web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikonte dokumente për emigrantët/ Pas dy muajsh hetime, arrestohet 50 vjeçari

14 Gusht 2021, 10:27, Kronika CNA

Arrestohet në kushtet e flagrancës shtetasi Nikolla Jesku. Burime bëjnë me dije se Jesku ka qënë i përfshirë në falsifikim dokumentesh për leje qëndrimi për emigrantët. Gjithashtu nën akuzë Jesku është edhe për falsifikimin e lejeve të kalimit të emigrantëve në shtetet fqinje.

50 vjeçari u hetua rreth 2 muaj nga autoritetet policore, ndërkohë që dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Korçë dhe Devoll.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni pas një hetimi disa mujor, zhvilluar nga Komisaraiati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, leje kalimi për në shtetet e huaja, vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen dokumente të ndryshme dhe mjete të cilat përdoreshin nga ky shtetas, për falsifikimin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, pas një hetimi disa mujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të falsifikimit të dokumenteve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Emigranti?, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. J., 49 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të kryera gjatë periudhës hetimore disa mujore, se një shtetas në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, ushtronte veprimtarinë kriminale të falsifikimit të dokumentacioneve të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./CNA.al





Lajmet e fundit nga