web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA e paralajmëroi/ Rama qeveri me fytyrë të re

26 Gusht 2021, 09:17, Politikë CNA

Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të verës.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të shpallet edhe qeveria e re.

?Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, mbështetjen, kontributin, ju falënderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe?.-tha Rama.

Ashtu sikurse CNA.al e ka paralajmëruar, (lexo këtu) duket se shtatori do të sjellë ?surpriza? sa i takon kabinetit të ri qeverisës, dhe mesa duket Rama do të vijë me një qeveri me fytyrë të re.

CNA.al disa ditë më parë, paralajmëroi se disa rreth gjysma e kabinetit të qeverisë së sotme, nuk do të jenë pjesë e ekipit qeverisës në shtator. Dhe se priten lëvizje që nga posti i zv/kryeministrit, tek ministria e Bujqësisë, Kultura, Turizmi, etj. Emra më ?besnikë? dhe pozicion të fortë duken Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Ogerta Manastirlliu, Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka.

Në fakt, duket se edhe vetë kryeministri Edi Rama, dje paralajmëroi këto ndryshime dhe mbi 50% e ministrave do jenë të rinj.

Së pari, do të ikë zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, deklaroi ?dorëheqjen?.

Por, CNA.al ka mësuar se e vërteta duket të jetë ndryshe dhe Rama e ka shkarkuar.

Braçe nuk firmoste prej shumë javësh në vendimet e qeverisë, ndërsa prej katër vitesh ishte njeriu kryesor që hidhte me stilolapsin e tij firmën mbi vendimet e qeverisë. (Lexo ketu)

Nga ana tjetër dy emra të tjerë që pritet të largohen, janë ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe me shumë gjasa edhe ajo e Arsimit Evis Kushi. Rama dje nuk ka kursyer kritikat, ndërsa tha se pati probleme me menaxhimin e plehrave në zonat turistike dhe administrimin e plazheve, ndërsa në fushën e arsimit tha se ka ende për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë, për të cilin theksoi se ?nuk jam aspak krenar?.

Por, gjithashtu Rama e la të kuptohet se qëndrojnë në detyrë ministrat e ?luftës?.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se do jetë një emër që do vijojë të jetë pjesë e kabinetit. Rama e vlerësoi publikisht për betejen me zjarret dhe raportet e shkëlqyera me NATO-n.

Po ashtu edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ishte një tjetër emër i vlerësuar, nga Rama.

?Jemi krenarë për atë që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme. Imazhi i vendit tonë nuk ka asnjë krahasim me vitin 2013 dhe janë më lart sot se në vitin 2017.?-tha Rama.

Nga ana tjetër edhe Ogerta Manastriliu është vlerësuar si ministre e ?luftës?, për betejën e pandalshme me covid-19, dhe ate që Rama e quan fitore.

?Dua të falenderoj ministren e Shëndetësisë, e cila përgjatë 18 muajve të stërvështirë e mishëroi me dinjitet të lartë qytetar, politik dhe profesional, qëllimin themelor të kësaj qeverie, për të qenë qeveri e punës, jo vetëm e fjalëve, edhe në kushtet më të vështira, një qeveri që përpiqet me gjithçka të jetë e njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit.?-tha Rama.

Po ashtu edhe Arben Ahmetaj, ministër i Rindërtimit, i cili po drejton kantieret për strehimin e mijëra familjeve që kanë ngelur të pastreha, duket se do vijojë të jetë pjesë e kabinetit.

Edhe Belinda Balluku, ministrja e palodhur që sipas Ramës është 24 orë në punë për infrastrukturën dhe energjinë, duket të jetë një emër që mbetet pjesë e qeverisë së re.

?Falë punës të përkushtuar dhe voluminoze të dikasterit përkatës, po ashtu drejtimit shumë këmbëngulës të ministres, në një periudhë kohore posaçërisht të vështirë, sot, Kukësi është bërë më në fund me aeroport ndërkombëtar, puna me projektin e zbatimit të projektit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare, gara ndërkombëtare për aeroportin turistik të Sarandës është hapur, rruga e Arbrit është edhe ajo në përputhje me afatin e përfundimit, rruga Delvinë-Kardhiq po ashtu e me radhë, se janë shumë projekte të tjera të rëndësishme të infrastrukturës sonë kombëtare, të cilat janë realizuar me standarde europiane apo vijojnë në rrugën e realizimit.?-tha Rama, duke vlerësuar Ballukun.

Ndërkohë, pjesa tjetër e qeverisë është duke u larguar, disa anëtarë janë në pikpëyetje, por Rama tashmë gjithçka e ka vendosur me ndonje ndryshim të vogel, pritet vetëm shpallja javën e ardhshme./CNA.al

Qeveria ?Rama 3?/ Ministrat që bien dhe të preferuarit e Kryeministrit

FAKE NEWS/ Braçe s?ka dhënë dorëheqjen, Rama e ka shkarkuar

Gati qeveria e re/ Rama tregon kur do shpallet kabineti qeverisës

?Nuk jam aspak krenar?/ Rama ?shuplakë? dy ministrave





Lajmet e fundit nga