Departamenti i Shtetit paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Britani
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve...
Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel premtoi për ndihmë të shpejtë financiare, ndërkohë që në Belgjikë u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat. Belgët gjenden kështu në ditë zie vetëm një ditë përpara festës së tyre kombëtare. Ndërkohë edhe flamujt përpara godinës së Komisionit Evropian u ulën në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti për të paktën 196 viktimat e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet.
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri vizitën e saj të dytë në rajonin e shkatërruar nga përmbytja të martën ndërsa puna vazhdoi në Gjermaninë perëndimore dhe në Belgjikë për të pastruar grumbujt e mbeturinave të mbuluara me baltë dhe për të vazhduar kërkimin për gjetjen e viktimave të katastrofës së javës së kaluar.
Kancelarja Merkel ka premtuar ndihmë të shpejtë financiare dhe një fokus politik të shtuar tek ndryshimet klimatike.
Të martën, kancelarja vizitoi qytetin Bad Muenstereifel, disa kilometra nga fshati i shkatërruar Schuld, të cilin ajo e vizitoi të dielën.
Me të ishte guvernatori i rajonit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, i cili mendohet se do të jetë zëvendësuesi i zonjës Merkel për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në shtator.
Ndërkohë në Belgjikë, mbreti, mbretëresha si dhe kryeministri i vendit, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore të martën për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore.
Aktiviteti në Verviers në provincën Liege u mbajt ndërsa është shpallur një ditë zie kombëtare për 31 viktimat e Belgjikës.
Mbreti Philippe dhe Kryeministri Alexander De Croo mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave.
Edhe pse Verviers është një qytet modern me një infrastrukturë të fortë, ai ishte plotësisht i papërgatitur për atë që ndodhi.
Zyrtarët në qytet thonë se do të duhen muaj që zona të kthehet në normalitet.
Ndërsa ujërat e përmbytjes tërhiqeshin të hënën, autoritetet vazhduan kërkimet për më shumë viktima dhe intensifikuan përpjekjet e tyre për të pastruar një zonë të gjerë me ujëra të mbledhura në Gjermaninë perëndimore, Belgjikën lindore dhe Hollandë.
Ceremonia e sotme u mbajt një ditë para ditës kombëtare të Belgjikës.
Të gjitha festimet e nesërme do të anulohen ose do të pakësohen për shkak të jetëve të humbura në katastrofën natyrore.
Po kështu, flamujt e Bashkimit Evropian jashtë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel u ulën në gjysmë shtizë të martën në shenjë solidariteti për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore.
Të paktën 196 njerëz kanë vdekur nga shiu i madh që ra në Gjermaninë perëndimore, Belgjikën lindore dhe Hollandën ditët e fundit./VOA
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve...
Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve ...
Derisa trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani, zyrtarët k...
Pothuajse nëntë muaj pas zgjedhjeve të vjetshme presidencial...
Ç’bën THW pas katastrofës? Punonjësit e saj japin ndihma të ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë ...
Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal thotë se Franca k...
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara rastet me COVID-19 po shënojnë...
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar akuzuan Kinën për...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit me ...
Përfundon takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore e ka...
Gjermania vijon të përballet me një situatë të vështirë, për...
Dy qendra vaksinimi janë plaçkitur në Francë, teksa është pr...
Pas reshjeve të mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës tha se s...
Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 23 shtetas të saj nga zona...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 26...
Parlamenti i Kosovës ka filluar nismën për hartimin e një li...
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Fi...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizitur zonat e përmbyt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...