Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili një ditë më parë e sulmoi duke drejtuar gishtin drejt tij për zjarrin në Sarajet e Toptanit.
?Të nderuar miq, ?Zjarri në Reishtag? si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë.
Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si ? Sarajet?, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar.Pronarëve të ligjshëm të asaj prone?, shkruan Nishani në rrjete sociale.
?Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate.
Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.
Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek ?Sarajet? duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies?, shkruan më tej Nishani.
?Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.
Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone.
Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia.
Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë.
Nëse pronarët e ?Sarajeve? do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë !
Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall.
Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si ?Monument Kulture?.
Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave !
Pra vetëm me firmën e Edi Ramës !
Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.
Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e ?Sarajeve? e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri).
Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama.
Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.
Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart?, shkruan ndër të tjerë Nishani.
?Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.
Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë !
Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se ?do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij?.
E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë.
Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është ?Sarajet?, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit.
Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !
Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre.
Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar.
?Sarajet? ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë !
Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki !
Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me ?guxim? të madh.
Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.
Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi ?Sarajet?, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur.
Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj !
Sa për ?merakun? që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty.
Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive.
Jetonte me delirin e pafundësisë !
Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur.
Shqipëria nuk do të jetë përjashtim ?, ka përfunduar reagimin Nishani./CNA.al
Krenohuni me instinktet tuaja ushqyese. Merrni një rol më ak...
Modelja shqiptare, Ada Deda ka zbuluar se është në një lidhj...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhv...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publi...
Një ditë më parë u raportua se një shtetase shqiptare e cila...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zjarrit të vendosur tek ...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në deklaratën e saj...
Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka ururar ish presidenti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje n...
Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion”, ai tha se ardhja e...
Shtatori pritet të jetë i nxehtë, shumë i nxehtë për politik...
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një postim në rrjet...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga data 1-15 Gusht në ...
Lëvizja Socialiste për Integrim që ndër vite është cilësuar ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur se shqipëria...
Kreu i LDSH-së Myslim Murrizi, është përfshirë në debate të ...
Situata në Afganistan është rënduar, pasi natën e kaluar ta...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, është shfaqur dje në krah të krye...
Po përsërisin pikë për pikë atë që bënë në ’97-’98!‘British ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...