Palaço politika/ Sulmoi Festën e Birrës, Babalja i Lulit e dredh sërish
Pasi e kundërshtoi dhe sulmoi Festën e Birrës, Ervin Salianj...
Gazetari Mustafa Nano ka komentuar fotografinë e deputetit të PD, Ervin Salinjai ku shihet i shoqëruar në një tavolinë me dashamirës të tij.
Përmes një postimi, Nano e cilëson PD si një “parti me talebanë”, dhe fotografinë e postuar nga deputeti si një pamje të frikshme dhe që flet shumë për shoqërinë shqiptare.
?I bëra ‘share’ një shënimi të postuar nga dikush në FB, i cili komentonte këtë fotografi. Unë u tërhoqa nga fotografia, që për mua është e frikshme. Është një pamje që flet shumë për shoqërinë shqiptare. Dhe nuk është një pamje episodike. Është një pamje që sytë ta kapin kudo. Sapo e sheh këtë foto, në mendje të lind vetëm një pyetje: ?Kanë gra këta njerëz??
Miku i FB-ut bënte komentin e tij, me të cilin unë bie dakord vetëm me nënvizimin se shoqëria jonë ka ngjyrime talebane. Në një moment, komentuesi u vërsulej gay-ve ?gratuitously?, duke u shfaqur edhe vetë si taleban. Më pas bënte interpretime të kërkuara politike (mua më duket se kjo foto ka lidhje me të gjithë ne, jo vetëm me PD-në, edhe pse PD-ja është pa diskutim një parti më talebane). Duhet të kishte dalë njëri prej atyre që kanë pozuar e t?u thoshte miqve të vet të birrës: ?Foton mund t?ia kursejmë vetes.? Por me sa duket, asnjëri syresh nuk ka parë ndonjë gjë që nuk shkon në atë situatë. Duken shumë të lumtur që po pozojnë. Dhe kjo flet shumë.
Më ka ndodhur edhe mua një herë kështu. Është ngjarje me emra realë. Pasi Ilir Meta u zgjodh President, dy sipërmarrës me origjinë nga Skrapari më ftuan për një darkë që e organizonin në nderim të një ngjarjeje të pashoqe në historinë e atyre anëve. Ishte hera e parë që një njeri ?i yni? zgjidhej kryetar shteti. Ata kishin bërë edhe më herët mbledhje me logjikë tribale, në të cilat më kishin ftuar, por unë nuk kisha shkuar. U shmangem gjithnjë manifestimeve të tilla. Por në atë rast, nuk gjeta arsye për të thënë ?jo?. Dhe çdo gjë shkoi mirë. Përveç një fakti. Në atë darkë nuk kishte asnjë grua. Edhe kamerierët ishin burra. Nuk m?u ndenj e ua bëra këtë vëzhgim. ?Ne themi se jemi europianë, por në ditët e sotme, në asnjë vend të kontinentit të vjetër, me përjashtim të ndonjë lokali në lagjen Soho të Londrës, nuk mund të gjesh gjashtëdhjetë burra që darkojnë me njëri-tjetrin, pa praninë e një gruaje. Kjo nuk është as në traditën e Skraparit,? u thashë. Ma miratuan vërejtjen. Madje, Meta premtoi: ?Kjo nuk ka për të ndodhur më.? Unë nuk kam qenë më në festat e tyre, por jam i sigurt që premtimi nuk është mbajtur. Jam i sigurt se ka ndodhur vazhdimisht e njëjta gjë.
Post Scriptum: I bëra ?share? shënimit të Genit thjesht duke lexuar fjalinë e parë. Nuk shkova më tutje. Por më pas pashë që ai i kritikonte talebanët nga pozita talebane. Ishte homofobik, fjala vjen. Prandaj, ?share?-in e hoqa?, shkruan Mustafa Nano në postimin e tij. / CNA.al
Pasi e kundërshtoi dhe sulmoi Festën e Birrës, Ervin Salianj...
Kjo është një kohë e rëndësishme për të reflektuar mbi veten...
Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premti...
Pas deklaratës së deputetes së partisë Demokratike, Albana V...
Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor me dy javë, ka s...
Sipas të dhënave zyrtar,e CNA.al sjell më poshtë emrat pritë...
Javën e fundit të Gushtit, Partia Socialiste do të mbledhë A...
Shqipëria është ende nën pushtetin e zjarreve, sa fiken diku...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “The World Toni...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat italiane...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ndonëse me 70 vite mbi supe dhe 5 vitet e fundit pa drejtuar...
Shqipëria është një nga vendet që ka pranuar strehimin e sht...
E mërkura e 18 gushtit do të shohë në Shqipëri mbërritjen e ...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta për...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Rinas ku dhe po i...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj kryebash...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...