web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjirokastër/ Arrestohet për zjarrvënie 28-vjeçari

19 Gusht 2021, 07:49, Kronika CNA

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ka bërë të ditur mëngjesin e 19 gushtit arrestimin në flagrancë të një 28-vjeçari, i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Sefer Rrapai, 28-vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi ky shtetas dyshohet se ka vendosur zjarr në pyllin e fshatit Levan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin./CNA.al





Lajmet e fundit nga