Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës/ Balluku jep lajmin e mirë, çfarë pritet të ndodhë
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku is...
Ndonëse kryeministri Edi Rama zotohet publikisht se Shqipëria nuk do ta paguajë gjobën 110 milionë euro për Becchetin, pagesa e saj tashmë ka nisur.
MCN zbulon ekskluzivisht se biznesmeni Italian ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol. Megjithëse lajmi në Tiranë mbahet sekret shtetëror nga qeveria, MCN arriti ta konfirmojë atë nga tre burime të pavarura në nivelet më të larta, njëri prej të cilëve pjesë e Eurocontrol.
Por si po merren paratë?
Çdo vend që bën pjesë në hapësirën e përbashkët ajrore europiane, pra që është pjesë e Eurocontrol, fiton të ardhura nga përdorimi i hapësirës së tij ajrore. E thënë me qarta, çdo avion që kalon në hapësirën ajrore të Shqipërisë, paguan një tarifë të caktuar, e cila në termin teknik njihet si en-route charge.
Këto tarifa, shoqëritë e fluturimit ja paguajnë Eurocontrolit në Bruksel. Më pas Eurocontrol i shpërndan ato tek vendet përkatëse në mënyrë periodike. Në rastin e Shqipërisë, Eurocontrol i derdh paratë në arkën e Albcontrol, shoqërisë shqiptare të shërbimeve të navigimit ajror.
Në vitin 2019, Shqipëria fitoi 25.3 milionë euro nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore. Në vitin 2020, kur trafiku ajror u reduktua ndjeshëm për shkak të pandemisë shumë ra në 11 milionë euro. Por këtë vit, me rimëkëmbjen e industrisë ajrore, fluturimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të ardhurat po ashtu duhet të rriteshin. Megjithatë në arkat e Albcontrol nuk po hyn më asnjë e ardhur nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore.
Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet ti derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.
MCN ka mësuar se deri më tani, Becchetti ka konfiskuar minimalisht 3 deri në 4 milionë euro.
Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol do të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar derisa biznesmeni Italian të konfiskojë të gjithë shumën e gjobës 110 milionë euro, e cila bashkë me interesat tashmë ka arritur në 120 milionë euro.
Pra Shqipëria ka nisur tashmë të paguajë haraçin e rëndë të gjyqit me Becchetin, ndërkohë që qeveria në Tiranë zotohet se Beccheti nuk do të marrë asnjë lekë./MCN
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku is...
Qindra qytetarë qëndrojnë në radhë në sportelet e aeroportit...
Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacit...
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së premte paraqitet me...
Biznesmeni Gjergj Luca ka postuar një video në rrjetet socia...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar Furnitori, gjatë ...
Po flitet për ditë në të gjitha mediat botërore në lidhje me...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ur...
Në 111 vjetorin e lindjes së shenjtores Nënë Tereza, Drejtor...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me ardhjen ...
Reshjet e shiut kanë bër ëtë mundur shuarjen e zjarrit në di...
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër veprimtari kriminal...
Sipas MeteoAlb, dita e Enjte, do të mbizotërohet nga vranësi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN, ku k...
Fatal.al ka nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në ...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me dije ...
Autoriteti Portual i Durrësit ka dalë me një tjetër njoftim,...
Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...