"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Sot një deputet i Partisë Demokratike, një intelektual, një personalitet dha dorëheqjen.
Dha dorëheqjen nga mandati i deputetit që kishte fituar në 25 prill si kryesues i listës së Lezhës dhe gjithashtu deklaroi se nuk do të ishte në Këshillin Kombëtar, për shumë arsye që kryesisht ai i përmblidhte me një fjalë ?tradhëtisë personale të Bashës dhe Berishës ndaj demokratëve?.
Në fakt ishte një dorëheqje e papritur, megjithëse edhe CNA.al dhe shumë media kanë raportuar shpesh se do të vazhdojë hemoragjia brenda opozitës. Pra, se do të vijojë të ketë largime. Mark Marku largimin nuk e kishte paralajmëruar, por kishte shpresuar tek Lulzim Basha dhe kishte besuar për shumë vite dhe muaj se ai mund të hapte PD-në dhe të ndryshonte.
Faktikisht u përball në Kuvend me një fyerje, sulm dhe akuza. Megjithëse mbajti një qëndrim të fortë, me të vërtetën.
Nga ana tjetër ai u zgjodh deputetet, duke qënë në ?konflikt interesi?, për shkak të faktit se kishte drejtuar një komision për vlerësimin e figurave. Një Komision i cili u neverit, u diskreditua, pasi shumë nga emrat që u hoqën, u rivendosën në listë dhe shumë nga emrat që komisioni i kualifikoi, u hoqën nga lista.
Ka një heshtje të turpshme. Një heshtje e neveritshme, e cila të çon deri në pështirosje të klasës politike që ka sot opozita dhe çfarë përfaqëson ajo.
Lulzim Basha me heshtje ka tentuar t’i kalojë të gjitha zullumet e tij. Edhe zullumin e Rrugës së Kombit, edhe zullumin e fotos me Trump në SHBA, edhe zullumet e kunatit dhe bizneseve të familjes së tij, edhe zullumin e pallatit në Vlorë, edhe pazaret me oligarkët. Edhe pazaret e shitjes së mandateve, përçarja e Opozitës, e të gjitha me radhë.
Sot po heshtin të gjithë. CNA.al dhe shumë media kanë tentuar të marrin disa deputetë ose përfaqësues të Opozitës për të folur, sepse po iu largohej një intelektual. Po largohet një intelektual nga lista e qarkut të Lezhës. Po largohej përfaqësuesi politik i PD-së në këtë qark dhe po hynte në Kuvend një vajzë e cila në fakt kishte qënë kandidate e LSI-së, kishte mbështetur Aleancën Kuq e Zi, dhe më pas ishte vënë në listë në zonën jo fituese, nga Lulzim Basha.
Por, del Gaz Bardhi dhe tregon barcaletat e Bechettit. Apo paratë e humbura që i kemi dëgjuar dhe që janë tema të ezauruara.
Sot një deputet është larguar. Një drejtues qarku është larguar. Një personalitet politik është larguar dhe është i disati në radhë, pas hemoragjisë që ndodhi me drejtuesit lokal të PD-së së Korçës. Apo me largimet e mëdha që ndodhën menjëherë pas zgjedhjeve. Përfshirë këtu deri edhe në pozicione sekretarësh, siç ishte rasti i Sahit Dollapit apo edhe i Ervin Minarollit.
Sot, është larguar Mark Marku. Drejtues i Komisionit të Vlerësimit të Figurave, deputet i zgjedhur, i deleguar politik në këtë qark, një kryesues liste, një personalitet. Një nga zërat me opozitarë në media sot është larguar dhe askush nuk po flet.
Nuk hap gojën askush. Janë gati të hapin gojën për gjithçka. Vetëm për largimin e Mark Markut jo.
Pse heshtin Alfred Rushaj, Tomor Alizoti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe disa të tjerë nga të cilët shpresohet të thonë ndonjë fjalë?
Pa shkuar më tej, sepse do dalin ?sharlatanë? dhe palaço të keqpërdorur për të sulmuar Mark Markun, kjo nuk diskutohet.
Por, emra nga të cilët pritet të japin diçka në politikë, fytyra që kanë një imazh pozitiv tek qytetarët, kur do të flasin?
Duke heshtur të gjithë në grup, përfshirë këtu edhe deputetë të vjetër, të cilët nxjerrin gjoksin si opozitarë, pse nuk dalin dhe të thonë një fjalë, jo vetëm për largimin e Markut por edhe të tjerëve?
Sepse Opozita kështu po shkatërrohet dhe po copëtohet.
Po copëtohet me servilizëm, me vasalitete, me mbylljen e gojës dhe heshtjen për të ruajtur karrigen e deputetit dhe për të marrë atë copë rrogë.
Shqiptarët vuajnë qeverinë, vuajnë marrëveshjen Rama-Basha. Ndërsa Luli rri në krye të PD-së dhe opozita mpaket, bëhet më e vogël, më e thatë, më pa energji, kur i ikin intelektualët, ka heshtje dhe vetëm heshtje.
Kur shpallen listat dhe kur ka fushatë?
Ndoshta dhe në forume. Sepse problemi tani është se edhe në forume tashmë nuk dëgjohet të flasë njeri. As në Kuvend dhe as në Këshillin Kombëtar.
Flasin disa, të tjerë ngrenë dorën. Partia mbushet me ushtarë dhe ec përpara.
Por, nuk e kuptojnë se me heshtjen e tyre po vrasin PD-në, po vrasin opozitarizmin, po vrasin të ardhmen.
Ikja e emrave si Mark Marku e shumë të tjerëve që kanë ikur më parë, ka vetëm një pasojë. Rrudhjen e opozitës dhe vazhdimin në një rrugë të gabuar e cila nuk sjell gjë tjetër. Por, thjeshtë dhe vetëm humbjet e saj të njëpasnjëshme, në shërbim të një klientele që ka kapur drejtimin e Partisë Demokratike, gjoja në emër të opozitarizmit dhe moralit në kundërshti me Edi Ramën. Por, që në fakt nga ana tjetër provat tregojnë që i shërben kryeministrit më mirë se askush tjetër.
Tashmë nuk ka më dyshime. Një parti që largon intelektualët dhe nuk flet e nuk reflekton për ta, si mund të jetë alternativë ndaj një qeverie të tillë?
Këtë mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha. Këtë mund ta bëjnë vetëm vasalët e tij, të cilët sot turpësisht heshtin në mënyrë vrastare./CNA.al
Anëtari i Grupimit për PD, Ibsen Elezi ka paralajmëruar sot ...
Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar ...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, aktualisht anëtar i Grup...
Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu ka komentuar vendimin...
Anëtari i Grupimit për PD, Ibsen Elezi, ka folur sot në lidh...
Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi e ka komentuar dorëheqje...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin e vjetër dhe ...
Dje, si është bërë e ditur edhe në publik, është lajmëruar m...
Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar kry...
Gazetari Edi Oga, ka reaguar pas dorëheqjes të profesor Mark...
ISP ka bërë një analizë duke zbuluar se kush do të jetë pjes...
Sot mediat raportuan se Mark Marku profesor i Universitetit ...
Arditi ecën drejt skenës. Vëmendja e të gjithëve është drejt...
Në Manifestin për Ringritjen e PD kam identifikuar thjeshtë,...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Dje Lulzim Basha organizoi Kuvendin e tij të radhës për të k...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku nuk do...
Profesor Mark Marku, i cili u zgjodh deputet i Partisë Demok...
Anëtari i grupimit për PD-në, Edvin Kulluri, ka dhënë një de...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...