Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj akuzon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se luan politikën e ?strucit?.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Veliaj ndërsa reagon në lidhje me çështjen e shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, i drejton një mesazh të fortë Bashës.
?Ka rendje pas karriges dhe fshehje të turpshme kur cënohet simbolika, historia dhe integriteti i lidershipit ndër vite. Disa thonë se është çështje e vështirë dhe se jemi midis dy zjarreve. Qullashët zihen ngushtë ? luftëtarët dalin nga çdo situatë. Liderët shquhen për pozicionim, guxim dhe domethënie. Burrat e zot mbajnë një qëndrim me besimin më të mirë. Luajtja me disa porta të nxjerr bojën dhe në fund të nxjerr nga loja.?-shkruan ndër të tjera Veliaj.
Më tej ai thekson se ?Lideri nuk mund të fshihet si struci. Partitë që nuk mbrojnë dot të shkuarën e tyre nuk do kenë kurrë një të ardhme. Rruga drejt pushtetit nuk kalon nga zyrat ndërkombëtarësh, por nga zemrat e shqiptarëve dhe për këtë nuk të duhen fotot me diplomatë, por vendosmëria për të mbajtur qëndrime të forta ndaj kujdo mbi këtë tokë. Gjithkush duhet të jetë përgjegjës për atë që pretendon.?
Postimi i plotë:
Prej shumë vitesh kupola opozitare ka praktikuar politikën e strucit, të qëndrimeve evazive për çështjet themelore, të impotencës në aksionet politike, të pazareve të fshehta kur duhet të jepte goditjen finale në marrjen e pushtetit. Kjo i ka kushtuar humbjen e disa palë zgjedhjeve. Askush nuk të beson kur nuk e di se ku qëndron, çfarë synon dhe për çfarë lufton.
Udhëheqësia pa formë, pa shpirt e pa gjak, pa respekt ndaj njerëzve dhe kauzave të veta humbet mbështetjen e shoqërisë. Kjo dyfytyrësi po shfaqet edhe në qëndrimin që duhej mbajtur ndaj sulmeve kundrejt liderit historik të Partisë Demokratike.
Ka rendje pas karriges dhe fshehje të turpshme kur cënohet simbolika, historia dhe integriteti i lidershipit ndër vite. Disa thonë se është çështje e vështirë dhe se jemi midis dy zjarreve. Qullashët zihen ngushtë – luftëtarët dalin nga çdo situatë. Liderët shquhen për pozicionim, guxim dhe domethënie. Burrat e zot mbajnë një qëndrim me besimin më të mirë. Luajtja me disa porta të nxjerr bojën dhe në fund të nxjerr nga loja.
Tani ka ardhur koha për përgjigje të qarta. Institucionet politike gjykojnë permes fakteve, jo deklaratave, distancohen ndaj të dënuarve, jo figurave nën sulm politik. Nëse është çështje morale gjykon opinioni publik, nëse është çështje ligjore gjykon drejtësia. Në çdo rast nuk e zgjidh trafiku i influencës politike. Kështu qartësohen ujërat dhe vendosen mbi një shtrat parimor marrëdhëniet me partnerët.
Mbështetja politike i tërhiqet çdo njeriu që i vërtetohet me gjyq fajësia. Kështu ka ndodhur në vendet e tjera ballkanike. Askund nuk kërkohet dhe askush nuk pranon të ekzekutojë karakterin e dikujt kur nuk është hapur një çështjë në një organ të pavarur drejtësie. Ekzekutimet politike të opozitarëve i bë
nte dikur Hoxha dhe sot Putini. Në kësi regjimesh politika fliste përpara drejtësisë. Të përjashtonte partia dhe më pas të dënonin marionetat e saj të drejtësisë.
Demokracia ligjore është një koncept tjetër që bazohet mbi votën dhe ligjshmërinë, ku nuk ka vend për gjyqësi politike. Roli i partive qëndron tek qartësimi i marrëdhënieve brenda vetes dhe me të tjerët. Heshtja ngjall spekullimet. U duhet dalë ballë sulmeve përpara se të të vënë përfund, u duhet dhënë formë ngjarjeve përpara se të të japin formë ato.
Sali Berisha nuk ka nevojë ta mbrojë kush se është luftëtar i paepur për nderin dhe interesin publik, por Partia Demokratike duhet të tregojë se është institucion politik dhe nuk ka marrë dobësitë e karakterit të administratorëve të saj. Udhëheqje do të thotë reagim me vendosmëri. Jo-të e mëdha në histori kanë përshkruar fatin e kombeve dhe organizatave e kanë ngritur lart prestigjin e tyre.
Lideri nuk mund të fshihet si struci. Partitë që nuk mbrojnë dot të shkuarën e tyre nuk do kenë kurrë një të ardhme. Rruga drejt pushtetit nuk kalon nga zyrat ndërkombëtarësh, por nga zemrat e shqiptarëve dhe për këtë nuk të duhen fotot me diplomatë, por vendosmëria për të mbajtur qëndrime të forta ndaj kujdo mbi këtë tokë. Gjithkush duhet të jetë përgjegjës për atë që pretendon.
Barra e provës i takon atij që deklaron, thoshin dikur latinët. Kur akuzon duhet ta provosh, ndryshe humbet besimin për t’u marrë seriozisht. Kjo vlen për këdo, sado i madh apo i vogël është. Para ligjit dhe principit jemi të gjithë të barabartë.
Në zgjedhjet e përgjitshme 25 prillit 2021 dështimin më të m...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis ...
Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të ...
Pas pushimeve të gjata në Hollandë, kreu i Republikës së re,...
Sot, pas një postimi në rrjetet sociale nga ish.zv kryeminis...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë, më 30 gusht, ...
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e Papa Françesku...
Zv.kryeminsitri Erion Braçe ka njoftuar që nuk do të jetë më...
Avokati Spartak Ngjela i ka dhënë një “shuplakë” të fortë so...
Avokati Spartak Ngjela shprehet i sigurtë se ish-kryeministr...
Pas pushimeve të gjata, tashmë shtatori është afër dhe prite...
Nga Artan Fuga Në media kurrë nuk del ky fakt. Unë e di që k...
Doktoreshë Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes...
Doktoreshë Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes...
Cilat ishin risitë e zgjedhjeve dhe si mund të lexohet rezul...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me disa lajme ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për medi...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me kabine...
Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje për mediat sot, ka vle...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...