web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri "masakron" Bashën/ "Kukull kineze, do ta ketë fundin si Enver Hoxha"

26 Gusht 2021, 19:43, Politikë CNA

Anëtari i grupimit për PD-në, Edvin Kulluri, ka dhënë një deklaratë lidhur me hyrjen e Partisë Demokratike në Kuvendin e ri në shtator, me ose pa Sali Berishën.

?Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij. Ai nuk mund t’i kërkojë largimi. Nëse do ishte një kryetar real i PD-së mund ta bënte, por të gjithë e dinë që Basha e ka të pamundur edhe për shkak të natyrës së tij frikacake?, deklaron Kulluri.

Ai ka bërë me dije në studion e Report TV se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë.

“Basha nuk është shquar ndonjëherë për kurajo politike dhe nuk do e bëj. Basha duhet të ishte shprehur. Ai ka kërkuar prova pse është vendosur në listën e zezë, por këtë ka frikë ta thotë, edhe pse unë dyshoj se ai është një gënjeshtar. Gënjen Berishën, qytetarët, dhe amerikanët?, shton më tej.

Nga deklarata që bëri Kulluri, duket që ?Grupimi për PD”, është dorëzuar përballë Lulzim Bashës. Ai shtoi se pjesëtarët e grupimit të PD-së nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë një platformë për ndryshim, pasi janë të sigurt se askush nuk do t?i dëgjojë.

?Një gjë është e sigurt, që “Grupimi për PD”, anëtarë të së cilës janë ndër kritikët më të ashpër të Bashës, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, nuk kanë plane që të shndërrohen në një parti?, deklaron Kulluri.

Nisur nga ky zhgënjim dhe tërheqje, Kulluri tha se kanë zero pritshmëri nga ajo se çfarë pritet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën e 30 gushtit.

Ai e ka krahasuar Bashën me “fundin politik” të Enver Hoxhës, pasi sipas tij, si diktator po sillet edhe Lulzim Basha. Kulluri e ka quajtur këtë të fundit një “kukull kineze”.

“A e dini kur u rrënua imazhi i Partisë së Punës, në fillim të viteve 80, kur Enveri, modeli që adhuron Basha, Kryemadhi e Rama, zëvendësoi personazhet bashkëpunëtorët e personazhe anonim. Këtu jemi me njerëz të parëndësishëm dhe anonim“, tha ai.

Të njëjtat pritshmëri, pra zero, janë edhe për atë se çfarë PD-ja do të sjellë në parlament në shtator, si opozitë.

“Do të krijojë incidente të parëndësishme si me stilolapse, siç kanë bërë gjithmonë, nuk ka qëllim për të bërë opozitë reale. Në PD nuk do të ndodhë asgjë dhe do të shkojnë nga dështimi në dështim. PD-ja është pasqyrë e shëmtuar e qeverisë së sotme që është e dështuar në masën 80-90%”, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga