web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ALARM NË BURGUN E DRENOVËS-Denoncoi Shullazin dhe Lul Berishën, planifikohet vrasja e të penduarit të drejtësisë?

19 Gusht 2021, 08:13, Kronika CNA

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur një palë gërshërë që përdorin infermierët për nevojat e të burgosurve.

Burime kofidenciale thanë për CNA.al se dyshimet janë të mëdha lidhur me këtë ngjarje.

Ajo çka e bën alarmante situatën është fakti se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.

Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast./CNA.al





Lajmet e fundit nga