web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi dy efektivët e “Shqiponjave”/ Arrestohet 67 vjeçari, zbardhet dëshmia e tij 

14 Gusht 2021, 09:14, Kronika CNA

Një ditë më parë, dy efektivë të forcave ?Shqiponja?, u aksidentuan gjatë kohë që po patrullonin në rrugët e qytetit të Durrësit.

Sot njoftohet se është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një ditë më parë autori deklaroi për mediat lokale, se ai ka qenë duke parkuar para pallatit ku banonte dhe një motorr policie që po udhëtonte me shpejtësi të madhe është përplasur në makinën e tij dhe më nje makinë tjetër të parkuar aty pranë./CNA.al





Lajmet e fundit nga