“Nuk e diskutoj statusin e Kosovës”/ Kurti kërkon njohjen nga Greqia
Në një intervistë për mediat greke, kryeministri i Kosovës A...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi refuzoi të mërkurën dy anëtarë republikanë të zgjedhur nga udhëheqësi i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy për t?u bërë pjesë e një komisioni për hetimin e sulmit të dhunshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit, një vendim që zoti McCarthy e denoncoi si “një abuzim të hapur me pushtetin”.
Zoti McCarthy tha se Partia Republikane nuk do të marrë pjesë në hetim nëse demokratët nuk do të pranojnë anëtarët që ai emëroi.
Zonja Pelosi përmendi si arsye “integritetin” e hetimit në refuzimin e saj ndaj emra të propozuar si Jim Banks, i cili ishte caktuar nga zoti McCarthy për të qenë republikani kryesor në komision dhe Jim Jordan. Të dy janë aleatë të ngushtë të ish-Presidentit Donald Trump, mbështetësit e të cilit rrethuan Kapitolin më 6 janar.
Në orët që pasuan rebelimin, si zoti Banks ashtu edhe zoti Jordan votuan për të përmbysur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit. Zonja Pelosi tha se ajo kishte folur me zotin McCarthy dhe i kishte thënë se ajo do t?i refuzonte dy emrat.
“Duke respektuar integritetin e hetimit, me përkushtim ndaj së vërtetës dhe e shqetësuar në lidhje me deklaratat e bëra dhe veprimet e ndërmarra nga këta anëtarë, më duhet të hedh poshtë rekomandimim për zotin Banks dhe zotin Jordan, si anëtarë të komisionit”, tha zonja Pelosi .
Zoti McCarthy tha në një deklaratë se lëvizja e zonjës Pelosi do të dëmtojë institucionin e Kongresit.
“Në qoftë se kryetarja Pelosi nuk ndryshon kursin dhe nuk pranon të pesë anëtarët republikanë, republikanët nuk do të jenë pjesë e procesit të tyre të rremë, por do të bëjmë hetimin tonë të fakteve,” tha zoti McCarthy.
Vendimi i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve pritet të ndezë më tej tensionet midis dy palëve rreth kryengritjes dhe komisionit hetimor, të cilin pothuajse të gjithë republikanët e kundërshtuan.
Shumica e republikanëve i kanë qëndruar besnikë zotit Trump, pavarësisht nga kryengritja e dhunshme e mbështetësve të tij që bëri që shumë prej tyre të druheshin për jetën e tyre.
Zonja Pelosi tha në deklaratë se ajo kishte pranuar tre emrat e tjerë të propozuar nga zoti McCarthy, Rodney Davis, Kelly Armstrong dhe Troy Nehls.
Por zoti McCarthy tha se ose duhet të pranoheshin të pesë emrat ose nuk do të merrte pjesë asnjëri prej tyre.
Shtatë persona vdiqën gjatë dhe pas trazirave, përfshirë një grua që u qëllua nga policia ndërsa u përpoq të hynte në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe tre mbështetës të tjerë të zotit Trump që pësuan pronleme mjekësore. Dy oficerë policie kryen vetëvrasje në ditët që pasuan, dhe një oficer i tretë, Brian Sicknick, vdiq pas përplasjes me protestuesit. Një ekspert mjeko-ligjor arriti në përfundimin se ai vdiq nga shkaqe natyrore./VOA
Në një intervistë për mediat greke, kryeministri i Kosovës A...
Ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë të ditura plane...
Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg ...
Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe pr...
Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion ...
Ditën e sotme pritet qw tw dalin swris para Gjykatës Special...
Teksa vendet e Europës Qendror dhe së fundmi edhe Kina janë ...
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Te...
Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketë...
Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald T...
Presidenti Joe Biden emëroi të martën avokatin Jonathan Kant...
Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçares, Caro...
Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përba...
Variant Delta i Covid po kërcënon seriozisht të gjitha vende...
Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se v...
Duke filluar nga data 26 korrik, ishulli i Mykonos në Greqi ...
Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rën...
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve...
Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...