dhe opozita nuk kanë dhe nuk mund të gjejnë aleat më të fortë, më efiçient se sa partneriteti me institucionet e drejtësisë. Korrupsioni dhe krimi nuk luftohet vetëm me deklaratat nga foltorja e PD. As me akuza dhe sulme politike. Këto e relativizojnë dhe e banalizojnë të keqen.
Sfida e dytë – Një kod i ri zgjedhor. Jo më larg se një vit nga sot ne duhet t?i japim shqiptarëve një sistem të ri zgjedhor. Ne duhet të propozojmë një sistem zgjedhor që ngrihet mbi interesat e të gjithë garuesve, pa përjashtim, duke zvogëluar monopolin e kryetarëve duke ua lënë në dorë të lirë qytetarëve që të zgjedhin deputetët e tyre. Ndryshe, «beteja për votën» është një retorikë pa fund, bajate.
Sfida e tretë – ndarja e re administrative. Ndarja e sotme administrative reflekton interesat elektorale të partisë socialiste në kompromis me LSI dhe PDIU. Ne nuk na duhet një ndarje e re administrative që bëhet si llogari elektorale mes partish. Ne duhet të korrigjojmë bojkotin absurd që i bëmë reformës në 2014. Pozicioni ynë duhet të mbështetet në propozimet e instituteve dhe qendrave kërkimore dhe të Shoqatës së Komunave që ishin larg nga llogaritë elektorale.
Sfida e katërt ? të ribalancojmë institucionet kushtetuese. Ndoshta duhet rishkruar e gjithë kushtetuta. Ne duhet të shpallim që jemi për balancë të pushteteve që vjen nga forcimi i pavarësisë dhe autoritetit të çdo pushteti. Pavarësia e pushteteve vetvetiu balancon. Çdo pushtet duhet të burojë nga sovrani dhe jo nga ekuilibri dhe negociata politike e ditës apo e stinës. Ne duhet të synojmë që të ndahet përfundimisht legjislativi nga ekzekutivi.
Sfida e pestë – Qytetarit t?i kthejmë sovranitetin. Ky sovranitet kthehet me një ligj të ri për referendumet. Referendumet duhet të jenë baza e demokratizimit të jetës tonë. Demokracia ushtrohet nëpërmjet pjesëmarrjes dhe pjesëmarrja shprehet më mirë se kudo me votë. Sa më shumë të votojnë shqiptarët aq më shumë do ta mësojnë demokracinë. Aq më shumë do të ndihen të përgjegjshëm për votën e tyre. Aq më shumë do të mësojnë shqiptarët të jenë konkurues kur janë pakicë, dhe të dinë të sillen të përgjegjshëm kur janë shumicë.
Avancimi i këtyre sfidave politike është me rëndësi jetike për PD. Ato shërbejnë që të kthehet fuqishëm para shqiptarëve si alternativë politike. Por, para së gjithash, do të shërbejnë për ta rikthyer PD si në ditën e themelimit të saj, si forcë politike mbartëse dhe promovuese e interesit qytetar. Misioni i PD nuk mund të jetë thjeshtë marrja e pushtetit, as thjeshtë qënia alternative që siguron simetrinë përballë pushtetit. Në këtë garë të pistë është e sigurt që më e humbur është PD dhe opozita. Në këtë garë të pistë humbasin qytetarët. Një opozitë që humb qytetarin nuk ka arësye të ekzistojë.
Këto sfida kërkojnë betejë reale në parlament. Suksesi i tyre është vërtet në dorë të parlamentit të ri. Por, është detyrë e çdo demokrati të bëjë përpjekjet e veta, të luftojë në çdo centimetër ku kryen aktivitetin e vet politik. Është detyrë e çdo njeriu të angazhuar që këto beteja t?i kthejë fituese. Këto sfida nuk e bëjnë me doemos fituese Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, por këto e rikthejnë në jetë Partinë Demokratike. I japin mision. Real jo letrar. I japin justifikimin e domosdoshëm moral ekzistencës së saj politike. Riformulimi i misionit tonë është: një shtet me institucione demokratike efiçiente, me zyrtarë me integritet, dhe me një qëndrim të palëkundur përballë çdo të keqe dhe çdo abuzuesi. Po nuk u vunë në axhendën politike këto sfida, dhe po nuk u luftua ndershëm për t?i fituar këto sfida, Partia Demokratike do ketë një rrugë të gjatë në opozitë./CNA.al
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Dje Lulzim Basha organizoi Kuvendin e tij të radhës për të k...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku nuk do...
Profesor Mark Marku, i cili u zgjodh deputet i Partisë Demok...
Anëtari i grupimit për PD-në, Edvin Kulluri, ka dhënë një de...
“Gjithçka e ka një fund. Pas 24 vitesh në shërbim të njerëzv...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar lajmi...
Që pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, daljet në publik t...
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se imuniteti ...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu i ka...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj akuzon kry...
Në zgjedhjet e përgjitshme 25 prillit 2021 dështimin më të m...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis ...
Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të ...
Pas pushimeve të gjata në Hollandë, kreu i Republikës së re,...
Sot, pas një postimi në rrjetet sociale nga ish.zv kryeminis...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë, më 30 gusht, ...
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e Papa Françesku...
Zv.kryeminsitri Erion Braçe ka njoftuar që nuk do të jetë më...
Avokati Spartak Ngjela i ka dhënë një “shuplakë” të fortë so...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...